Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shqipëria përfundon mandatin si anëtare e zgjedhur e Këshillit të Sigurimit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Shqipëria përfundon mandatin si anëtare e zgjedhur e Këshillit të Sigurimit
Lajmi i funditPolitike

Shqipëria përfundon mandatin si anëtare e zgjedhur e Këshillit të Sigurimit

Published: December 31, 2023
Shpërndaje

Shqipëria ka përfunduar mandatin e saj dyvjeçar si anëtare e zgjedhur e Këshillit të Sigurimit.

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani tha se Shqipëria ka luajtur një rol dinjitoz dhe se ka arritur të jetë një zë i fortë dhe i besueshëm në Këshillin e Sigurimit, duke rritur profilin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Fjala e plotë: 

- Publicitet -

Ndërsa Shqipëria përfundon mandatin e saj të parë dyvjeçar si anëtare e zgjedhur e Këshillit të Sigurimit, dëshiroj të ndaj, me një krenari të veçantë, këtë mesazh nga kjo Dhomë, ku gjatë dy viteve të fundit, vendi ynë ka punuar së bashku me anëtarë të tjerë dhe ka luajtur një rol aktiv në ndjekjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.

E udhëhequr nga parimet dhe vlerat e saj, Shqipëria ka luajtur një rol dinjitoz, i cili është vlerësuar nga të gjithë, përfshirë miqtë dhe aleatët, si dhe nga shoqëria civile dhe organizatat ndërkombëtare.

Ne bëmë pjesën tonë duke marrë përsipër më shumë përgjegjësi, edhe nëse kjo do të thoshte t’u dilnim përballë vendeve të mëdha dhe lojtarëve globalë.

Për Ukrainën, si bashkëpenëmbajtës me Shtetet e Bashkuara, ne mbrojtëm fort e me vendosmëri kauzën ukrainase,  sepse ajo ishte e drejtë, sepse ajo përfaqëson gjithçka të rëndësishme për ne.

Gjatë këtyre dy viteve, ne ngritëm me vendosmëri avancimin e agjendës së grave për paqe dhe siguri; respektimin e plotë të ligjit ndërkombëtar, të drejtave të njeriut dhe llogaridhënien, ndryshimet klimatike, sigurinë kibernetike, agjendën rinia paqja dhe siguria, si dhe përmirësimin e metodave të punës së Këshillit të Sigurimit.

Mbi të gjitha, ne arritëm të sjellim një zë të fortë dhe të besueshëm në Këshillin e Sigurimit, duke rritur profilin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, duke çimentuar partneritetet tona strategjike dhe duke forcuar pozicionin tonë si një aktor i besueshëm dhe aktiv në rajon, e një aleat dhe partner i besueshëm për Bashkimin Evropian.

Me këtë rast, dëshiroj të falënderoj përzemërsisht ekipin tim të përkushtuar në Nju Jork të udhëhequr nga Ambasadori Ferit Hoxha dhe të gjithë shërbimin e jashtëm shqiptar.

Ndaj me çdo shqiptar kudo ku ndodhen, nderin e pamasë që kemi përfunduar  me sukses një nga detyrat më impenjuese në politikën e jashtme, mandatin dyvjeçar në Këshillin e Sigurimit në kohëra kaq sfiduese për mbarë globin.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Dilni, z.President!
  • Mazhoritari si “fjalëkalim” për normalitet demokratik dhe protesta që i ve kapak protestave
  • “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  • Protesta, Brukseli dhe BE!
  • Besnikëria, mbi meritën

Komentet e Fundit

  1. Fjalë me vend on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  2. Detari on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  3. demo on Kujdes me algoritmin, por jo për shkaqet që shqetësojnë Ramën
  4. Pensionisti i Porcelanit on Kujdes me algoritmin, por jo për shkaqet që shqetësojnë Ramën
  5. Fatma on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?