Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sindroma e “syrit të thatë”, çfarë është dhe kush rrezikon të preket më tepër?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Sindroma e “syrit të thatë”, çfarë është dhe kush rrezikon të preket më tepër?
Lajmi i funditShendetesi

Sindroma e “syrit të thatë”, çfarë është dhe kush rrezikon të preket më tepër?

Published: March 16, 2023
Shpërndaje

 

Sindroma e syrit të thatë është një gjendje që shkaktohet nga mungesa kronike e lubrifikimit dhe lagështisë në sipërfaqen e syrit. Pasojat e kësaj gjendjeje mund të variojnë nga një acarim i lehtë, por i vazhdueshëm i syve, deri në inflamacion (infeksion) të shprehur.

Të dhënat e raportuara nga strukturat shëndetësore tregojnë se ky sindrom prek më shumë femrat në krahasim me meshkujt. Mosha më e zakonshme në të cilat shfaqet ky problem është mbi 40 vjeç.

- Publicitet -

Përveç ndikimit  në  shëndetin e syve, ky problem mund të shkaktojë përkeqësim të mirëqenies së përgjithshme, të shëndetit emocional, si edhe të funksionimit social.

Sindromi i syrit të thatë është një çrregullim mjaft i zakonshëm që rezulton së pari nga zvogëlimi i prodhimit të lotit, nga avullimi i tepruar i lotit, apo edhe anomali të prodhimit të mukusit dhe lipideve që pengojnë avullimin e lotit.

Prodhimi i dobët i lotit nga gjëndrat e lotit mund të jetë rezultat i moshës, ndryshimeve hormonale ose sëmundjeve të ndryshme autoimune, si për shembull artriti reumatoid, lupusi eritematoz sistemik, morbus Sjorgen.

Medikamente të ndryshme kur përdoren për periudha të gjata, të tilla, si: kontraceptivët oralë, medikamentet antidepresive, antihistaminikët, mund të ndikojnë në zvogëlimin e prodhimit të lotit. Nëse qepallat nuk mbyllen plotësisht, sytë mund të thahen si rezultat I avullimit të lotit. Disa kushte shëndetësore si për shembull paraliza e quajtur Bell, e bëjnë të vështirë mbylljen e syve duke rritur mundësinë e avullimit të lotit.

Mund të ndodhë gjithashtu prodhimi jonormal i mukusit nga konjuktiva (shtresa e bardhë e syve). Kjo mund të ndodhë nga djegiet kimike ose për shkak të sëmundjeve të ndryshme autoimune. Ky prodhim jonormal çon në përhapjen e dobët të lotëve mbi sipërfaqen e syrit. Sipërfaqja e syrit mund të thahet dhe madje të dëmtohet në këto raste edhe përkundër sasisë së mjaftueshme të lotëve. Në qepalla ndodhen gjëndra specifike yndyrore që prodhojnë lipidet (yndyrat, vajra) e nevojshme, të cilat edhe këto si mukusi mbrojnë sipërfaqen e syve dhe pengojnë avullimin e lotëve. Nëse këto gjëndra bllokohen ose infektohen, atëherë nuk do të kemi lipide mjaftueshëm, pra edhe loti do të avullojë e më shpejt dhe mbrojtja e syve do të jetë më e dobët.

Lidhur me simptomat, pacienti mund të përjetojë në këto raste një ndjenjë gërvishtjeje, djegie, kruajte, skuqje të syve (konjuktiviti), vizion të paqartë, ndjesinë e trupit të huaj në sy, apo edhe ndjeshmëri ndaj dritës. Këto simptoma, duket së përkeqësohen më tepër në klimë të thatë e me erë, në temperatura të larta dhe lagështi më të ulët. Simptomat mund të përkeqësohen gjithashtu edhe me përdorimin e zgjatur të syve (leximi, televizioni, kompjuteri).

Ky problem duhet trajtuar nga mjekët okulistë që bëjnë vlerësimin individual të situatës shëndetësore dhe përcaktojnë mjekimin e duhur që duhet të merrni. Për të shmangur rëndimin e gjendjes, nuk duhet që të abuzoni me marrjen e qetësuesve pa këshillën e mjekut specialist.

p.k/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Momenti kur dhunohet kamerieri nga pronarët e hotelit në Golem, i riu: Kërkova pagën
  • Vdekja e gruas shtatzënë, nis procedimi penal për tre mjekët në maternitetin e Pogradecit
  • Jep dorëheqjen Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Tiranë, Veliaj rikthen Alban Dokushin
  • Gazetarët kundërshtojnë hyrjen në fuqi të rregullores kufizuese të GJKKO-së
  • Kafshët e Kopshtit Zoologjik të Tiranës përballen me vapën ekstreme

Komentet e Fundit

  1. Detari on Nën hijen e Beratit: Beteja për mbijetesë e bashkive të Dimalit dhe Poliçanit
  2. Antiturk on LVV dhe LDK pajtohen që Bekim Sejdiu të jetë kandidat për president
  3. demo on Gjendet e vdekur ish e dashura e Charles McGonigal, zbuloi aktivitetet e paligjshme të ish-zyrtarit të FBI
  4. Dashi on Mosmarrëveshja e vjetër në Egje po hyn në një fazë të re tensioni
  5. aqif kapertoni on Gjendet e vdekur ish e dashura e Charles McGonigal, zbuloi aktivitetet e paligjshme të ish-zyrtarit të FBI

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?