Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shqipëria, pagat më të ulëta në rajon në administratën publike
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Shqipëria, pagat më të ulëta në rajon në administratën publike
Ekonomi

Shqipëria, pagat më të ulëta në rajon në administratën publike

Published: March 19, 2023
Shpërndaje

Punonjësit e administratës publike në Shqipëri mbeten më të nënpaguarit në rajon,në krahasim me Kosovën.

Në shtator 2022, paga mesatare mujore bruto për aktivitetin “Administrimi publik dhe i mbrojtjes” ishte 607 euro, nga 650 euro në Kosovë në fund të vitit 2021, kur Agjencia e Statistikave të Kosovës raporton të dhënat e fundit.

Në vendet e tjera të rajonit, pagesa mujore i kalon 800 eurot.

- Publicitet -

Shqipëria dhe Kosova janë dy shtetet me të ardhurat më të ulëta në buxhet, në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto, nën 30%, ndërsa në shtetet e tjera, treguesi luhatet mes 30-40% të PBB-së.

Të ardhurat më të larta u mundësojnë shteteve të tjera të rajonit që të kenë më shumë mundësi të shpenzojnë për fondet e administratës.

Burimi: Institutet statistikore të Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Bosnjës; përpunime të Monitor

Mjekët shqiptarë paguhen më pak së të gjithë, na e kalon dhe Kosova

Pandemia e Covid-19 nxori më në pah rëndësinë e sistemit shëndetësor. Shqipëria ishte një nga shtetet me vdekshmërinë më të lartë shtesë në Europë, si një tregues i kushteve të dobëta, por edhe mungesës së mjekëve.

Sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, Shqipëria ka 18 mjekë për 10 mijë banorë, nga 31 që është treguesi në Serbi, 28 në Maqedoninë e Veriut, 27 në Mal të Zi, apo 40 në Itali e 44 në Gjermani.

Ndonëse janë të pakët në numër, mjekët paguhen pak, duke nxitur një emigrim masiv të kësaj kategorie, sidomos në Gjermani.

Në fund të vitit 2021 (ku janë të dhënat e fundit të disponueshme për këtë nënaktivitet për Shqipërinë dhe Kosovën), paga mesatare në shëndetësi ishte 580 euro. Në Kosovë, mjekët paguhen rreth 640 euro, ndërsa në vendet e tjera të rajonit, mbi 800 euro.

Burimi: Institutet statistikore të Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Bosnjës; përpunime të Monitor

Arsimi vlen më pak në Shqipëri dhe Kosovë

Arsimi është baza për zhvillimin e një kombi. Por, në Shqipëri, ky sektor nuk ka marrë rëndësinë e duhur. E njëjta gjë mund të thuhet dhe për Kosovën.

Në fund të vitit 2021 (kur raportohen dhe të dhënat e detajuara për Shqipërinë e Kosovën) paga mesatare për arsimin ishte 584 euro, nga gati 800 euro në Serbi, Mal të Zi, Bosnjë dhe gati 700 euro në Maqedoninë e Veriut. Kosova i paguan arsimtarët dhe më pak se Shqipëria, me vetëm 518 euro/muaj.

Burimi: Institutet statistikore të Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Bosnjës; përpunime të Monitor

Monitor

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Njerëz të infiltruar që shfaqen si “protestues” sulmojnë konviktet e vajzave
  • 16 tetor 2026
  • Historia përsëritet 30 vite më pas: Kur pushteti i një njeriu i ve përsëri flakën vendit
  • Tirana digjet, po kryeministri?
  • “I urrej dhe i neveris”, shfaqet në TV një nga protestuesit më aktivë: Përse mban maskë, a është i PD-së, deri ku janë gati të shkojnë

Komentet e Fundit

  1. K R on “I urrej dhe i neveris”, shfaqet në TV një nga protestuesit më aktivë: Përse mban maskë, a është i PD-së, deri ku janë gati të shkojnë
  2. Kopilat e Ramizit on “I urrej dhe i neveris”, shfaqet në TV një nga protestuesit më aktivë: Përse mban maskë, a është i PD-së, deri ku janë gati të shkojnë
  3. Malet me blerim mbuluar on “I urrej dhe i neveris”, shfaqet në TV një nga protestuesit më aktivë: Përse mban maskë, a është i PD-së, deri ku janë gati të shkojnë
  4. Ana on “I urrej dhe i neveris”, shfaqet në TV një nga protestuesit më aktivë: Përse mban maskë, a është i PD-së, deri ku janë gati të shkojnë
  5. Demokrat on “I urrej dhe i neveris”, shfaqet në TV një nga protestuesit më aktivë: Përse mban maskë, a është i PD-së, deri ku janë gati të shkojnë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?