Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Si bëhet aplikimi për rikomisionimin e pensionit të invaliditetit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Si bëhet aplikimi për rikomisionimin e pensionit të invaliditetit
AktualitetEkonomi

Si bëhet aplikimi për rikomisionimin e pensionit të invaliditetit

Published: February 6, 2023
Shpërndaje

Për të rivlerësuar masën e pensionit të invaliditetit, çdo përfitues fillimisht do të duhet të plotësojë aplikimin online në portalin qeveritar “e-albania”, sikundër ndodh edhe me të gjitha përfitimet e tjera të skemës së sigurimeve shoqërore. Gjatë plotësimit të formularit online, katër janë dokumentet që duhet t’i bashkëngjisni aplikimit, që janë: Epikriza përcjellëse, analizat dhe ekzaminimet e kryera gjatë kësaj periudhe, vërtetimi për llojin e punës (për rastet e  invaliditetit të pjesshëm), si dhe një fletë drejtimi e re.

Për të kërkuar rivlerësimin e masës së pensionit të invaliditetit, fillimisht do të duhet që të hyni në portalin qeveritar në adresën www.e-albania.al, ku duhet të identifikoheni si qytetar. Më tej do të duhet të vijoni me zgjedhjen e shërbimit të listuar si “Aplikim për rivlerësimin e masës së pensionit të invaliditetit (KMCAP)” dhe të klikoni  në butonin “Përdor”, ku duhet të plotësoni formularin përkatës dhe dërgoni aplikimin pranë strukturave përgjegjëse. Krahas përfundimit të aplikimit online, një tjetër pikë shumë e rëndësishme që nuk duhet të neglizhohet është edhe dorëzimi i dosjes së dokumenteve fizikisht me anë të postës. “Dokumentet origjinale që i keni bashkëlidhur gjatë aplikimit duhet të dërgohen edhe me postë pranë Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Sghoqërore përkatëse ku ju keni aplikuar. Ju lutem mbani në konsideratë që zarfi i përcjelljes së këtyre dokumenteve të shoqërohet me numrin e aplikimit tuaj”, bëjnë me dije autoritetet e sigurimeve shoqërore. Nëse dosja e dokumenteve nuk shoqërohet nga numri i aplikimit, ju do të rrezikoni rishqyrtimin e kërkesës së paraqitur.

Shqyrtimi i kërkesës dhe rivlerësimi i KMCAP-it:

- Publicitet -

Pas përfundimit të aplikimit online sipas procedurave të përcaktuara, dokumentacioni i dorëzohet mjekut të ekspertizës, i cili pas verifikimit të nevojshëm njofton datën për të kaluar në Komisionin Mjekësor të Caktimit të Aftësisë për Punë. Në rast se do të konstatohet se në dosjen  e dorëzuar ka mungesë të dokumenteve të kërkuara, komisioni mund të kthejë mbrapsh aplikimin për pasaktësi. Po ashtu, Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punë në mbledhjen e tij shqyrton paraprakisht dokumentet e paraqitura, njofton dhe ekzaminon të sëmurin, merr vendimin përkatës jo në prani të tij, dhe kryetari i komisionit ia komunikon zyrtarisht të sëmurit nëpërmjet vërtetimit tip masa e rishikuar e pensionit të invaliditetit.

Kur jeni të pakënaqur me vendimin e caktuar në lidhje me masën e përfitimit, ju mund të ankimoheni. “Kundër këtij vendimi i sëmuri ose invalidi mund të ankohet tek Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punë Epror. Ankesa bëhet me shkrim dhe dorëzohet në Drejtorinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore përkatëse.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit nëse aplikimi do të konsiderohet i rregullt është brenda 30 ditëve, ndërkohë që periudha e vlefshmërisë është për të paktën 1 vit. Kryerja e aplikimit për rikomisionimin e pensionit të invaliditetit nuk shoqërohet me asnjë lloj pagese.

Përfitimi i pensionit të invaliditetit

Pensioni i invaliditetit merret në rast të shfaqjes së paaftesisë për punë. Aplikuesi e merr këtë pension kur bëhet i paaftë: për çdo veprimtari ekonomike, kur ka gjymtime të forta dhe dëmtime fizike (duke përfshirë verbimin). Personi që bëhet i paaftë merr pension invaliditeti, vetëm kur ka plotësuar periudhën minimale të sigurimit dhe për çdo arësye, veç aksidentit në punë ose sëmundjes profesionale.

Në vartësi të shkallës së humbjes të aftësisë për punë, invaliditeti klasifikohet në tri grupe që janë invaliditet i pjesshëm, kur personi i siguruar humbet aftësinë për punë në profesionin apo punën e tij të fundit, por mund të kryejë punë të tjera sipas përcaktimit të vendimit të KMCAP-it, invaliditet i plotë kur personi i siguruar bëhet i paaftë për çdo punë, si dhe invaliditet i plotë në kushtet e nevojës për kujdestari.

