Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Si të dallojmë shenjat e një goditjeje nga të nxehtët? Protokolli me 12 masat për të reduktuar ndërlikimet që vapa shkakton
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Si të dallojmë shenjat e një goditjeje nga të nxehtët? Protokolli me 12 masat për të reduktuar ndërlikimet që vapa shkakton
KryesoreShendetesi

Si të dallojmë shenjat e një goditjeje nga të nxehtët? Protokolli me 12 masat për të reduktuar ndërlikimet që vapa shkakton

Published: July 17, 2023
Shpërndaje

 

Janë të shumtë qytetarët e të gjitha grupmoshave, që gjatë ditëve të fundit po paraqiten në urgjencat mjekësore me komplikacione të ndryshme shëndetësore, si pasojë e të nxehtit ekstrem që ka mbërthyer vendin.

Rritja e temperaturave shton rrezikun për goditjet e të nxehtit, ndërlikimet e të cilave ndjehen më shumë tek të moshuarit, e veçanërisht tek ata që vuajnë nga sëmundje kronike të moshës, si hipertensioni, diabeti, ndërlikime të veshkave, etj.

- Publicitet -

Por, krahas të moshuarve edhe të vegjlit, si dhe grupe të tjera me imunitet të dobët janë mjaft të rrezikuara nga i nxehti.

Kundrejt rreziqeve të mëdha që mbartin temperaturat e larta, autoritetet shëndetësore kanë ndarë tashmë detyrat për kujdesin dhe gatishmërinë që duhet të tregojnë mjekët e familjes në poliklinika, si dhe ata specialistë në spitale, në trajtimin e urgjencave që paraqiten si pasojë e të nxehtit.

Duke qenë se edhe gjatë ditëve në vijim, temperaturat do vijojnë të jenë të larta, ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik tregojnë simptomat për të cilat duhet të kërkoni ndihmë të specializuar mjekësore. Simptomat e të nxehtit të tepërt manifestohen me ngërçet, edema, skuqje të lëkurës, goditje nga i nxehti, si dhe dehidratim.

“I nxehti mund ta rëndojë gjendjen e pacientëve që vuajnë nga hipertensioni, nga problemet e tjera të zemrës, diabetit, insuficencës renale (sëmundjes së veshkave), si dhe kategorive të tjera që përdorin ilaçe të caktuara, të cilat mund të përkeqësojnë efektet e goditjes së të nxehtit. Në çdo rast shenjat paralajmëruese që duhet të shihen me kujdes jo vetëm nga mjekët, por edhe vetë pacienti janë: zbehja, marramendja, të vjellat, pulsi i dobët, si dhe temperatura e trupit në rritje”, bëjnë me dije mjekët.

Sipas tyre, fëmijëve, ashtu si të rriturve, dielli u sjell përfitime të rëndësishme për humorin, sistemin imunitar, kockat dhe lëkurën, por duhet të dini se ekspozimi i pakujdesshëm dhe i papërgjegjshëm në diell i tyre mund të ketë pasoja negative, të tilla si djegie nga dielli dhe në një afat kohor më të gjatë, fillimin e tumoreve përfshirë melanomat. Ndaj rekomandohet që të bëhet kujdes dhe të mos ekspozoni fëmijët në diell deri në moshën gjashtë muaj. “Për të gjitha moshat përdorni kapele me strehë të gjerë dhe u lagni flokët shpesh, u vini syze dielli me filtra të veçantë mbrojtjeje, të certifikuar me markën CE, përshtatni produkte për fëmijët, kurrë mos përdorni produkte me faktorë mbrojtës më pak se 20, dhe në javën e parë të ekspozimit në diell përdorni produkte rezistente ndaj ujit dhe djersës me faktor mbrojtës jo më pak se 50. Gjithashtu rekomandohet përdorimi i rrobave të gjera prej pambuku ose liri.

Mjaft të shpeshta problemet e vapës janë edhe për moshat e reja. Për këto të fundit këshillohet që të shmanget dalja në orët e pikut të vapës, të mbrojnë dritaret nga dielli, të konsumojnë deri në dy litra ujë në ditë, lëngje frutash, tu japin përparësi ushqimeve të lehta dhe të ndara në porcione. Më tej këshillohet që të konsumohen fruta të bollshme dhe perime të freskëta. Dhomat duhet të freskohen, por jo me temperaturë më poshtë 25°C. Në vijim gjenden të detajuara edhe 10 këshillat e ISHP-së për të shmangur ndërlikimet e vapës në shëndet.

Ndërlikimet tek të sëmurët kronikë:

Gjendja shëndetësore e individëve që vuajnë nga sëmundjet kronike rëndohet si pasojë e dëmtimit të disa mekanizmave përshtatës ndaj temperaturave të larta: Të sëmurët kardiovaskularë kanë dëmtim të përgjigjes së termorregullimit, përgjigje të reduktuar të sistemit kardiovaskular dhe rrezik të lartë për trombozë koronare dhe cerebrale. Tek ata ndodhin ndryshime në funksionin e veshkave, të cilat mund të shkaktojnë çrregullime të ritmit të zemrës. Ata që vuajnë nga hipertensioni (HTA) mund të bëjnë një rënie të papritur të presionit arterial që mund të çojë në ishemi cerebrale.

