Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shqipëria nuk po përfiton nga tregu i lirë me BE-në, industria humbet terren
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Shqipëria nuk po përfiton nga tregu i lirë me BE-në, industria humbet terren
AktualitetEkonomi

Shqipëria nuk po përfiton nga tregu i lirë me BE-në, industria humbet terren

Published: November 10, 2026
Shpërndaje

Shqipëria ka siguruar prej vitesh akses preferencial në tregun e Bashkimit Europian, por nuk ka arritur ta shfrytëzojë atë për të zhvilluar një industri prodhuese konkurruese dhe për të rritur në mënyrë të qëndrueshme eksportet e mallrave.

Ndërsa 72.5% e eksporteve shqiptare të mallrave drejtohen në vendet e BE-së, industria përpunuese po humbet peshë në ekonomi dhe eksportet e saj kanë rënë për të tretin vit radhazi.

Raporti i Progresit 2026 i Komisionit Europian evidenton se Shqipëria ka një nivel të lartë integrimi tregtar me BE-në, por përfitimet ekonomike janë kufizuar nga produktiviteti i ulët, mungesa e inovacionit dhe përqendrimi i prodhimit në aktivitete me vlerë të shtuar të kufizuar.

- Publicitet -

Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit, që hyri në fuqi në vitin 2009, i ka mundësuar Shqipërisë tregti pa tarifa doganore për shumicën e mallrave me BE-në. Liberalizimi tregtar kishte nisur edhe më herët, duke u dhënë bizneseve shqiptare mundësinë të shesin produktet e tyre në një nga tregjet më të mëdha dhe me fuqi blerëse më të lartë në botë.

Megjithatë, aksesimi i tregut nuk është shoqëruar me një transformim të ngjashëm të strukturës prodhuese të vendit vëren raporti i progresit. Në vitin 2025, pesha e industrisë në PBB zbriti në 10.1%, ndërsa industria përpunuese përfaqësonte vetëm 6.5%. Në të kundërt, ndërtimi e rriti peshën në 12.6% të PBB-së, nga 11.9% një vit më parë.

Kjo strukturë e ekonomisë pasqyron një orientim gjithnjë e më të madh të aktivitetit drejt sektorëve që mbështeten kryesisht në kërkesën e brendshme, pasuritë e paluajtshme dhe shërbimet, ndërsa aktivitetet prodhuese të orientuara drejt tregjeve ndërkombëtare po përballen me vështirësi në rritje.

Komisioni Europian vlerëson se rënia e eksporteve të industrisë përpunuese për tre vite radhazi nuk përbën vetëm një zhvillim ciklik, të lidhur me dobësimin e përkohshëm të kërkesës, por sinjalizon probleme më të thella strukturore të ekonomisë shqiptare.

Një pjesë e rëndësishme e prodhimit shqiptar mbetet e përqendruar në aktivitete që mbështeten te kostot relativisht të ulëta të fuqisë punëtore, në vend të teknologjisë, inovacionit dhe produkteve me vlerë të shtuar të lartë. Ky model është bërë gjithnjë e më pak konkurrues përballë rritjes së pagave dhe forcimit të monedhës vendase.

Sipas Komisionit, mbiçmimi i lekut dhe rritja e kostove të punës kanë dëmtuar konkurrueshmërinë e çmimeve të produkteve shqiptare në tregjet e jashtme. Ndikimi ka qenë veçanërisht i fortë në industrinë e tekstileve dhe këpucëve, ku një pjesë e madhe e prodhimit realizohet për porositës europianë.

Forcimi i lekut ul të ardhurat në monedhën vendase për kompanitë që faturojnë në euro, ndërsa shpenzimet për paga dhe një pjesë të kostove operative vijojnë të paguhen në lekë. Për sipërmarrjet me marzhe të ulëta fitimi, kjo e vështirëson ruajtjen e konkurrueshmërisë dhe financimin e investimeve të reja.. Raporti evidenton se produktiviteti i ulët, kapacitetet e kufizuara për inovacion dhe pjesëmarrja e dobët e bizneseve shqiptare në segmentet me vlerë të lartë të zinxhirëve europianë të prodhimit po kufizojnë potencialin e konvergjencës ekonomike të Shqipërisë me BE-në.

