Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Të vetmit jashtë Afrikës! Shqipëria në mesin e 10 vendeve të para në botë për ’emigracionin e trurit’
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Të vetmit jashtë Afrikës! Shqipëria në mesin e 10 vendeve të para në botë për ’emigracionin e trurit’
EkonomiKryesore

Të vetmit jashtë Afrikës! Shqipëria në mesin e 10 vendeve të para në botë për ’emigracionin e trurit’

Published: October 9, 2023
Shpërndaje

Për vite me radhë, Shqipëria po renditet në listën e vendeve me nivelin më lartë të emigracionit të popullsisë të arsimuar, i njohur si fenomeni “Brain Drain” (emigrimi i trurit) në raport me popullsinë. Seksioni i FDI Intellegence në Financial Times llogariti se Shqipëria, bashkë me 9 vende afrikane kishin nivelin më të lartë të emigrimit të trurit edhe në vitin 2022.

“FDI Intellegence” analizoi të dhënat nga 179 vende në të gjithë botën dhe për vitin 2022, rezultoi se ishulli polinezian i Samoas ishte kombi më i prekur, me nivelin më të lartë të emigrimit të “kapitalit njerëzor dhe ikjes së trurit”.

Ai u pasua nga Xhamajka, Palestina, Mikronezia, Somalia, Eriteria, El Salvador, Shqipëria, Haiti dhe Guyana. Shqipëria është i vetmi vend jashtë Afrikës për nivelin më të lartë të emigrimit të trurit duke u renditur e 8-ta në rang global në vitin 2022.

- Publicitet -

Situata e largimit të trurit nga Shqipëria ka qenë më e rëndë para pandemisë Covid-19. Studimi tregon se Shqipëria ishte e katërta në rang global për nivelin e lartë të emigrimit të trurit.

Largimi i trurit, i cili i referohet një numri të madh njerëzish të arsimuar ose profesionistë që lëvizin për të jetuar dhe punuar jashtë vendit, mund të rëndojë shumë në perspektivat e zhvillimit të një vendi. Hartuesit e raportit vunë në re se emigrimit i trurit ishte tipar i shteteve ishullore përveç Shqipërisë.

Autorët e studimit evidentuan se emigrimi i trurit vjen si kombinim i faktorëve politik, klimatike dhe ekonomike. Përveç shteteve të vogla ishullore në zhvillim, vendet në Afrikës Sub-Sahariane janë gjithashtu të prekura nga largimi i kapitalit njerëzor.

Pothuajse gjysma e 89 vendeve kishin ikje të trurit mbi mesataren dhe shumica e tyre janë në Afrikën Sub-Sahariane, sipas analizës së FDI.

Ndërsa arsyet e emigrimit ndryshojnë ndërmjet individëve dhe vendeve, ikja e trurit ndikohet gjerësisht nga presionet politike, ekonomike dhe mjedisore.

Mungesa e fuqisë punëtore që nga pandemia Covid-19, si dhe plakja afatgjatë, ka bërë që disa vende të konkurrojnë për të tërhequr njerëz të aftë, gjë që ka përshpejtuar ikjen e trurit nga vendet e tjera.

Vendet me të ardhura të larta, të cilat zakonisht ofrojnë mundësi më të mira ekonomike dhe më shumë stabilitet politik, priren të kenë nivele shumë më të ulëta të largimit të kapitalit njerëzor. Në vitin 2022, Australia kishte rezultatin më të ulët të indeksit prej 0.4, e ndjekur nga Suedia (0.6), Norvegjia (0.6), Kanadaja (0.7) dhe Zvicra (0.8). Katari, një shtet i pasur i naftës, ishte i vetmi emër i Lindjes së Mesme që u shfaq në 10 vendet me rezultatet më të ulëta të treguesve të ikjes së trurit.

Të gjitha studimet tregojnë që Shqipëria u përfshi në një valë të re emigracioni dekadën e fundit, e cila preku të gjithë popullsinë dhe nivelet e arsimit. Emigracioni ka shkaktuar emergjencë për punonjës te të gjitha bizneset.

Monitor

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “I kam dëgjuar flamingot, por s’e kuptoj pse nuk ndahen nga sorrat”, Rama reagon për protestën në bulevard
  • Amnistia penale kalon sot në Kuvend, Gogu: 466 persona lirohen menjëherë, mes tyre 11 gra dhe 1 fëmijë
  • Gjyqi i Metës, prokurori: Kemi provat për 279 mijë dollarë, produkt korrupsioni, ish-kreu i LSI bëri pastrimin e tyre
  • Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  • FOTO: Masivitet dhe qëndrueshmëri, jo vetëm Trump. Si e fitoi protesta e Tiranës vëmendjen e mediave të mëdha në botë

Komentet e Fundit

  1. Ana on FOTO: Masivitet dhe qëndrueshmëri, jo vetëm Trump. Si e fitoi protesta e Tiranës vëmendjen e mediave të mëdha në botë
  2. K R on FOTO: Masivitet dhe qëndrueshmëri, jo vetëm Trump. Si e fitoi protesta e Tiranës vëmendjen e mediave të mëdha në botë
  3. Prind on FOTO: Masivitet dhe qëndrueshmëri, jo vetëm Trump. Si e fitoi protesta e Tiranës vëmendjen e mediave të mëdha në botë
  4. Ine11 on FOTO: Masivitet dhe qëndrueshmëri, jo vetëm Trump. Si e fitoi protesta e Tiranës vëmendjen e mediave të mëdha në botë
  5. Bravo Dita on FOTO: Masivitet dhe qëndrueshmëri, jo vetëm Trump. Si e fitoi protesta e Tiranës vëmendjen e mediave të mëdha në botë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?