Kushtet e përfitimit

Periudha minimale e sigurimit për pension invaliditeti është sa 3/4 e diferencës së moshës së personit të siguruar në kohën që bëhet i paaftë dhe moshës 20 vjeç dhe në 5 vitet e fundit para lindjes së të drejtës të ketë së paku 12 muaj sigurim shoqëror. Personi, që është në kushtet e invaliditetit të plotë, por që nuk plotëson periudhën minimale të sigurimit, ka të drejtë për pension invaliditeti të reduktuar, në masën që rezulton nga raporti i periudhës së tij të sigurimit me periudhën e duhur për pension të plotë invaliditeti. Personi që përfiton pension për invaliditet, kur plotëson moshën, ka të drejtë të kërkojë pension pleqërie, nëse ky do të jetë më i favorshëm për të.

Shuma e pensionit të invaliditetit të plotë llogaritet në të njëjtën mënyrë si pensioni i pleqërisë; Shuma e përgjithshme e pensionit të plotë nuk mund të jetë më e vogël se 75 për qind e pagës minimale neto në shkallë vendi. Ndërsa masa e pensionit të invaliditetit të reduktuar llogaritet duke shumëzuar masën e llogaritur të invaliditetit të plotë me koeficientin që rezulton nga raporti i periudhës së tij të sigurimit me periudhën e duhur për pension të plotë invaliditeti.

I siguruari merr pension për invaliditet të pjesshëm, kur ka plotësuar periudhën minimale të sigurimit, sipas nenit 35, dhe kur për çdo arësye, përveç aksidentit në punë dhe sëmundjes profesionale, bëhet i paaftë të kryejë punën e fundit, por mund të punojë në kushte të veçanta pune. Shkalla e invaliditetit dhe puna që do të kryejë i siguruari, përcaktohet nga Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punë (KMCAP). Pensioni i invaliditetit të pjesshëm është sa 50 përqind e pensionit të plotë të invaliditetit. Ai llogaritet në të njëjtën mënyrë si pensioni i plotë i invaliditetit.

Kur përfituesi i një pensioni të plotë të invaliditetit bëhet i paaftë dhe ka nevojë për një kujdesje të vazhdueshme nga një person tjetër, sipas përcaktimit të KMCAP-it, atij i jepet një pagesë shtesë prej 15 % të bazës së vlerësueshme. Një person i siguruar i paaftë, që merr pension invaliditeti të plotë, sipas nenit  35, të Ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe ka fëmijë në ngarkim deri në moshën 18 vjeç, ose deri në moshën 25 vjeç kur vazhdon studimet e larta me shkëputje nga puna, do të marrë një të ardhur shtesë familjare për çdo fëmijë në masën 5 për qind të pensionit bazë, por jo më shumë së 30 për qind e tij.


Procedura për rikomisionim e pensionit të invaliditetit

  • Hapi i parë që duhet të ndiqni është që të identifikoheni si qytetar në portalin e-albania në adresë e-albania,al.
  • Zgjidhni shërbimin “Aplikim për rivlerësimin e masës së pensionit të invaliditetit (KMCAP)” dhe klikoni butonin “Përdor”.
  • Plotësoni formularin përkatës dhe dërgoni aplikimin.
  • Dokumente që duhet të ngarkohen nga aplikanti gjatë plotësimit të formularit online janë: Epikrizë përcjellëse, analizat dhe ekzaminimet e kryera gjatë kësaj periudhe, vërtetim për llojin e punës (për invaliditet të pjesshëm), si dhe një fletë drejtimi e re.

Dokumentet origjinale që i keni bashkëlidhur gjatë aplikimit duhet të dërgohen me postë pranë DRSSH përkatëse. Ju lutem mbani në konsideratë që zarfi i përcjelljes së këtyre dokumenteve të shoqërohet me numrin e aplikimit tuaj.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • LISTA: Arrestimet në Kadastrën e Durrësit, këto janë pronat që u tjetërsuan nga zyrtarët nën hetim
  • 10 korrik 2026
  • Një cirk i dështuar
  • Xhafaj kritika KLGJ: Gabim i madh zbatimi i hartës së re gjyqësore, ua thashë që në fillim
  • Çfarë do të ndodhë me protestën

Komentet e Fundit

  1. Dulla on LISTA: Arrestimet në Kadastrën e Durrësit, këto janë pronat që u tjetërsuan nga zyrtarët nën hetim
  2. Gani USA on Çfarë do të ndodhë me protestën
  3. MODERATORI on Çfarë do të ndodhë me protestën
  4. Kokpalari 21 janarit on Një cirk i dështuar
  5. MIGENA ALEKSI on Një cirk i dështuar

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?