Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shqipëria zgjidhet anëtare e Bordit Ekzekutiv të UNESCO-s
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Shqipëria zgjidhet anëtare e Bordit Ekzekutiv të UNESCO-s
Lajmi i funditPolitike

Shqipëria zgjidhet anëtare e Bordit Ekzekutiv të UNESCO-s

Published: November 16, 2023
Shpërndaje

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani, ka njoftuar se Shqipëria është zgjedhur anëtare e Bordit Ekzekutiv të UNESCO-s për periudhën 2023-2027.

“Një lajm i shkëlqyer vjen nga Parisi: Shqipëria sapo u zgjodh anëtare e Bordit Ekzekutiv të UNESCO-s për periudhën 2023-2027. Falenderojmë të gjitha shtetet anëtare që na besuan këtë përgjegjësi të rëndësishme dhe presim të bashkëpunojmë ngushtë me të gjithë anëtarët e Bordit, në frymën e dialogut dhe konsensusit. Në një botë të ndarë nga kriza të shumta, ne kemi nevojë më shumë se kurrë të investojmë në paqe. Roli i UNESCO-s është më i domosdoshëm se kurrë. Mirënjohje ambasadores Besiana Kadare dhe stafit të MEPJ për punën e shkëlqyer”, shkruan ministri Hasani në rrjetet sociale.

Por si u krijua UNESCO? 

- Publicitet -

Përfaqësues nga 44 shtete, më 16 nëntor 1945, u mblodhën në Londër për të “ndërtuar paqe në mendjen e njerëzve” – një organizatë që do të mishëronte një kulturë të mirëfilltë paqeje, mbështetur në solidaritetin intelektual dhe moral të njerëzimit për të parandaluar shpërthimin e një lufte tjetër botërore.

Nga kjo konferencë u krijua UNESCO, akronim në anglisht për Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë.

Kushtetuta e UNESCO-s, nënshkruar më 16 nëntor 1945, hyri në fuqi një vit më vonë, pas ratifikimit nga 20 shtete: Australia, Brazili, Kanadaja , Kina, Çekosllovakia, Danimarka, Republika Dominikane, Egjipti, Franca, Greqia, India, Libani, Meksika, Zelanda e Re, Norvegjia, Arabia Saudite, Afrika e Jugut, Turqia, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara.

Sesioni i parë i Konferencës së Përgjithshme të UNESCO-s u mbajt në Paris nga 19 nëntor-10 dhjetor 1946, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga 30 vende me të drejtë vote. Ndërkohë, Kosova në vitin 2015 ka aplikuar për t’u anëtarësuar në këtë organizatë, por nuk ka arritur të futet në UNESCO për 3 vota.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Gjykata lë në burg një protestues, arrest shtëpie për gjashtë të tjerë
  • ​Teatri i lotëve mbi gërmadha: Hipokrizia e skajshme me “kioskat e familjeve të zakonshme” dhe loja e ulët me bizneset
  • AKUZAT: SPAK merr zyrtarisht nën hetim ish-ministren dhe bashkëshortin
  • Ish-krahu i djathtë i Ballukut, Viola Haxhiademi shkon sërish në SPAK
  • FOTO: Bizneset mbyllin qepenat, lutje protestuesve: Ju mbështesim, mos na dëmtoni

Komentet e Fundit

  1. demo on “I urrej dhe i neveris”, shfaqet në TV një nga protestuesit aktivë: Përse mban maskë, a është i PD-së, deri ku janë gati të shkojnë
  2. K R on VIDEO: Skenë e jashtëzakonshme rrëmbimi në mes të njerëzve, në mes të Tiranës
  3. Ethem Lalaj on “I urrej dhe i neveris”, shfaqet në TV një nga protestuesit aktivë: Përse mban maskë, a është i PD-së, deri ku janë gati të shkojnë
  4. Liria on Rama: Nuk janë studentët, e gjithë kjo flamë nuk është studentore
  5. ATSH on Kur pushteti i një njeriu i ve flakën vendit: Historia përsëritet 30 vite më pas

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?