Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Si përfitohet zbritja / rimbursimi nga DIVA për shpenzimet arsimore
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Si përfitohet zbritja / rimbursimi nga DIVA për shpenzimet arsimore
AktualitetEkonomi

Si përfitohet zbritja / rimbursimi nga DIVA për shpenzimet arsimore

Published: May 7, 2025
Shpërndaje

Individët e punësuar dhe personat fizikë nga zbritja e shpenzimeve për arsimin e fëmijëve të moshës nën 18 vjeç nëpërmjet deklaratës vjetore të të ardhurave (DIVA) do të kenë mundësi të përfitojnë jo vetëm ulje tatimore, por edhe të kërkojnë rimbursim nga tatimet në rastet e tepricës kreditore.

Audituesi ligjor Julian Saraçi thotë se e drejta për përfitim rimbursimi bëhet për rastet kur të punësuarit dhe biznesi rezulton me tepricë kreditore.

“Në rastet kur pas dorëzimit të deklaratës në 31 mars 2026 (DIVA për të punësuarit ose deklarata e biznesit për personat fizikë) rezulton tepricë kreditore nga këto zbritje mund të kërkohet për rimbursim.

- Publicitet -

Sipas Nenit 75 të ligjit nr. 9920, nëse tatimpaguesi ka paguar më tepër tatim, administrata tatimore fillimisht përdor shumën e tepërt për të shlyer detyrime të tjera të papaguara.

Me miratimin me shkrim të tatimpaguesit, pjesa e mbetur ose i rimbursohet brenda 30 ditëve kalendarike ose kalohet për të mbuluar detyrimet e ardhshme”, shpjegon audituesi ligjor Julian Saraçi.

Ndërsa për sa i përket zbritjeve vjetore të shpenzimeve për arsimim në praktikë, kjo nënkupton që një familje me dy fëmijë të moshës nën 18 vjeç mund të përfitojë deri në 96,000 lekë zbritje për shpenzimet arsimore të fëmijëve dhe deri në 100,000 lekë për arsimin, nëse i plotëson kushtet që të ardhurat vjetore të jenë nën 1,2 milionë lekë, duke ulur ndjeshëm tatimin e përgjithshëm që duhet të paguajë.

Këto ndryshime vijnë si pjesë e Aktit Normativ nr. 7, datë 14.12.2023 të ligjit të ri “Për tatimin mbi të ardhurat”, i cili parashikon mbështetje fiskale për familjet përmes dy përfitimeve kryesore.

Sipas dispozitave të reja që hyjnë në fuqi më 1 janar 2025, përfitimet për individët do të jenë 48,000 lekë në vit zbritje nga baza tatimore për çdo fëmijë nën 18 vjeç, pa kufizim të të ardhurave; 100,000 lekë në vit zbritje për shpenzimet e dokumentuara për arsimimin e fëmijëve, por vetëm për individët me të ardhura vjetore nga punësimi më pak se 1,2 milion lekë.

Këto zbritje nuk do të aplikohen çdo muaj në pagë, por vetëm një herë në vit, kur plotësohet deklarata DIVA për të ardhurat personale.

Zbritjet do të bëhen përmes deklaratës vjetore DIVA, e cila dorëzohet për vitin tatimor 2025 deri më 31 mars 2026.

“Përveç zbritjeve standarde, parashikohet edhe një kompensim prej 48,000 lekësh për çdo fëmijë në ngarkim deri në 18 vjeç, si dhe deri në 100,000 lekë për shpenzimet e arsimit të fëmijëve, me kusht që të ardhurat vjetore të tatueshme të mos e kalojnë kufirin prej 1,2 milionë lekësh”, thotë audituesi ligjor Julian Saraçi.

Këto zbritje mund të kërkohen vetëm nga anëtari i familjes me të ardhura më të larta vjetore të tatueshme, përmes deklaratës vjetore të të ardhurave (për individët) ose deklaratës së tatimit mbi të ardhurat personale nga biznesi (për personat fizik). Për këtë kërkohen dokumente justifikuese, si certifikata familjare, kontrata me institucionet arsimore dhe faturat e pagesës.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • LETRA: Koordinatorët e protestës paraqesin 5 kërkesat edhe te ambasadorët: Mbështesni zgjidhjen paqësore
  • Tërmetet në Venezuelë vrasin 920 persona, në vend mbërrijnë ekipet ndërkombëtare të shpëtimit
  • Deputeti i gjelbër Mijatović: Larg duart nga Vjosë-Narta
  • Horoskopi për ditën e sotme, çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë
  • Temperatura përvëluese deri në 36 gradë Celsius, moti për sot

Komentet e Fundit

  1. K R on Gabimi fatal i Dritanit
  2. Vlora 97 on LETRA: Koordinatorët e protestës paraqesin 5 kërkesat edhe te ambasadorët: Mbështesni zgjidhjen paqësore
  3. Kokpalari 21 janarit on LETRA: Koordinatorët e protestës paraqesin 5 kërkesat edhe te ambasadorët: Mbështesni zgjidhjen paqësore
  4. K R on LETRA: Koordinatorët e protestës paraqesin 5 kërkesat edhe te ambasadorët: Mbështesni zgjidhjen paqësore
  5. nga Enveri tek Edveri on LETRA: Koordinatorët e protestës paraqesin 5 kërkesat edhe te ambasadorët: Mbështesni zgjidhjen paqësore

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?