Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shqipëria, një ndër vendet e NATO-s që shpenzon më shumë për mbrojtjen (në raport me të ardhurat)
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Shqipëria, një ndër vendet e NATO-s që shpenzon më shumë për mbrojtjen (në raport me të ardhurat)
AnalizaEkonomi

Shqipëria, një ndër vendet e NATO-s që shpenzon më shumë për mbrojtjen (në raport me të ardhurat)

Published: July 3, 2026
Shpërndaje

Në një moment kur marrëdhëniet transatlantike po hyjnë në një fazë të re rishikimi strategjik dhe Uashingtoni po kërkon më shumë përgjegjësi nga aleatët për barrën e sigurisë kolektive, Shqipëria rezulton ndër vendet që jo vetëm përmbushin, por tejkalojnë standardet e vendosura nga NATO.

Mesazhi politik që vjen nga SHBA është i qartë: në arkitekturën e re të sigurisë, kontributi konkret do të jetë elementi përcaktues në raportet me aleatët.

Një tabelë e publikuar gjatë intervistës së ambasadorit amerikan në NATO, Matthew Whitaker, në Fox News, ka nxjerrë në pah nivelin e shpenzimeve ushtarake të vendeve të aleancës për periudhën 2014–2025.

- Publicitet -

Në këtë tabelë, Shqipëria figuron me 570.3 milionë dollarë shpenzime për mbrojtjen, duke u renditur mes vendeve që kontribuojnë në barrën e përbashkët të sigurisë.

Gjatë intervistës, Whitaker nënvizoi rëndësinë e angazhimit të aleatëve në aspektin operacional dhe strategjik.

“Mendoj se shumica e aleatëve tanë, në fakt të gjithë aleatët tanë në NATO, po na japin bazat, aksesin dhe mbështetjen ajrore që na nevojitet”, deklaroi ai.

Deklarata vjen në një kohë kur administrata amerikane po zhvillon një rishikim të gjerë të pranisë së saj ushtarake në Evropë, duke vlerësuar jo vetëm pozicionimin e trupave dhe bazave, por edhe nivelin e bashkëpunimit me vendet aleate.

Megjithatë, për NATO-n treguesi kyç nuk mbetet vetëm vlera absolute e buxheteve, por raporti i tyre me Prodhimin e Brendshëm Bruto. Standardi minimal i aleancës është 2% e PBB-së, një objektiv që Shqipëria jo vetëm e arrin, por e tejkalon.

Sipas Aktit Normativ të Buxhetit 2026, të miratuar së fundmi, shpenzimet totale për mbrojtjen arrijnë në 2.6% të PBB-së, ndërsa shpenzimet bazë të mbrojtjes (“core defence”) janë 2.2%, mbi pragun minimal të aleancës.

Akti parashikon gjithashtu forcim të mëtejshëm të kapaciteteve mbrojtëse, përmes shtimit të 300 efektivëve të rinj ushtarakë dhe një rritjeje prej 10.3 miliardë lekësh në investime dhe operacione.

Fakti që Shqipëria përfshihet në tabelën e publikuar gjatë intervistës së ambasadorit amerikan dhe njëkohësisht rezulton mbi standardin minimal të NATO-s sipas dokumenteve zyrtare, forcon pozicionin e vendit si një aleat i besueshëm, aktiv dhe me peshë në strukturën e sigurisë euroatlantike. (TCH)

Shqipëria, një ndër vendet e NATO-s që shpenzon më

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Telefoni i hakeruar i Jared Kushner zbulon “aferat” sekrete, transferime me vlerë mbi 700 milionë dollarë
  • Dhunoi një fëmijë 4-vjeç në Korçë, arrestohet edukatorja
  • Buxheti arkëton 627 miliardë lekë për janar – shtator
  • Media gjermane: Vuçiç dhe Erdogan mbështesin Ramën, mjekët dhe profesorët mbështesin studentët
  • Rama ndryshon strategjinë, pas stolave të betonit vendos një tavolinë guri: Dialog

Komentet e Fundit

  1. Mara emigrante ne Itali on ​As qameti, as gogoli. Përgjigjet që jep Kushtetuta për pyetjen ‘apokaliptike’: Po iku ky, kush vjen?
  2. RETROSPEKTIVE on VIDEO / Berisha konfirmon Ramën: Pas protestës jam unë
  3. Sulltanati EDrogan i haremit te Ballukeve on Protesta shqiptare, nuk ngjan me të tjerat…
  4. Glaukias on Rama fton për dialog, ndërsa njerëzit pranë tij e shpallin të panegociueshme pikërisht çështjen për të cilën protestohet
  5. white-bear-b59b89dadd00c74f.znlc.jp on Koha kur një milionë shqiptarë ishin nën armë për pak orë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?