Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shqipëria me përqindjen më të lartë të popullsisë me mungesë të ekzaminimeve shëndetësore
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Shqipëria me përqindjen më të lartë të popullsisë me mungesë të ekzaminimeve shëndetësore
AktualitetEkonomi

Shqipëria me përqindjen më të lartë të popullsisë me mungesë të ekzaminimeve shëndetësore

Published: February 10, 2023
Shpërndaje

Shqipëria ka infrastrukturë të dobët në shëndetësi si në numër mjekësh, fonde për rimbursim medikamentesh dhe ambiente spitalore. Për shkak të këtyre kushteve Shqipëria renditet e para në Europë për përqindjen e lartë të popullsisë me nevoja të paplotësuara në ekzaminime shëndetësore.

Sipas EUROSTAT në vitin 2020, 7.8% e popullsisë në Shqipëri nuk kishte mundësi për ekzaminimin shëndetësor, ndërkohë që mesatarja europiane është vetëm 1%. Pas Shqipërisë, Greqia renditej e dyta pas Shqipërisë me rreth 3.9% të popullsisë me nevoja të paplotësuara të me ekzaminim shëndetësor, dhe më pas Letonia me 2.9%.

Në krahun tjetër Spanja, Malta dhe Finlanda nuk kishin asnjë banor me nevoja të pa plotësuara mjekësore.

- Publicitet -

Shqipëria ka shpenzime të ulëta buxhetore për shëndetësinë, në raport me madhësinë e ekonomisë. Në vitin 2021 ato ishin sa 3.3% e PBB-së, një nga nivelet me te ulëta në Europe. Financimet e ulëta publike për sektorin e shëndetësie në Shqipëri lidhen me kapacitet e dobëta fiskale të vendit. Shpenzimet buxhetore në total ishin sa arritën 31 për qind e Prodhimit të Brendshëm Bruto më 2021, më i ulëti në Europë, duke krijuar pak hapësira për investime në sektorin e shëndetësisë.

Krahas nivelit të ulët të investimeve në sektorin publik, Shqipëria ka më pak mjekë në dispozicion të popullatës së saj, me 16 mjekë për 10 mijë banorë, të paktën dy herë më pak se mesatarja e Europës prej 47.6 mjekësh për 10 mijë banorë.

Shpenzimet publike në shëndetësi shprehur si përqindje ndaj PBB kanë shënuar rritje vjetore me 0,23 pikë përqindje me 2021, ndërkohë shprehur si përqindje ndaj shpenzimeve publike gjithsej, kanë shënuar rritje me 1,01 pikë përqindje, krahasuar me vitin 2020.

Në vitin 2020, familjet shqiptare i rritën shpenzimet për shëndetësinë me 28%, ndërsa në bashkimin Europian ky treguar ra me rreth 4%.

Në këtë mënyrë Shqipëria shënoi rritjen më të lartë të shpenzimeve për shëndetin në Europë, e matur me ndryshimin vjetor të konsmit final të njësive ekonomike familjare, (me çmime korente). Pandemia Covid-19 e ka përkeqësuar edhe më tej këtë trend, sipas të dhënave indirekte për rritjen e shpenzimeve për shëndetin në buxhetin e njësive familjare.

Situata e shkaktuar nga pandemia në vitin 2020, e shoqëruar me mbingarkesën në spitale dhe mungesën e besimit te sistemi shëndetësor publik solli ndryshime në strukturën e shpenzimeve për familjen, duke u orientuar drejt shëndetit. Pesha e shpenzimeve për shëndetin u rrit në 5.4% të totalit të buxhetit të një familjeje në vitin 2020, nga 4.3% vitin e mëparshëm, sipas Anketës së Buxhetit të Familjeve.

Monitor

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 11 korrik 2026
  • Mazhoritari dhe kurthi i lidhjes së fatit të protestës me dorëheqjen e Ramës (nëse ai është ai që protesta thotë, nuk e jep)
  • Një rrëfim në korrikun e Aristidh Kolës: Ditëlindja e apostullit që zgjoi historinë e fjetur arvanitase
  • Samiti i unitetit politiko-ushtarak të Aleancës!
  • Misioni në Gaza, ministri Nufi: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

Komentet e Fundit

  1. PANO HALLKO on Mazhoritari dhe kurthi i lidhjes së fatit të protestës me dorëheqjen e Ramës (nëse ai është ai që protesta thotë, nuk e jep)
  2. Esat on Mazhoritari dhe kurthi i lidhjes së fatit të protestës me dorëheqjen e Ramës (nëse ai është ai që protesta thotë, nuk e jep)
  3. I juaji Edi Rama on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste
  4. Beluli on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste
  5. Komplotist i paparë on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?