Tek të sëmurët me diabet dhe sëmundje të tjera endokrine, rëndimi i gjendjes shëndetësore është i lidhur me çrregullimin e qarkullimit të gjakut në lëkurë, e cila mund të ndikojë në reduktimin e shpërndarjes së nxehtësisë. Gjithashtu, djersitja reduktohet dhe ndodhin ndryshime metabolike. Ndërsa tek individët me SPOK, astmë dhe bronkit kronik rëndohet gjendja shëndetësore sipas efektit të kombinuar midis temperaturës së lartë dhe ajrit të ndotur. Për shkak të hiperventilimit dhe të dispnesë këta të sëmurë kanë vështirësi në shpërndarjen e nxehtësisë, dhe dehidrimi pengon nxjerrjen e sekrecioneve nga rrugët e frymëmarrjes

Po ashtu edhe përdorimi i disa medikamenteve mund ta rëndojë gjendjen shëndetësore të të sëmurëve kronikë. Përshembull medikamentet antidepresive çrregullojnë aftësinë e trupit për të rregulluar temperaturën e trupit, antihistaminikët ndikojnë në aftësinë e trupit për t’u djersitur, dhe betabllokuesit që merren për të kontrolluar HTA-në ndikojnë në djersitjen e trupit.

 

Simptomat e goditjes nga i nxehti përfshijnë:

  • Temperaturë e lartë deri në 40 gradë
  • Puls i shpejtë
  • Përgjumje e pazakontë
  • Pështjellim
  • Bebe syri të zgjeruara
  • Të përziera dhe të vjella
  • Humbje të vetëdijes
  • Gojë e përtharë

Grupet më të rrezikuara ndaj temperaturave të larta janë:

  • Të moshuarit
  • Foshnjat dhe fëmijët e vegjël
  • Individët të cilët vuajnë nga sëmundje të ndryshme kronike
  • Gratë shtatzëna

 

Protokolli i 12 masave për parandalimin e dëmtimeve nga i nxehti

  1. Të evitohet ekspozimi në diell. Sidomos në pikun e temperaturave (nga ora 11:00 deri në 17:00). Nëse jeni në punë apo duhet të dilni patjetër, përdorni syze dielli, kapele të çelta dhe kremra me faktorë mbrojtës.
  2. Ambienti në të cilin jetoni apo punoni të jetë i freskët dhe i ajrosur mirë, nëpërmjet ajrit të kondicionuar, ventilatorëve ose nebulizatorëve për lagështimin e ajrit. Të vendosen perde të errëta sidomos në dritaret e ekspozuara ndaj rrezatimit diellor.
  3. Të pihen sa më shumë lëngje, kryesisht ujë (deri në 2 litra në ditë). Evitoni pijet shumë të ftohta, ato me gaz, me shumë sheqer dhe aditivë të tjerë.
  4. Të konsumohen vakte ushqimore të shpeshta, në sasi të vogla, të ftohta dhe me përbërës ushqimorë lehtësisht të tretshëm. Evitoni ushqimet e skuqura e me shumë yndyrë, ushqimet që tregtohen nga shitësit ambulantë, akulloret ambulante etj. Mos konsumoni ushqime që janë gatuar prej më shumë se 2 orësh dhe janë lënë në temperaturë ambienti, e të pa mbrojtura.
  5. Të vishen rroba të lehta, me ngjyra të hapura dhe prej pambuku ose linoje me qëllim thyerjen e rrezatimit UV.
  6. Për personat që përdorin terapi mbajtëse, të mos e ndërpresin apo ndryshojnë atë, pa u konsultuar me mjekun përkatës.
  7. Rekomandohen dushe të shpeshta me ujë të vakët dhe pa u tharë me peshqir.
  8. Gjithashtu evitoni apo pakësoni sforcimet fizike dhe sportet në orët e nxehta.
  9. Mos harroni se edhe në zonat malore rrezatimi diellor është shumë intensiv, ndaj duhet të përdorni njësoj masat mbrojtëse ndaj diellit. Merrni gjithnjë me vete kutinë e ndihmës së parë si edhe medikamente sipas këshillës së mjekut.
  10. Ruani medikamentet nga burimet e nxehtësisë dhe rrezet e drejtpërdrejta të diellit. Ruani në frigorifer ato ilaçe që kërkojnë temperatura jo më të larta se 25-30°C.
  11. Për kategoritë e rriskuara, edhe qëndrimi nën çadër pa masa mbrojtëse nuk rekomandohet, pasi ajri është tejet i thatë, i nxehtë dhe rrezet x të diellit e depërtojnë atë.
  12. Kujdes me nishanet, ato duhet të mos ekspozohen në diell, të mbrohen me kremra me faktorë të lartë mbrojtës 40-50.

 

 

 

 

p.k\dita

 

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Valë ekstreme i nxehti në Europë, alarm në 53 zona të Francës, temperaturat pritet të arrijnë deri në 40°C
  • Pavarësisht epërsisë numerike, Turqia humbi ndaj Paraguajit dhe u eliminua nga Botërori
  • Brazili gjen fitoren falë Cunhas dhe Vinicius, Haiti skuadra e parë e eliminuar nga Botërori
  • Shërbimet sekrete amerikane: Izraeli po përpiqet të sabotojë marrëveshjen SHBA-Iran
  • “Nuk e dua as si fanse”, përplasje mes Trump dhe Melonit, kryeministrja italiane i përgjigjet ashpër

Komentet e Fundit

  1. Kafshën time ma Përgojoni on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. Anonymous on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  3. Deda on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  4. Leka on “Nuk e dua as si fanse”, përplasje mes Trump dhe Melonit, kryeministrja italiane i përgjigjet ashpër
  5. FAZLLIQ-qires i familjes Berisha on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?