Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sistemet e emigracionit dhe azilit, BE i jep Shqipërisë 10 milionë euro
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Sistemet e emigracionit dhe azilit, BE i jep Shqipërisë 10 milionë euro
AktualitetPolitike

Sistemet e emigracionit dhe azilit, BE i jep Shqipërisë 10 milionë euro

Published: June 19, 2025
Shpërndaje

Bashkimi Evropian kërkon nga Shqipëria rritjen e kapaciteteve dhe koordinimin mes institucioneve për të menaxhuar migracionin dhe azilin në vend. Shqipëria kohët e fundit po përballet me fluksin në rritje të emigrantëve ilegalë.

Referuar statistikave përgjatë 2018 deri në 2023 janë regjistruar afro 44 mijë hyrje të parregullta, emigrantë kryesisht nga vendet e Lindjes së Mesme dhe nga Afrika e Veriut. Nisur nga këto problematika, në Tiranë u prezantua projekti “EU 4 Migration”, i cili synon rritjen e kapaciteteve dhe përmirësimin e sigurisë kufitare.

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, gjatë prezantimit të projektit “EU 4 Migration” tha se forcimi i kapaciteteve është i nevojshëm, pasi emigracioni është sfidë e përbashkët me vendet evropiane. “Projekti ynë i ri, ‘BE për migracionin’, do ta mbështesë Shqipërinë në forcimin e sistemeve dhe kapaciteteve të saj në këtë fushë, në përputhje me strategjitë e menaxhimit të migracionit, si të Shqipërisë ashtu edhe të BE-së. Reformat në këtë fushë do të ndihmojnë gjithashtu për çuarjen përpara të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe, në fund të fundit, në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE”, – deklaroi ambasadori Gonzato.

- Publicitet -

Me një buxhet prej 10 milionë eurosh të siguruar nga BE-ja, kjo nismë katërvjeçare synon të mbështesë Shqipërinë në forcimin e sistemeve të saj të menaxhimit të migracionit dhe azilit, në përputhje me standardet e BE-së dhe ato ndërkombëtare. Projekti “EU 4 Migration” do të mbështesë procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe përafrimin me acquis të BE-së, duke kontribuar drejtpërdrejt në reformat për Kapitullin 24 –Drejtësi, Liri dhe Siguri. Shqipëria, ndërkohë, ka hartuar dhe strategjinë kombëtare për migracionin 2024–2030 që synon menaxhim më të lartë të kufijve, sistemeve të azilit dhe zgjidhjeve të qëndrueshme të migracionit.

Kreu i delegacionit të BE-së, Silvio Gonzato, theksoi se ky projekt është një nga pikat kyçe në procesin e integrimit në BE. “Ky projekt do të ndihmojë gjithashtu në mbështetjen e përpjekjeve të Shqipërisë për të shënuar përparim në procesin e anëtarësimit. Është e rëndësishme që aktivitetet e këtij projekti të marrin përparësi. Mbështesim objektivat specifike që burojnë nga negociatat e anëtarësimit, në mënyrë që të arrihet progres urgjent”, – tha Gonzato.

Nga ana tjetër, zv.ministri i Brendshëm u ndal në pikat ku do fokusohet ky projekt. “Fokusi do të jetë të ngritja e kapaciteteve operacionale për flukset emigratore, zhvillimin e mekanizmave të koordinuar për parandalimin në raste të rritje të flukseve. Ky projekt do të kontribuojë edhe në rritjen e kapaciteteve që lidhet me luftën kundër kontrabandimit të emigrantëve”, – tha Besfort Lamallar, zv. ministri i Brendshëm. Ndërkohë për parandalimin e kalimit ilegal të kufirit, Shqipëria vijon bashkëpunimin me FRONTEX, por me situatat për shkak të luftërave në Lindjen e Mesme, kjo mund të ndikojë në rritjen e fluksit te emigrantëve drejt Shqipërisë, që kryesisht e përdorin si korridor për të kaluar drejt Europës.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Aksioni në burgun e Fierit, tlefoni që u gjet jashtë qelisë i dërgohet SPAK-ut
  • VIDEO / Eurodeputetja flet sërish për protestën: Po na mësoni shumë, do të jem me ju në shesh
  • Pse Evropa Qendrore nuk është e përgatitur për valën e të nxehtit që po afron
  • Rama për median italiane: Sillni prova për akuzat ndaj projektit në Zvërnec, nuk kemi firmosur asnjë marrëveshje
  • AKU reagon pas helmimit për të dytën herë të 60 studentëve të Akademisë së Sigurisë, ndërpritet aktiviteti i kompanisë

Komentet e Fundit

  1. ANA on HISTORI: Kryekomandanti me origjinë shqiptare që ka mbiemrin më të njohur por edhe më të çuditshëm në Greqi
  2. Vl on HISTORI: Kryekomandanti me origjinë shqiptare që ka mbiemrin më të njohur por edhe më të çuditshëm në Greqi
  3. Vl on Rama për median italiane: Sillni prova për akuzat ndaj projektit në Zvërnec, nuk kemi firmosur asnjë marrëveshje
  4. tio on VIDEO / Eurodeputetja flet sërish për protestën: Po na mësoni shumë, do të jem me ju në shesh
  5. ¿? on 83 mandate nuk janë tapi pronësie mbi Republikën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?