Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shqipëria ‘trampolinë’ për të emigruar, bizneseve u largohen punëtorët nga Bangladeshi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Shqipëria ‘trampolinë’ për të emigruar, bizneseve u largohen punëtorët nga Bangladeshi
Ekonomi

Shqipëria ‘trampolinë’ për të emigruar, bizneseve u largohen punëtorët nga Bangladeshi

Published: February 3, 2023
Shpërndaje

Kriza e mungesës së punëtorëve po ndihet në të gjithë sektorët e ekonomisë, duke u kthyer në një nga problemet më të mprehta të bizneseve.

Që nga prodhuesit e bukës, pastiçerive, përpunuesit e mishit, mobilieve, bare-restoranteve e deri te mungesa e shoferëve të kamionëve në transport, problematika po thellohet, duke u përkthyer në rritje të larta të kostove.

Përveç vështirësive për gjetjen e punonjësve, bizneset po përballen edhe me fenomenin e largimit të punonjësve aziatikë, kryesisht atyre nga Bangladeshi që e përdorin Shqipërinë si trampolinë për të emigruar drejt Europës.

- Publicitet -

“Për shkak të mungesës së fuqisë punëtore, përpara disa muajsh punësuam 6 punonjës nga Bangladeshi, me eksperiencë në përpunimin e drurit, të cilët pas 3 muaj pune u larguan nga vendi i punës, pa njoftuar. Kjo është kosto për biznesin, përfshi edhe rritjet e shpeshta të pagave që iu bëjmë punonjësve aktualë”, tha për “Monitor” drejtuesi i fabrikës së përpunimit të drurit FPM Tutto Mobili z. Ilir Linza. Më herët, rasti i largimit të 7 punonjësve nga Bangladeshi është ngritur edhe nga eksportuesit e lëndës së parë të produkteve shtazore.

Përballë rrezikut për largimin e punonjësve, siç po ndodh me disa biznese të tjera, kompanitë po e konsiderojnë marrjen e punonjësve nga Egjipti një fazë eksperimentale, pasi nuk mbetet rrugëzgjidhje tjetër për gjetjen e burimeve njerëzore.

Dritan Cacaj, drejtuesi i mobilerisë “Trin Mobileri”, pohoi më herët se prej shtatorit të 2022 sektori vuan mungesën e fuqisë punëtore. Për këtë arsye i është drejtuar një agjencie punësimesh për marrjen e 10 punonjësve nga Egjipti me përvojë të ngjashme në vendin e tyre për përpunimin e drurit.

Vështirësi me mungesën e theksuar të fuqisë punëtore po hasin edhe përpunuesit e mishit. Administratori i kompanisë “Tona”, Nikolla Tona, thotë se i mungon 30% e fuqisë punëtore, pasi janë larguar në Gjermani. Ai pohon se deri tani ka arritur të zëvendësojë 20% të tyre me vendas, por asnjë nuk është punonjës i kualifikuar, duke ndikuar te rendimenti i prodhimit.

Kryetari i Shoqatës së Bukës, Pastiçerisë dhe Brumërave, Gëzim Peshkopia, pohon se mungesa e theksuar e punonjësve po ndihet në furrat e bukës dhe pastiçerive. Z. Peshkopia e cilëson mungesën e punëtorisë si “thembrën e Akilit” për sektorin.

Për shkak të largimit të punonjësve të vendeve aziatike që po ndodh në sektorë të tjerë të ekonomisë prodhuesit e bukës kanë mbetur të stepur para punësimeve të huajve.

Z. Peshkopia rekomandon se zgjidhja e kësaj problematike duhet të ofrohet nga institucionet shtetërore nëpërmjet hartimit të një plani kombëtar, ku secili nga sektorët të nxjerrë të dhënat për kërkesën e fuqisë punëtore të munguar dhe më pas agjencitë e rekrutimit të kontrollohen nga shteti.

Shoqata e Bareve dhe Restoranteve deklaroi se i mungojnë 15,000 punonjës, ku arsyeja kryesore mbetet emigracioni, kryesisht i të rinjve. Para krizës së pandemisë në 2019, sipas të dhënave të INSTAT, numri i të punësuarve në këto struktura arrinte 45,000 punonjës. Për zgjidhjen e kësaj problematike, prej 3 muajsh bizneset po kërkojnë punonjës nga Filipinet.

Shoqata e Bareve dhe Restoranteve rekomandon si zgjidhje përfshirjen në këtë mungesë të theksuar të fuqisë punëtore të komunitetit rom të Shqipërisë nëpërmjet zyrave shtetërore të punësimit.

Shoqata shpreh gatishmërinë për nisjen e trajnimeve vullnetare për këtë kategori të shoqërisë me qëllim punësimin e tyre në bare dhe restorante, por kërkon ndërhyrjen e shtetit që kërkesa për punësime të kanalizohet nëpërmjet zyrave të punësimit shtetëror.

Monitor

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Reforma Territoriale, forcim i centralizimit
  • Disiplinë dhe vetmi: Ka ecur nëpër botë për 27 vjet, gjithçka filloi me një bast…
  • “Serbia në Shkodër ka marrë më shumë se një konsullatë”, reagon ish-kryeministri Majko
  • Koçeku për konsullatën serbe: S’ka krahasim me Bujanocin, vetëm 54 serbë të vetëdeklaruar janë në Shkodër
  • Gjenden në zonën kufitare Shqipëri–RMV mbetjet mortore të turistit të zhdukur

Komentet e Fundit

  1. Xha Teme analisti on Banorët e Poliçanit dalin në protestë dhe djegin teserat e PS-së, kryesocialisti i qytetit jep dorëheqjen
  2. K R on Rama prezanton “Praninë Besnike”: Shpjegon me shkencë termin ‘popull’, thotë që do bëj këngë me thirrjen për dorëheqje
  3. K R on Bashkëshorti i arrestuar për tokat në Durrës, Rama emëron ish-zyrtaren e PD-së drejtore të Agjencisë Kombëtare të Turizmit
  4. ILIR on Bashkëshorti i arrestuar për tokat në Durrës, Rama emëron ish-zyrtaren e PD-së drejtore të Agjencisë Kombëtare të Turizmit
  5. ILIR on Rama prezanton “Praninë Besnike”: Shpjegon me shkencë termin ‘popull’, thotë që do bëj këngë me thirrjen për dorëheqje

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?