Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: E kemi kursyer energjinë? ERE: Në 2022, konsumi në vend u ul me 6 përqind
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > E kemi kursyer energjinë? ERE: Në 2022, konsumi në vend u ul me 6 përqind
EkonomiKryesore

E kemi kursyer energjinë? ERE: Në 2022, konsumi në vend u ul me 6 përqind

Published: April 23, 2023
Shpërndaje

Ulet konsumi i energjisë elektrike në vend.

Sipas të dhënave të Entit Rregullator të Energjisë elektrike, gjatë vitit të kaluar në vend është shpenzuar rreth 6% më pak energji elektrike.

Sipas ERE, Konsumi i energjisë elektrike për vitin 2022 arriti në 7,9 milionë MWh, ndërsa konsumi i energjisë elektrike i regjistruar në vitin 2021 ishte 8,4 milionë MWh, ku ky i fundit përbën dhe konsumin më të lartë historik në vendin tonë.

- Publicitet -

Kjo ulje e konsumit total të energjisë elektrike është reflektuar për të gjitha kategoritë e konsumatorëve, si biznese dhe familjarë. Ndikim në uljen  e sasisë së energjisë së konsumuar gjatë vitit që lamë pas, ka dhënë kriza energjitike e shkaktuar nga lufta në Ukrainë, e cila çoi në një rritje rekord të çmimeve të energjisë ne verën e vitit 2022.

Në këtë situatë, institucionet shqiptare morën masa për të reduktuar konsumin e energjisë elektrike nëpërmjet fushatave sensibilizuese, midis të cilave edhe paralajmërimi për vendosjen e një fashe ne bazë të cilës kush harxhonte më shumë energji do ta paguante atë më shtrenjtë.

Vlen të theksohet se gjatë viteve të fundit ka një tendencë të theksuar të rritjes së sasisë së energjisë të konsumuar në muajin gusht.

Sipas Entit Rregullator të Energjisë, kjo lidhet me ndryshimet klimatike dhe përmirësimin e kushteve të jetesës, që po çon në përdorimin gjithnjë e më të madh të pajisjeve klimatizuese gjatë muajve të nxehtë.

Ndërkohë janari dhe shkurti  janë dy muajt më të ftohtë të vitit dhe konsumi i energjisë është më i larti  përgjatë gjithë vitit.

Tetor–dhjetori është periudha me më pak konsum energji elektrike përgjatë vitit.

Të dhënat e paraqitura për vitin 2022 tregojnë se numri i përgjithshëm i klientëve për vitin 2022 është 1,3 milionë dhe pjesën më të madhe e zënë klientët familjarë, që përbëjnë 86.02 % të numrit total.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Apeli i Posaçëm lë në fuqi sekuestron ndaj 25 pasurive të Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës
  • I kërkuar nga SPAK për trafik të 8.1 tonëve drogë, dorëzohet në Polici kreu i grupit kriminal
  • UNESCO paralajmëron Shqipërinë: Ohri rrezikon të humbasë statusin e Trashëgimisë Botërore
  • ​Ballisti i Frashërit dhe ballisti i kotecit
  • Gjykata e Lartë e Brazilit rrëzon kërkesën për lirimin e Ervin Matës

Komentet e Fundit

  1. Katiu on Shehaj ‘rrëmbeu’ dokumentin e huasë, Rama: Iku me vrap si ballistët që vidhnin pula në kotec
  2. Antishqiptari on Shehaj ‘rrëmbeu’ dokumentin e huasë, Rama: Iku me vrap si ballistët që vidhnin pula në kotec
  3. ¿? on Rama: Nuk jap dorëheqje, le të vijnë poshtë penxheres sime deri në 2029
  4. Fatmir Gj. on Pse heshtin artistët?
  5. ¿? on VIDEO: “Ai nuk do as njeriun që ka vetë brenda, më vjen neveri kur e shoh në ekran…” Shkrimtari që ka një fëmijë autik flet për sjelljen e Ramës në rastin Bulku

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?