Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Si u përdor Egla Ceno nga krimi i organizuar për të sulmuar gazetarin Saimir Kodra: Kush qëndron pas orkestrimit mafioz?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > opinion > Si u përdor Egla Ceno nga krimi i organizuar për të sulmuar gazetarin Saimir Kodra: Kush qëndron pas orkestrimit mafioz?
opinionTelevizion

Si u përdor Egla Ceno nga krimi i organizuar për të sulmuar gazetarin Saimir Kodra: Kush qëndron pas orkestrimit mafioz?

Published: October 23, 2025
Shpërndaje

Ngjarja që nisi si një deklaratë emocionale brenda një reality show televiziv, ka rezultuar të ketë prapaskena shumë më të errëta dhe të organizuara.

Egla Ceno, ish-konkurente e “Big Brother VIP”, e cila publikisht akuzoi gazetarin dhe moderatorin Saimir Kodra për ngacmim 25 vite më parë, është dënuar nga Gjykata e Tiranës për shpifje, duke u shpallur fajtore për një akuzë që që në fillim ngriti shumë pikëpyetje në opinionin publik.

Por pas këtij dënimi, sipas burimeve të sigurta nga mjedise të drejtësisë dhe medias, del në pah një histori e frikshme manipulimi dhe përdorimi politik e kriminal, ku Egla Ceno rezulton të jetë instrument i krimit të organizuar për të sulmuar një gazetar që kishte guxuar të ekspozonte korrupsionin në sistemin gjyqësor shqiptar.

- Publicitet -

Sipas këtyre burimeve, Egla Ceno është takuar në qytetin e Elbasanit me gjyqtaren Pajtime Fetahu, e përfshirë në afera të rënda korrupsioni dhe e lidhur me struktura të krimit të organizuar, siç rezulton nga përgjimet dhe materialet e publikuara më parë nga media.

Në këtë takim, Ceno ka marrë porosi të drejtpërdrejtë nga gjyqtarja Fetahu për të sulmuar publikisht Saimir Kodrën, duke përfshirë në deklaratat e saj pretendime të rreme me karakter denigrues.

Qëllimi i këtij veprimi ishte hakmarrja ndaj gazetarit, i cili prej vitesh kishte investiguar rastet e korrupsionit të lidhura me emrin e Pajtime Fetahut; dosje ku dyshohet se ajo ka marrë ryshfet për lirimin e personave të dënuar për vepra të rënda.

Lidhja mes Eglës dhe gjyqtares është realizuar nga Helena Xhina, ish-deputete e Partisë Socialiste dhe ish-sekretare personale e Fetahut. Burime të afërta me këtë rreth pohojnë se Xhina ka qenë ndërmjetësja direkte që ka organizuar takimin dhe ka siguruar që Ceno të “aktivizohej” në sulmin publik ndaj gazetarit Kodra.

Ky detaj shpjegon pse deklarata e Eglës në “Big Brother” ishte e parapërgatitur dhe e koordinuar, jo një rrëfim spontan. Përmes një platforme televizive me ndikim të madh publik, synohej të goditej reputacioni i një gazetari investigativ; të përçohej frikë dhe të dërgohej një mesazh për çdo gazetar që guxon të ekspozojë korrupsionin në drejtësi.

Pas shpërthimit të deklaratës, Ceno mori një vëmendje të madhe publike. Por ndërsa publiku e pa si një histori emocionale, në prapaskenë kjo ishte një strategji e organizuar për manipulimin e opinionit publik.

Dënimi i Eglës nga gjykata për shpifje është një hap drejt së vërtetës, por ai nuk e mbyll historinë. Përkundrazi, ai hap një kapitull të ri:

Kush e përdori Egla Cenon dhe pse?

Kush i dha guximin të shpikte një ngjarje të paekzistente, dhe pse pikërisht në një moment kur në sistemin e drejtësisë po ekspozohen lidhjet e errëta midis gjyqtarëve dhe strukturave kriminale?

Në dritën e këtyre të dhënave, bëhet e qartë se Egla Ceno nuk ka vepruar vetëm. Ajo ka qenë vegël në duart e një grupi njerëzish me interesa të forta, që synonin të ndëshkonin një gazetar për investigimet e tij.

Dënimi i saj është vetëm maja e ajsbergut. Në sfond qëndron një mekanizëm shumë më i rrezikshëm: një drejtësi e kapur, ku gjyqtarë të korruptuar, lidhje politike dhe interesa kriminale bashkohen për të heshtur çdo zë që guxon të flasë.

Ky rast është një paralajmërim serioz se krimi nuk sulmon më vetëm me armë, por edhe me njerëz, mikrofonë dhe skena televizive – shkruan Pamfleti.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • PURCHASE OF TWO VEHICLES FOR FIRE MANAGEMENT, ENFORSA-SUPPLY-3
  • PS reagon pas deklaratës së Koçekut për Bajrat
  • Rasti Koçeku dhe Rama
  • Botërori 2026: Franca mposht Senegalin, Mbappe shkruan emrin në librat e artë të historisë
  • Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, ulet nafta dhe benzina

Komentet e Fundit

  1. K R on Marjana Koçeku është kërcënuar pas largimit nga PS? Postimi i pazakontë i deputetes, reagimi i Policisë dhe i Bajrave
  2. Qytetar on Marjana Koçeku është kërcënuar pas largimit nga PS? Postimi i pazakontë i deputetes, reagimi i Policisë dhe i Bajrave
  3. Gani USA on Marjana Koçeku është kërcënuar pas largimit nga PS? Postimi i pazakontë i deputetes, reagimi i Policisë dhe i Bajrave
  4. ¿? on Marjana Koçeku është kërcënuar pas largimit nga PS? Postimi i pazakontë i deputetes, reagimi i Policisë dhe i Bajrave
  5. Lumi Vlores on Marjana Koçeku është kërcënuar pas largimit nga PS? Postimi i pazakontë i deputetes, reagimi i Policisë dhe i Bajrave

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?