Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shqipëria me të ardhurat dhe konsumin më të ulët për frymë, por për ushqim shpenzon sa europianët
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Shqipëria me të ardhurat dhe konsumin më të ulët për frymë, por për ushqim shpenzon sa europianët
EkonomiKryesore

Shqipëria me të ardhurat dhe konsumin më të ulët për frymë, por për ushqim shpenzon sa europianët

Published: June 21, 2023
Shpërndaje

Shqipëria vazhdon të jetë vendi me të ardhurat më të ulëta për frymë në raport me PBB-në edhe për vitin 2022, me 34%. Mesatarja e Europës në këtë tregues është 100%. Treguesi tjetër, ai i konsumit individual për frymë, që mat të të ardhurat sipas fuqisë blerëse, pra sa fuqi paguese ka një familje shqiptare, e rendit vendin tonë përsëri në fund, me 55%.

Ndonëse renditet e fundit, për të ardhurat në raport me atë çfarë prodhon ekonomia në një vit dhe për çfarë mund të paguajë, shqiptarët shpenzojnë pjesën më të madhe të tyre për ushqime, njësoj si europianët.

- Publicitet -

Për bukën dhe drithërat, familjet shqiptare kanë shpenzimeve rekord në 4.3% të PBB-së, nga 1.2% që është mesatarja europiane. Edhe për mishin shkojnë 6% e të ardhurave që ekonomia qarkullon në një vit, ndërsa për familjet europiane mjafton vetëm 1.5%.

E njëjta tendencë është dhe për qumështin, djathin e vezët, e 5.1% të PBB-së në Shqipëri, nga 1% në Europë. Rekordi mbahet për frutat e perimet, me 11.9% të PBB-së, nga 1.5% që është mesatarja e Bashkimit Europian.

Sipas Eurostat, shpenzimet nominale për frymë për ushqime në 2022 ishin 2 mijë euro, nga 1,697 euro në 2021, duke mos pasur ndonjë diferencë të lartë me mesataren e Bashkimit Europian prej rreth 2,300 eurosh.

Me të ardhurat që janë më të ulëtat në Europë, në raport me atë që prodhon ekonomia në një vit, dhe çmimet që për pjesën më të madhe të produkteve janë sa në shtetet më të pasura, familjet shqiptare çojnë një pjesë të madhe të shpenzimeve të tyre për t’u ushqyer, në një tregues të varfërisë ekstreme.

Të dhënat e fundit të Eurostat bëjnë të ditur se shpenzimet nominale për ushqim, si përqindje ndaj Prodhimit të Brendshëm Buto (PBB-vlera e mallrave dhe shërbimeve përfundimtare që prodhon ekonomia në një vit) ishte 31.2% e PBB-së në vitin 2022, nga 6.6% që është mesatarja e Bashkimit Europian. Shifra është shumë më e lartë se shteti i dytë pas nesh, Mali i Zi (22.5%), ndërsa dhe Kosova e ka këtë tregues në 18.1% (në vitin 2020, që është shifra më e fundit e raportuar).

Në Maqedoninë e Veriut, shpenzimi për frymë për ushqime është 1,337 euro, në Serbi 1,230 euro, në Bosnjë 1,333, duke na e kaluar vetëm Mali i Zi, me 2115 euro. / GazetaSi

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kush është aktivistja Eva Pango, e cila ndodhet nën monitorim intensiv pasi u godit në kokë gjatë protestës
  • ​Kërkim falje Kuvendit të Vlorës 1912
  • Ky djalë ju mundi
  • Çfarë po i thotë Berlini Ramës
  • VIDEO: Pamje të pazakonta, protestuesit hedhin në Lanë deputetin Klevis Balliu

Komentet e Fundit

  1. Prind on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)
  2. Otto on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)
  3. Qerratai on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)
  4. Polici kriminelesh on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)
  5. Detari on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?