Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shqipëria merr 58 mln USD nga NATO
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Shqipëria merr 58 mln USD nga NATO
AktualitetPolitike

Shqipëria merr 58 mln USD nga NATO

Published: April 6, 2023
Shpërndaje

Senatori i SHBA-ve nga Montana, Steve Daines, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Shqipëri zhvilloi pasditen e së enjtes një takim në Presidencë me kreun e shtetit, Bajram Begaj. E pranishme ishte dhe ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim..

Sipas njoftimit zyrtar të Presidencës, në takim, presidenti Begaj ka vlerësuar se vizita e Senatorit Daines në Shqipëri vjen në një moment të rëndësishëm, si në aspektin dypalësh, ashtu edhe në kuadër të zhvillimeve dinamike në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Presidenti Begaj ka theksuar se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të një rëndësie parësore për Shqipërinë dhe shqiptarët. Duke iu referuar lidhjeve të forta miqësore e njerëzore, vlerësoi se ato janë shumëdimensionale dhe shumë dinamike, dhe se Shqipëria do të mbetet një aleate besnike e Shteteve të Bashkuara.

- Publicitet -

Kreu i shtetit shprehu mirënjohjen për ndihmën e gjithanshme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë Shqipërisë, veçanërisht në kuadër të reformave të domosdoshme për forcimin e shtetit ligjor dhe konsolidimin e institucioneve demokratike, ku padyshim reforma në drejtësi ka marrë vëmendjen kryesore.

Duke u ndalur te bashkëpunimi shumëpalësh, presidenti Begaj evidentoi në mënyrë të veçantë bashkëpunimin e shkëlqyer në kuadër të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku Shqipëria prej 1 janarit 2022 mban një vend jo të përhershëm. Presidenti Begaj nënvizoi se “hartimi së bashku i disa rezolutave, veçanërisht atyre që dënonin agresionin rus ndaj Ukrainës, por jo vetëm, dëshmuan besim të fortë ndaj Shqipërisë mike dhe aleate”.

Të dy bashkëbiseduesit u ndalën dhe tek efektet, në shumë aspekte, që agresioni ushtarak rus në Ukrainë ka prodhuar për sigurinë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke evidentuar se mbështetja thelbësore që Shtetet e Bashkuara të Amerikës po i japin dialogut mes Kosovës dhe Serbisë i shërben së pari normalizimit të marrëdhënieve midis dy vendeve, si dhe paqes së qëndrueshme e sigurisë në të gjithë rajonin.

Ambasada e SHBA në vendin tonë ka publikuar agjendën e zyrtarit të lartë amerikan, ku theksohet se Daines do të vizitojë edhe Bazën Ajrore të Kuçovës.

“Senatori Daines do vizitojë gjithashtu Bazën Ajrore të Kuçovës e cila do të marrë mbi 58 milion dollarë fonde nga NATO për të modernizuar bazën për të mbështetur transportin ajror të NATO-s, logjistikën, policimin ajror dhe trajnimin”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

m.b./dita

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Por ai nuk dëgjon. Jo se e kanë lënë veshët, por se asnjëherë nuk ka ditur. Dhe as ka dashur…
  • VIDEO: Partia apo fëmija? Apeli i inxhinierit të njohur për pensionistët që mbështesin Ramën, viktima të teatrit me gogol Saliun
  • Të rinjtë protestues futen në një lokal, sigurimi refuzon hyrjen e policisë
  • VIDEO: “Unë do iki kur ta vendos unë”, videoja e Ramës që po qarkullon në faqet online që mbështesin protestën
  • Protestuesit i vënë flakën katit të parë të Gjykatës së Lartë dhe godinës së OTP Bank

Komentet e Fundit

  1. Denis on VIDEO: Partia apo fëmija? Apeli i inxhinierit të njohur për pensionistët që mbështesin Ramën, viktima të teatrit me gogol Saliun
  2. demo on VIDEO: Partia apo fëmija? Apeli i inxhinierit të njohur për pensionistët që mbështesin Ramën, viktima të teatrit me gogol Saliun
  3. Pensionist on VIDEO: Partia apo fëmija? Apeli i inxhinierit të njohur për pensionistët që mbështesin Ramën, viktima të teatrit me gogol Saliun
  4. Vena on VIDEO: Policë në flakë dhe të plagosur, skena lufte dhe incidente të rënda në qendër të Tiranës
  5. K R on VIDEO: Policë në flakë dhe të plagosur, skena lufte dhe incidente të rënda në qendër të Tiranës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?