Një ngjarje skandaloze ndodhi në Greqi, me portierin e skuadrës së Volos, Boris Kleiman. Ky i fundit teksa ishte në një bar me miqtë e tij, në orët e para të mëngjesit të 11 prillit, mendoi t’i afrohej një grupi studentësh që kishin shkuar në Greqi për pushime. Portieri u njoh me një vajzë minorene nga Belgjika, e cila edhe për shkak të konsumimit të alkoolit u afrua më shumë seç duhej me Kleiman. Por në momentin që portieri kërkoi më shumë, vajza reagoi dhe e refuzoi afrimitetin me të. Në këtë moment, Kleiman përdori forcën dhe abuzoi seksualisht me minorenen. Miqtë e vajzës që kuptuan se çfarë ndodhi, lajmëruan menjëherë policinë. 33-vjeçari u shoqërua për në komisiarat ku u identifikua nga viktima. Gjatë arrestimit portierit iu gjet edhe lëndë narkotike, e cila iu konfiskua menjëherë, ndërsa pritet që ditët në vijim pritet të merret edhe një vendim nga ana e Prokurorisë së Athinës. Ndërkohë, edhe klubi i Volos ka marrë masa, duke e përjashtuar nga skuadra Keiman.
