Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shtyhet gjyqi për bazën e armëve ndaj të arratisurit Fatjon Murati, mungoi i pandehuri Gjini
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Shtyhet gjyqi për bazën e armëve ndaj të arratisurit Fatjon Murati, mungoi i pandehuri Gjini
Kronike

Shtyhet gjyqi për bazën e armëve ndaj të arratisurit Fatjon Murati, mungoi i pandehuri Gjini

Published: March 15, 2023
Shpërndaje

Shënjestra e atentatit nga grupi i dyshuar i të shumëkërkuarit Ervis Martinaj, ky i zhdukur pa gjurmë prej 8 gushtit 2022, Fatjon Murati, besohet se po fshihet në Turqi pas arratisjes disa orë para sulmit në “Don Bosko”, mbrëmjen e 12 marsit. Në Gjykatën e Tiranës u shty dje edhe seanca që ishte parashikuar për të dhe Kristjan Gjinin, të akuzuar për armëmbajtje pa leje për arsenalin e armëve, që iu gjet në muajin korrik të vitit të kaluar, te zona e “liqenit të thatë’. Shkak për shtyrjen u bë mungesa e avokates mbrojtëse e Gjinit, teksa ishte parashikuar që Prokuroria të jepte konkluzionet. Burime bëjnë me dije se disa javë më parë Fatjon Murati kishte kërkuar nga prokuroria leje 1 mujore, që të dilte në orën 08:00 të mëngjesit nga shtëpia dhe të kthehej në orën 20:00, për arsye shëndetësore, pasi do të kryente disa ekzaminime, kërkesë që i është refuzuar.

Gjykata në mënyrë të papritur ia kishte zbutur masën e sigurisë, nga arrest në burg, në arrest shtëpiak, edhe pse dyshohej për pjesëmarrje në masakrën e Fushë-Krujës, më 17 korrik 2022, me 3 të vrarë, anëtarë të grupit të Martinajt. Fatjon Murati, pas ngjarjes kriminale të Don Boskos, ku mbeti e vrarë Mimoza Paja, 58 vjeçe, u lënduar mbesa e saj e mitur dhe u plagosën 5 të tjerë, nuk u gjet në banesën teksa ishte në arrest shtëpie. Ai rezulton të ketë ikur nga vendi po atë ditë, fillimisht përmes pikës kufitare të Morinës për në Prishtinë, e më pas në drejtim të Turqisë. Në këtë udhëtim është ndihmuar sipas verifikimeve, nga Endrit Dokle dhe kunati i tij, Gentian Reçi, të cilët janë kthyer nga Maqedonia pasi e lanë në Prishtinë.

Ishin të njëjtët persona me të cilët u kap në makinën e blinduar, 8 tetorin e vitit të kaluar, teksa ishte i shumëkërkuar për bazën e armatimit dhe pjesëmarrje në ngjarje kriminale. Murati ka kaluar lehtësisht në kufi në fundjavë, pasi sipas marrëveshjes lëvizja e qytetarëve është e lirë. Murati është kontrolluar sipas rregullave dhe në TIMS nuk është shfaqur asgjë për masën e tij. Ish-boksieri dyshohet se ka pasur informacione se ndaj tij do të kryhej një sulm dhe ndaj është mbrojtur nga miqtë e tij duke u ndihmuar që të largohej nga vendi. Autorët në këto rrethana, zgjodhën hakmarrjen ndaj familjes së tij, por vranë njerëz të pafajshëm.

- Publicitet -
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Partia nuk mund të jetë burg për njeriun e lirë
  • Zhbllokohen aplikimet për fondin e komunitetit në kryeqytet, Bashkia Tiranë: Rimbursojmë edhe zëvendësimin e depozitave të ujit në një të përbashkët për gjithë pallatin
  • Antoneta Sevdari zgjidhet anëtare e KLP-së nga radhët e Prokurorisë së Përgjithshme
  • “Jam udhëheqës i milicisë serbe…”, një email kërcënues u dërgua ndaj institucioneve, dyshohet të jetë hakëruar
  • VIDEO: Jo çdokush është i denjë t’i rri afër, kryeministri paraqet veten si luan që komunikon me Zotin

Komentet e Fundit

  1. AFORIZMA on VIDEO: Jo çdokush është i denjë t’i rri afër, kryeministri paraqet veten si luan që komunikon me Zotin
  2. vlonjat on Autokracia e kartonave
  3. Dashnor Osmani on VIDEO: Jo çdokush është i denjë t’i rri afër, kryeministri paraqet veten si luan që komunikon me Zotin
  4. vlonjat on “Ç’i q… tëmën kësaj pune”
  5. Nuk on Kush e humbet pushtetin kur ndryshon harta

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?