Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sindromi i “supit të ngrirë”, çfarë është dhe kush rrezikon më tepër?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Sindromi i “supit të ngrirë”, çfarë është dhe kush rrezikon më tepër?
AktualitetShendetesi

Sindromi i “supit të ngrirë”, çfarë është dhe kush rrezikon më tepër?

Published: April 28, 2023
Shpërndaje

 

Sindromi i “supit të ngrirë” është një gjendje ku zakonisht njëra nga shpatullat bëhet e dhimbshme dhe e ngurtë në lëvizje.

Lëvizjet e shpatullave bëhen përgjithësisht të reduktuara dhe nganjëherë plotësisht të ngurta. E gjithë kjo mendohet të jetë për shkak të formës së “dhëmbëzave” që formohen në kapsulën (mbështjellësen) e shpatullave. Kjo situatë mund të zgjasë dy, deri në tre vjet.

- Publicitet -

Më së shpeshti kjo sëmundje ndodh rreth moshës 40-65 vjeç dhe është më e zakonshme te gratë, se sa te burrat. Gjithashtu më të ndjeshëm janë personat që vuajnë nga diabeti, gjëndrat tiroide, apo edhe sëmundje të tjera kronike. Duhet theksuar se sindromi i supit të ngrirë nuk është shprehje e inflamacionit të supit (artritit) dhe gjatë kësaj kohe nuk preken nyje të tjera artikulare.

Shkaku se pse ndodh ky sindrom nuk është ende plotësisht i qartë. Dihet vetëm që në këto raste kemi trashje të kapsulës artikulare. Kapsula është një ind i hollë që mbulon dhe mbron shpatullën. Arsye të ndryshme shkaktojnë trashjen e kapsulës duke u shoqëruar me kuadrin e plotë klinik të këtij sindromi, të cilin e përshkruam më lart.

Simptomat tipike janë dhimbja, ngurtësia dhe kufizimi i diapazonit të lëvizjeve të supit. Simptomat zakonisht kalojnë në tre faza.

Faza e parë është ajo e dhimbjes, që përbën edhe simptomën e parë të këtij problemi. Zakonisht dhimbja është më e keqe gjatë natës, si edhe kur shtrihemi në anën e prekur.

Faza e dytë është faza e ngrirjes dhe që zgjat 4-12 muaj. Dhimbjet në këtë fazë lehtësohen gradualisht por ngurtësimi dhe kufizimi i lëvizjeve persistojnë akoma por edhe mund të përkeqësohen.

Faza e tretë, ose “shkrirja“ është faza e rimëkëmbjes. Kjo fazë zgjat zakonisht një deri në tre vjet. Dhimbjet dhe ngurtësimi shkojnë gradualisht, po ashtu edhe lëvizjet kthehen gradualisht drejt normales. Simptomat klinike shpesh cenojnë aktivitetin e përditshëm jetësor si veshjen, ushqyerjen, ngarjen e makinës apo edhe punë të ndryshme. Simptomat në përgjithësi zgjasin rreth 2-3 vjet dhe në një pakicë të rasteve mund të zgjasin edhe disa vite.

Në përcaktimin e diagnozës ka rëndësi përjashtimi i shkaqeve të tjera që kanë simptoma të ngjashme. Për këtë ndihmojnë ekzaminimet klinike, laboratorike dhe radiologjike sipas udhëzimeve të mjekut specialist.

 

 

p.k\dita 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Stuhi e fortë në Ksamil: Era merr përpara çadrat, rrugët përmbyten
  • Punëtorët gjejnë thesarin e murosur gjatë rinovimit të ndërtesës
  • Kosova u del në krah, ministri Maqedonci: Jemi të gatshëm për të ndihmuar Shqipërinë dhe Malin e Zi me zjarret
  • Tragjedia në Lushnjë, zbulohen emrat e dy motrave që humbën jetën nga aksidenti i rëndë
  • Maroku heq vizat për shqiptarët, vendimi hyn në fuqi nesër

Komentet e Fundit

  1. K R on Nga tryezat e institucioneve të larta, te prangat në kufi: Kush është Fehim Sali, mësuesi që spiunonte për shërbimin sekret serb
  2. Aldo on Nga tryezat e institucioneve të larta, te prangat në kufi: Kush është Fehim Sali, mësuesi që spiunonte për shërbimin sekret serb
  3. Cuni i Vuk Karaxhicit , Dobicit nga Vicidoli on Nga tryezat e institucioneve të larta, te prangat në kufi: Kush është Fehim Sali, mësuesi që spiunonte për shërbimin sekret serb
  4. Detari on Nga tryezat e institucioneve të larta, te prangat në kufi: Kush është Fehim Sali, mësuesi që spiunonte për shërbimin sekret serb
  5. demo on Nga tryezat e institucioneve të larta, te prangat në kufi: Kush është Fehim Sali, mësuesi që spiunonte për shërbimin sekret serb

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?