Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shqipëria përfshihet nga flakët, 17 vatra zjarri aktive nga veriu në jug, disa në parqe kombëtare
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Shqipëria përfshihet nga flakët, 17 vatra zjarri aktive nga veriu në jug, disa në parqe kombëtare
KronikeLajmi i fundit

Shqipëria përfshihet nga flakët, 17 vatra zjarri aktive nga veriu në jug, disa në parqe kombëtare

Published: July 26, 2025
Shpërndaje

Shqipëria po përballet me një situatë alarmante zjarresh nga veriu në jug të vendit, ku flakët kanë përfshirë zona të mbrojtura dhe parqe kombëtare. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes, deri në orën 13:00 janë evidentuar 26 vatra zjarri, nga të cilat 17 janë ende aktive dhe 9 të tjera po monitorohen nga terreni dhe ajri.

Situata më problematike paraqitet në Parkun Kombëtar të Lurës, në Grykën e Motinës në Alpet Shqiptare dhe në rajonin e Vlorës, ku terreni i vështirë, erërat dhe temperaturat e larta po vështirësojnë ndërhyrjet për shuarjen e flakëve.

Në qarkun Dibër, zjarri në “Liqenin e Luleve” në Parkun Kombëtar Lurë vijon të digjet në dy vatra, ndërsa është kërkuar ndihmë nga ajri për zjarrin në Zall Gjoçaj. Në Bulqizë, mbi 40 ha janë përfshirë nga zjarri në Livadhet e Peladhisë.

- Publicitet -

Në qarkun Vlorë, situata paraqitet kritike në Dukat, Kalasë, Smokthinë, Sevaster dhe Kopacez, ku terreni i thyer dhe era favorizojnë përhapjen e flakëve. Zjarret kanë rrezikuar edhe banesa, ndërsa në disa raste është e pamundur ndërhyrja për shkak të pranisë së municioneve luftarake.

Në Gjirokastër, vatra të mëdha janë aktive në aksin Kardhiq-Delvinë dhe në Fushëbardhë, pranë tunelit të Skërficës, ku përdorimi i kundrazjarreve po ndihmon në izolimin e flakëve.

Ndërkohë, në Kukës, zjarri në Grykën e Motinës, brenda Parkut Kombëtar të Alpeve, mbetet jashtë kontrollit për shkak të terrenit shumë të vështirë.

Në qarkun Elbasan, flakët kanë përfshirë pyjet e Gurakuqit në Librazhd, Shmilin në Elbasan dhe zonën e Lisecit në Gramsh. Mbi 70 forca janë angazhuar për neutralizimin e zjarreve.

Në Lezhë, zjarri në zonën e Shkopetit është përhapur në kufirin mes bashkive Kurbin-Mirditë-Mat, duke përfshirë një sipërfaqe të gjerë me bimësi.

Në Korçë, disa vatra zjarri janë aktive në Dishnicë, Trestenik, Kriçkovë dhe Strelcë. Zjarret rrezikojnë përhapje për shkak të erërave dhe vegjetacionit të dendur.

Në Berat, flakët kanë përfshirë zona pyjore në Muzhakë, Konisbaltë dhe fshatin Zgërbon, ndërsa në Skrapar situata është vlerësuar si nën kontroll.

Në këto operacione po marrin pjesë 634 Forcat bashkiake, 284 forca të FA dhe 36 mjete operacionale.

Zjarret janë përhapur në zona me bimësi të dendur dhe pyje, ndërsa autoritetet paralajmërojnë për rrezikshmëri të lartë për shkak të temperaturave të larta dhe erës së fortë që favorizojnë përhapjen e flakëve. Situata mbetet dinamike dhe në monitorim të vazhdueshëm.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Eurodeputetja franceze kritikon Macron dhe mbështet protestat në Shqipëri
  • Botërori 2026, kur kampionët ‘marrin përdore’ kombëtaret e tyre
  • Mbappe shkruan emrin në librat e rekordeve, francezi barazon Klose dhe gjuetia për Messin vazhdon
  • E konfirmon ADN, trupi i pajetë i gjetur i përket Eglant Koçit
  • SPAK: Dy të besuarat e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës F6 në Dhërmi

Komentet e Fundit

  1. Rinia është e ardhmja on “Çfarë komandant i leshit more”, Rama e sulmoi, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë e UÇK gjatë kësaj periudhe
  2. Illi on Beton ka gjithandej, avantazhi turistik i Shqipërisë është natyra
  3. Km on “Çfarë komandant i leshit more”, Rama e sulmoi, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë e UÇK gjatë kësaj periudhe
  4. 3D on “Çfarë komandant i leshit more”, Rama e sulmoi, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë e UÇK gjatë kësaj periudhe
  5. 3D on “Çfarë komandant i leshit more”, Rama e sulmoi, del dokumenti: Dritan Goxhaj ishte pjesë e UÇK gjatë kësaj periudhe

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?