Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shqipëria me 132 parti politike, auditi i KQZ: Shumica nuk kanë as adresë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Shqipëria me 132 parti politike, auditi i KQZ: Shumica nuk kanë as adresë
KryesorePolitike

Shqipëria me 132 parti politike, auditi i KQZ: Shumica nuk kanë as adresë

Published: April 19, 2023
Shpërndaje

Partitë politike janë ato që Shqipëria duket se i ka me shumicë, ku sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) numri i tyre ishte të paktën 132.

Kjo është shifra e marrë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Tiranës. Raporti vjetor i vitit 2022 i KQZ që ka në fokus ndër të tjera edhe procesin e vlerësimit të pasqyrave financiare të partive politike të regjistruara dhe auditimin tregon se për shumicën e partive procesi ka rezultuar pa sukses për shkak të mungesës së adresave të sakta.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në fillim të vitit kalendarik i ka dërguar një shkresë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në të cilën është kërkuar numri i partive politike të regjistruara në Gjykatë. Referuar shkresës të ardhur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, partitë politike të regjistruara pranë Gjykatës janë 132 (njëqind e tridhjetë e dy).

- Publicitet -

Gjithashtu Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i është drejtuar partive politike të regjistruara në regjistrin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ku i ka njoftuar për detyrimin që kanë për të dorëzuar raportet financiare vjetore në KQZ.

Nga 132 (njëqind e tridhjetë e dy) parti politike të cilave ju dërgua njoftimi, 37 (tridhjetë e shtatë) parti politike e kanë marrë njoftimin ndërkohë që për 95 (nëntëdhjetë e pesë) parti politike është kthyer zarfi për shkak të adresës së pasaktë” thuhet në raport.

Duke u ndalur me në detaj sa i takon auditimit KQZ raporton se me vendim të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, u caktuar 4 (katër) ekspertë kontabël të licencuar për auditimin e fondeve të përfituara dhe të shpenzuara për vitin kalendarik 2021 nga 132 parti politike.

“Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve u dorëzuan 132 raporte auditimi, nga audituesit ligjor. Nga këto 132 raporte kemi: – 20 raporte auditimit, të dorëzuara nga audituesit ligjor në përputhje me formatin e miratuar nga KQZ, për të ardhurat dhe shpenzimet e kryera nga partitë politike për vitin kalendarik 2021” nënvizon raporti.

Ndërkohë janë dorëzuar edhe dy deklarata nga kryetarët e partive politike të cilët i kanë deklaruar audituesve ligjorë që nuk kanë pasur asnjë të ardhur apo shpenzim për viti kalendarik 2021.

Të paktën 8 parti politike rezulton se e kanë marrë njoftimin nga audituesit ligjor, por nuk kanë kontaktuar me këto të fundit kurse 5parti politike nuk kanë pranuar të bashkëpunojnë me audituesin ligjor duke refuzuar të japin informacion lidhur me raportet financiare.

Gjithashtu 17 parti politike nuk janë audituar nga audituesit ligjorë pasi rezulton se këto parti politike i kanë pasqyrat financiare zero.

Shumica, plot 80 parti politike rezultojnë pa adresë të saktë pasi audituesit ligjorë i kanë dërguar shkresë për fillimin e procesit të auditimit dhe shkresa i është kthyer nga posta.

Monitor

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 03 korrik 2026
  • Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  • Gjyqtarja e Kushtetueses: Arresti ndaj Erion Veliajt nuk është mbështetur në prova të mjaftueshme dhe konkrete
  • Dalin emrat e 12 oficerëve që mbetën të plagosur pas protestës para Kuvendit
  • Hapet zyrtarisht gara: 30 ditë kohë për të zgjedhur kryeprokurorin e ri

Komentet e Fundit

  1. K R on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  2. demo on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  3. Ela on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  4. Aldrin on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  5. Doktori on Zv.Presidenti i PE e quan qeverisjen e Ramës “diktaturë”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?