Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shqipëria pre e kërcënimeve terroriste? Qeveria: Strehimi i afganëve, iranianëve dhe lufta në Ukrainë disa nga shkaqet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Shqipëria pre e kërcënimeve terroriste? Qeveria: Strehimi i afganëve, iranianëve dhe lufta në Ukrainë disa nga shkaqet
AktualitetKronike

Shqipëria pre e kërcënimeve terroriste? Qeveria: Strehimi i afganëve, iranianëve dhe lufta në Ukrainë disa nga shkaqet

Published: February 22, 2023
Shpërndaje

Strehimi i iranianëve të MEK, i afganëve dhe i njerëzve që kanë qenë në burgun e Guatenamos, shihet nga qeveria shqiptare si një kërcënim për aktet terroriste në Shqipëri. Ky konstatim jepet në planin e Veprimit të Luftës kundër Terrorizmit, që rendit edhe disa faktorë të tjerë që ku Shqipëria është ekspozuar ndaj sulmeve të mundshme terroriste.

Kampi i opozitarëve iranianë është ngritur prej vitesh në zonën e Manzës dhe tanimë vendi ynë është bërë objekt i sulmeve kibernetike të regjimit të Iranit, i cili po hakmerret kundër pikërisht ndaj faktit që Shqipëria është bërë streha e muxhahedinëve. Do të ishin pikërisht këto kërcënime që detyruan anuluan vitin e kaluar Konferencën Vjetore të MEK në Shqipëri, për të shmangur ndonjë akt të natyrës terroriste. Ndërsa Shqipëria vuan ende pasojat e sulmit kibernetik, Tirana zyrtare ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin.

Por nuk janë vetëm këto shkaqet, pra kërkesat për azile të të huaja që vijnë nga vende margjinale përbëjnë kërcënime për sulme terroriste.

- Publicitet -

“Disa nga faktorët të cilët mund të ndikojnë për shfaqjen e akteve terroriste janë: Pozita gjeostrategjike e vendit tonë dhe tensionet e konfliktet me bazë etnike në rajon; Keqpërdorimi i lehtësive që krijon lëvizja e lirë e shtetasve; Rreziku i depërtimit nëpërmjet imigrantëve të rregullt, të personave me tendenca terroriste, të larguar nga vendet në konflikt për të shkuar në Evropë; Interneti, rrjetet sociale dhe teknologjia e përparuar, ndihmojnë në propagandimin dhe përhapjen e radikalizmit/ekstremizmit”, thuhet në dokumentin e Strategjisë Ndërsektoriale për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Luftën kundër Terrorizmit 2023–2025 dhe të planeve të veprimit 2023–2025.

Më tej renditen konkretisht 8 faktorë si kërcënime që qeveria ka renditur në këtë strategji, si: indoktrinimi me ideologji radikale/ekstremiste e bazuar kryesisht përmes propagandës në internet të cilat indoktrinojnë dhe rekrutojnë personat në moshë të re për t’i përdorur për qëllime të organizatave terroriste; Kërcënimi nga terrorizmi kibernetik, sfidat që burojnë nga epoka kibernetike të cilat cenojnë elementët e sigurisë kombëtare.

“Migracioni i parregullt, duke marrë parasysh pozitën gjeografike të vendit tonë e cila favorizon lëvizjet migratore shqetësim ngelet mundësia që luftëtarët e huaj terroristë nga vendet tjera të shfrytëzojnë kalimin tranzit, duke u përzierë edhe me emigrantët e parregullt me synim udhëtimin e tyre drejt vendeve të BE-së; Prania në vendin tonë e kontigjenteve të shtetasve të huaj, të cilëve shteti shqiptar u ka ofruar azil humanitar, bazuar në marrëveshje me vendet aleate, apo konventat ndërkombëtare, të cilëve u rrezikohet jeta në vendet e origjinës (MEK, GITMO, afganë etj.); Organizatat nacionaliste me baza etnike, të cilat janë të predispozuara që kohë pas kohe të përdorin dhunën, të provokojnë incidente ndëretnike, ndonjëherë edhe me mbështetjen e vendeve të treta për arritjen e qëllimeve politike”, janë faktorët e tjerë. Këtu përfshihen edhe sulmet terroriste qoftë nga pjesëtarët e organizatave terroriste përmes luftëtarëve të huaj terroristë, celulave të fjetura por edhe nga simpatizantët dhe mbështetësit që mund të inspirohen për kryerjen e akteve të dhunshme, si dhe veprimi indoktrinues i predikuesve radikale, apo imamëve të vetëshpallur, që përkrahin ideologjinë ekstremiste të organizatave militante terroriste.

Por si shkak për akte terroriste shihet konflikti më i fundit në Ukrainë. “Veprimi i aktorëve/elementëve të vetmuar, të cilët janë vetëradikalizuar nga ideologji ekstremiste, kryesisht nga propaganda online dhe që mund të ndërmarrin akte të dhunshme, të pakoordinuara apo të paorientuara nga drejtues/komandantë terroriste, në funksion të përmbushjes së kauzës së ideologjisë ekstremiste që mbështesin; ndikimi i mundshëm i luftës së agresionit të Rusisë kundër Ukrainës në proceset e radikalizimit dhe ekstremizmi i dhunshëm në rajon me impakt edhe në vendin tonë”, thuhet në këtë dokument strategjik.

Kostoja totale e dy Planeve të Veprimit e integruar për parandalimin e Terrorizmit dhe të ekstremizmit të dhunshëm është në vlerën 2,363,960,315 lekë, ku 99% e të cilit financohet nga PBA 2023–2025 dhe vetëm 1% është me mbështetje nga donatorët. Në këtë dokument janë parashikuar 13 objektiva si qëllim identifikimin, parandalimin e akteve të ndryshme terroriste. Rritja e nivelit të ruajtjes dhe mbrojtjes së infrastrukturës kritike, krijimi i grupeve të përbashkëta të forca speciale për ndërhyrjen ndaj akteve terroriste janë një ndër qëllimet e kësaj strategjie.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Prokuroria e Vlorës nis hetimet për punime të paligjshme në Zvërnec
  • Kush është minatori që humbi jetën tragjikisht në Klos
  • Një zjarr i vogël në Kuçovë, shenjë e një krize të thellë në PS
  • Aksident zinxhir në autostradën Durrës-Tiranë, përplasen 7 automjete
  • Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  2. capi on Reforma territoriale, Rama reagon për protestat dhe djegien e teserave të PS: “Vajtorët dhe vajtojcat…”
  3. Katiu on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”
  4. FAZLLIQ-qires i familjes Berisha on Gara për Prokurorin e Përgjithshëm, zyrtarizohen gjashtë kandidaturat
  5. Durres Albania on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?