Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Si ndikuan çmimet e larta në tkurrjen e konsumit të karburantit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Si ndikuan çmimet e larta në tkurrjen e konsumit të karburantit
AktualitetEkonomi

Si ndikuan çmimet e larta në tkurrjen e konsumit të karburantit

Published: March 21, 2023
Shpërndaje

Çmimet e larta të karburanteve vitin e kaluar duket se kanë tkurrur konsumin në produktet e naftës dhe benzinës, pasi buxheti i shtetit ka arkëtuar më pak të ardhura nga taksa e Qarkullimit Rrugor.

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, vitin e kaluar u arkëtuan 18,2 miliardë të ardhura nga kjo taksë me një rënie mbi 7 për qind në krahasim me vitin 2021 ku u grumbulluan 19.7 miliardë lekë.

Të ardhurat nga taksa e qarkullimit kanë një pozicion strategjik në të ardhurat tatimore pasi zënë gati 10% të totalit të arkëtimeve tatimore.

- Publicitet -

Taksa e qarkullimit mbi benzinën dhe gazoilin vilet në masën 27 lekë për litër për benzinën dhe 27 lekë për litër për gazoilin. Kjo taksë paguhet për sasinë e benzinës dhe të gazoilit të importuar apo të prodhuar në vend, me përjashtim të sasisë së benzinës dhe të gazoilit të prodhuar në vend, por të eksportuar jashtë territorit të Shqipërisë

Në vitin 2022, Ministria e Financave kishte programuar të vilte 23,4 miliard lekë nga taksa e qarkullimit, por janë arkëtuar 18.2 miliard lekë, me një mosrealizim në vlerë prej 5.2 miliard lekë ose 22.0% më pak. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021, të ardhurat ishin 1.5 miliard më pak.

Taksa e qarkullimit ka për qëllim të grumbullojë të ardhura nga përdoruesit e transportit dhe taksa vilet gjatë blerjes së karburantit, për çdo litër të konsumuar.

Fondet që grumbullohen nga tatimi janë shumë herë më të larta se buxheti vjetor për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve.

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave vitin e kaluar fondet e brendshme për infrastrukturën rrugore në të nijetin viti ishin rreth 16 miliardë lekë duke përfshirë mirëmbajtjen dhe ndërtimin e rrugëve.

Sakaq taksat që paguajnë shqiptarët për rrugët janë shumë herë më të larta se shpenzon qeveria për këtë sektor, por të raportohen edhe pagesat në traun e rrugës së Kombit.

Komisioni Europian nëpërmjet programit IPA ka dhënë konsulencë teknike për planin e mirëmbajtjes së rrugëve që po zbaton qeveria konstaton se shpenzimet buxhetore për mirëmbajtjen e rrjetit rrugor kombëtar janë më të ulëta se, pagesat e përdoruesve të mbledhura (taksat e akcizës së karburantit, taksat e karburantit të qarkullimit.

Pavarësisht taksave të larta, Shqipëria vuan nga një sistem transporti jo efecient për shkak të investimeve jo të planifikuara mirë. Ndërkohë që në periferi të vendit investimet në infrastrukturën rrugore janë rritur, qendra e vendit ka mbetur pa infrastrukture, ndërkohë që ka qarkullimin më të lartë në njerëz dhe automjete.

Monitor

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Objekte misterioze fluturojnë me shpejtësi mbi lagje të banuara, Pentagoni publikon dosje të reja mbi UFO-t
  • Horoskopi 8 Gusht 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për sot
  • Reshje shiu dhe temperatura të larta, si paraqitet moti sot
  • Dy arsyet pse Spanja ka luksin të sfidojë hapur SHBA-në dhe Evropën
  • Kur propaganda kthehet në boomerang: Mësimet nga disfata e Orban-it në Hungari

Komentet e Fundit

  1. 1 on Dy arsyet pse Spanja ka luksin të sfidojë hapur SHBA-në dhe Evropën
  2. Dashi on Dy arsyet pse Spanja ka luksin të sfidojë hapur SHBA-në dhe Evropën
  3. demo on Dy arsyet pse Spanja ka luksin të sfidojë hapur SHBA-në dhe Evropën
  4. E on Nismë për Referendum pas rreth 70 ditësh protestë: Kërkohet shfuqizimi i ligjit që cenon Zonat e Mbrojtura
  5. demo on Nismë për Referendum pas rreth 70 ditësh protestë: Kërkohet shfuqizimi i ligjit që cenon Zonat e Mbrojtura

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?