Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Si e fundosi ish-e dashura agjentin McGonigal
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Si e fundosi ish-e dashura agjentin McGonigal
Kronike

Si e fundosi ish-e dashura agjentin McGonigal

Published: January 28, 2023
Shpërndaje

Zbulohen detaje nga dosja e ish-agjentit të FBI Charles McGonigal.

Gjithçka nisi si pasojë e inatit të ish të dashurës Allison Guerriero e cila solli nisjen e hetimeve për zyrtarin e lartë të FBI.

Ajo ka rrëfyer se si i gjeti një shumë të konsiderueshme prej 80 mijë dollar në cantë dhe si përdorte makinat e FBI për të kryer marrëdhënie intime.

- Publicitet -

Allison Guerriero vendosi që ta spiunonte pasi ai i dërgoi një letër anonime ku i thoshte se nuk do të divorcohej nga gruaja, ndonëse për një vit lidhje e mashtronte se kishte nisur procedurat e divorcit.

Guerriero ishte 44 vjeç kur u takua me McGonigal, atëherë 49 vjeç dhe sapo kishte nisur punën e tij në zyrën e FBI në Nju Jork.

Gjatë një viti lidhje, e Çonte në restorante luksoze dhe nuk kursente dhuratat e shtrenjta përfshirë  shifrat e parave nga 500 deri në 1000 dollarë, të cilat ia jepte për ditëlindje e Krishtlindje.

Pasi u diagnostikua me kancer gjiri, McGonigal e mbështeste dhe kujdesej që të merrte trajtim mjekësor por vijonte ta mashtronte për ‘letrat e divorcit’.

Historia e tyre përfundoi në fund të vitit 2018 kur mori letrën.

“U trondita. Isha shumë e dashuruar me të dhe isha shumë e lënduar”, tha Guerriero, inati i së cilës arriti që t’i dërgonte një email kreut të FBI në Nju Jork, Ëilliam Seeeney, të cilit i tregoi lidhjen jashtëmartesore me ish zyrtarin e FBI dhe marrëdhëniet e tij në Shqipëri.

Guerriero i tregoi Insajderit se e kishte fshirë e-mailin, e ndërsa theksojnë se nuk e kanë të konfirmuar se ky njoftim i ka shkuar Seeeney.

Por në nëntori 2021, kur po hetohej McGonigal, 2 agjentë u shfaqën në derën e Guerrieros me fotografinë e ish zyrtarit të FBI dhe kryeministrit Edi Rama për të mësuar rreth marrëdhënies së tyre, por nuk dihet se cfarë i ka thënë.

Në rrëfimin e saj, kujtoi mëngjesin e tetorit 2017, Guerriero tregoi se vuri re diçka të pazakontë në dyshemenë e apartamentit të të dashurit të saj në Park Slope, Brooklyn, një çantë plot me 80 mijë dollarë.

Atje, pranë këpucëve të tij, ishte një qese që japin dyqanet e pijeve dhe brenda kishte tufa me kartëmonedha, prerje të mëdha.

“Nga dreqin vjen kjo?” pyeti ajo.

“Oh, të  kujtohet ajo loja e bejsbollit? Vura një bast dhe fitova” u përgjigj McGonigal, sipas kujtimeve të Guerriero.

Nuk dihet nëse këto para janë ato për të cilat flitet se i ka marrë nga biznesmeni shqiptar, ish agjenti i Inteligjencës Shqiptare, Agron Neza por sipas ‘Bussines Insider’, çantën plot me 80 mijë dollarë e mori më 5 tetor 2017 në një makinë të parkuar jashtë një restoranti. m.b/dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Shpërthim në një fabrikë çeliku, 17 punëtorë humbin jetën në Turqi
  • Zbardhet dëshmia e autorit të grabitjes së bankës në Tiranë: Lekët i lashë në kazino
  • E pazakontë në QSUT: Hiqet tumor 3.1 kilogramësh nga hunda e një 71-vjeçari
  • Transporti publik paralajmëron rritjen e çmimit të biletës nga 1 janari
  • Parisi pret Forumin e Paqes, i pranishëm edhe Rama, u prit një ditë më parë nga Macron

Komentet e Fundit

  1. ali baba me 40 hajdutet on Rikthimi im te “Mine Peza”: Si të arrestosh një gazetar / Rrëfimi i plotë i gazetarit holandez që u ndalua të shtunën në Tiranë
  2. I juaji Edi Rama on Serbia hap sirtarët e drejtësisë pas humbjes së Vuçiçit, hetime për korrupsion, dhunë dhe manipulim votash
  3. Edi on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  4. Edi on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  5. MeteH on Opozita i kërkon dorëheqjen, Hita shfaq fotot e efektivëve me kafkë të thyer. Debat i ashpër për “topin akustik” dhe Gogu-Veliaj

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?