Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Shumica mungesë tolerance, pakica mungesë kontrolli”, Spiropali thirrje palëve për qasje ndryshe parlamentare
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “Shumica mungesë tolerance, pakica mungesë kontrolli”, Spiropali thirrje palëve për qasje ndryshe parlamentare
AktualitetPolitike

“Shumica mungesë tolerance, pakica mungesë kontrolli”, Spiropali thirrje palëve për qasje ndryshe parlamentare

Published: September 2, 2024
Shpërndaje

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali u bëri thirrje palëve që të mbrojnë pikëpamjet dhe qëndrimet me etikë parlamentare në respekt të Kuvendit dhe qytetarëve.

Në fjalën e saj që zgjodhi ta adresojë nga foltorja e Kuvendit, ajo pranoi qasjen e shumicës gjatë sesionit për mungesë tolerance dhe atë të pakicës për mungesë vetëkontrolli. Në këtë kontekst ajo bëri thirrje për reflektim të gjitha palëve për një qasje tjetër parlamentare.

“Zgjodha të zbres në podium që të dëshmoj se ndjej që vendi im është mes të barabartëve me njëri tjetrin po kaq të ndryshëm nga njëri tjetri. Kanë mbetur vetëm pak muaj deri në takimin tonë përballë votuesit që na rreshtoi përballë këtyre numrave.

- Publicitet -

Në ballafaqimin e ardhshëm elektoral secili nga ne do të shkojë me bilancet e veta politike dhe brengat se çfarë duhet të kishim bërë ndryshe. Është e pamundur të ndryshojmë të shkuarën tonë të përbashkët.

Pendesa për gjykime vlen vetëm për të gjetur fort dhe korrigjuar se çfarë mund të bëjmë ndryshe. Reflektimi duhet të jetë i përbashkët që përfshin qortimin për të shkuarën dhe projeksionin e së ardhmes.

Shumica e kësaj salle mund të ishte më tolerante të gjykonte kur ishte pakicë, kurse pakica të ishte më e vetëkontrolluar duhet të ishte më pak luftarake e më shumë. Në këtë fillim sesioni ju bëj thirrje palëve të mbrojmë pikëpamjet e qëndrimet tona me etikë parlamentare duke respektuar institucionin e kuvendit dhe qytetarët që kanë votuar e ndjekur.

Shpesh jemi sjellë si shkak e pasojë të njëri-tjetrin ku mungesa juaj e kontrollit ka sjellë mostolerencën tonë, por rast pas rasti të dyja kanë shkuar vetë. Besoj se një qasje tjetër në ballafaqimin tonë. Ka ardhur dita”, tha Spiropali.

Por ajo theksoi se nuk ka besim që kjo qasje do të ndryshojë për shkak të mendësisë së vjetër dhe u bëri thirrje që të jenë bashkë në realizimin e prioriteteve të kësaj legjislature:

“Nuk besoj se do të ndryshojë madje si në një film skematik që ka humbur ngjyrat e kuptimin me të njëjtët aktorë pa ngjyra të skemës së vjetër do të bëhemi rishtas dëshmitarë e dëshmorë të mendësisë së vjetër që yxhymin mbi kundërshtarin e sheh si armë politike për të asgjësuar armikun. Vetëm të verbrit nuk shohin se kohët kanë ndryshuar dhe Shqipëria ka ndryshuar në krahasime një dekadë më parë.

Ka ndryshuar nevoja për atë çfarë politika duhet të ofrojë. Më pak se çdo gjë ka ndryshuar mendësia e të bërit politikë ka mbetur në llogoret e viteve 90 por pa idealizmin e asaj kohe. Kur gabimet ndodhnin nga padija dhe jo ligësia.

Si kryetare e kuvendit gjykoj një ftesë e lutje për një mundësi më shumë për të qenë bashkë në identifikimin e disa prioriteteve që duhet të realizojmë deri në fund të kësaj legjislature”.

Ajo i bëri thirrje opozitës që të marrë vendin e saj në komisionet parlamentare dhe i garantoi akses të plotë në vendimmarrje.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Shqipëria nuk po përfiton nga tregu i lirë me BE-në, industria humbet terren
  • Serbia hap sirtarët e drejtësisë pas humbjes së Vuçiçit, hetime për korrupsion, dhunë dhe manipulim votash
  • Horoskopi 10 Nëntor 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për ditën e sotme
  • Kthjellime dhe vranësira, parashikimi i motit për sot
  • 10 nëntor 2026

Komentet e Fundit

  1. Ethem Lalaj on Opozita i kërkon dorëheqjen, Hita shfaq fotot e efektivëve me kafkë të thyer. Debat i ashpër për “topin akustik” dhe Gogu-Veliaj
  2. Skypion on ​Dëshmitë tronditëse në GJKKO për dosjen “Partizani” / Qirjazi dhe Malaj: Oketa na kërkoi firmën me ngulm! Mediu: S’mbaj mend
  3. George on Rikthimi im te “Mine Peza”: Si të arrestosh një gazetar / Rrëfimi i plotë i gazetarit holandez që u ndalua të shtunën në Tiranë
  4. Torsten on I vodhën Bugattin 2 milionë euro, pronari e ndoqi hajdutin me Porsche deri në Austri
  5. cuckold.lululu.win on VIDEO: Këshilltarja e sapoemëruar e kryeministrit dyshon që raca e bardhë është tokësore: “Jemi të bërë në laborator…”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?