Në vend që integrimi tregtar të shoqërohej me zgjerimin e industrive që prodhojnë për tregun europian, ekonomia shqiptare po mbështetet gjithnjë e më shumë te eksportet e shërbimeve.

Sipas Komisionit Europian, eksportet e shërbimeve, veçanërisht ato të lidhura me udhëtimet dhe turizmin, janë dyfishuar ndërmjet viteve 2019 dhe 2024 dhe tashmë përfaqësojnë rreth 80% të eksporteve totale të vendit. Por kjo ecuri pozitive ka bashkëjetuar me dobësimin e eksporteve të mallrave. Për pasojë, Shqipëria po e realizon gjithnjë e më shumë integrimin ekonomik ndërkombëtar nëpërmjet turizmit dhe shërbimeve, ndërsa prodhimi industrial nuk po arrin të përfitojë në të njëjtën masë nga mundësitë që ofron tregu europian.

Edhe përafrimi i standardeve të mallrave me BE-në ka ngecur

Përtej dobësive të sektorit prodhues, Shqipëria vijon të ketë probleme edhe në përgatitjen për funksionimin e plotë brenda tregut të përbashkët europian. Në Kapitullin 1, që lidhet me lëvizjen e lirë të mallrave, Komisioni Europian vlerëson se Shqipëria nuk ka bërë progres në përafrimin e legjislacionit gjatë periudhës së raportimit.

Legjislacioni për akreditimin, vlerësimin e përputhshmërisë dhe mbikëqyrjen e tregut mbetet vetëm pjesërisht i përafruar me standardet europiane.

Në shtator 2025, kërkesa e Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit për anëtarësim të plotë në organizatat europiane CEN dhe CENELEC u refuzua, pasi legjislacioni i harmonizuar me BE-në nuk ishte plotësisht në fuqi dhe nuk zbatohej në mënyrë efektive.

Edhe kapacitetet e mbikëqyrjes së tregut mbeten të kufizuara. inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut kreu 895 inspektime gjatë periudhës së raportimit, rreth 400 më pak se në periudhën paraardhëse.  Përafrimi i standardeve teknike, sigurisë dhe cilësisë së produkteve ka rëndësi për aftësinë e bizneseve shqiptare për të konkurruar në tregun europian. Qasja preferenciale në aspektin doganor nuk i përjashton produktet nga detyrimi për të përmbushur kërkesat përkatëse teknike dhe rregullatore të BE-së.

Në vitin 2025, BE-ja përfaqësonte 57% të tregtisë totale të mallrave të Shqipërisë, duke përthithur 72.5% të eksporteve dhe duke furnizuar 51% të importeve.

Pavarësisht këtij integrimi të lartë tregtar, ekonomia shqiptare nuk ka arritur ende të ndërtojë një bazë prodhuese që të përfitojë në mënyrë të qëndrueshme nga madhësia dhe mundësitë e tregut europian, vëren Raporti i progresit.

Monitor.al

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Shqipëria nuk po përfiton nga tregu i lirë me BE-në, industria humbet terren
  • Serbia hap sirtarët e drejtësisë pas humbjes së Vuçiçit, hetime për korrupsion, dhunë dhe manipulim votash
  • Horoskopi 10 Nëntor 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për ditën e sotme
  • Kthjellime dhe vranësira, parashikimi i motit për sot
  • 10 nëntor 2026

Komentet e Fundit

  1. Ethem Lalaj on Opozita i kërkon dorëheqjen, Hita shfaq fotot e efektivëve me kafkë të thyer. Debat i ashpër për “topin akustik” dhe Gogu-Veliaj
  2. Skypion on ​Dëshmitë tronditëse në GJKKO për dosjen “Partizani” / Qirjazi dhe Malaj: Oketa na kërkoi firmën me ngulm! Mediu: S’mbaj mend
  3. George on Rikthimi im te “Mine Peza”: Si të arrestosh një gazetar / Rrëfimi i plotë i gazetarit holandez që u ndalua të shtunën në Tiranë
  4. Torsten on I vodhën Bugattin 2 milionë euro, pronari e ndoqi hajdutin me Porsche deri në Austri
  5. cuckold.lululu.win on VIDEO: Këshilltarja e sapoemëruar e kryeministrit dyshon që raca e bardhë është tokësore: “Jemi të bërë në laborator…”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?