Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Skandali vijon, Këlliçi përfitoi dhjetëra rroga pa diplomë, nisi punë drejtor në 2009, MAS ia njohu në 2010
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Skandali vijon, Këlliçi përfitoi dhjetëra rroga pa diplomë, nisi punë drejtor në 2009, MAS ia njohu në 2010
KryesorePolitike

Skandali vijon, Këlliçi përfitoi dhjetëra rroga pa diplomë, nisi punë drejtor në 2009, MAS ia njohu në 2010

Published: April 29, 2023
Shpërndaje

Gënjeshtrat mbi diplomës së shkollës së mesme, duke manipuluar fillimisht universitetin amerikan “Coppin University” dhe më pas duke mashtruar edhe institucionet shqiptare, që i kanë bërë njohjen e diplomës Bachelor si po ishte Master shkencore, ngre pikëpyetje të shumta edhe mbi punësimin e Belind Kelliçit në Shqipëri pas kthimit nga SHBA.

Duke iu referuar CV-së zyrtare të tij, të publikuar nga vetë Këlliçi, menjëherë pas kthimit nga Amerika, kandidati i dyshes Berisha-Meta deklaron se ka filluar punë si drejtor në Agjencinë Kombëtare të Turizmit (2009-2011), kohë që përkon me drejtimin e qeverisë nga Sali Berisha. (shih faksimile).

CV zyrtare që Kelliçi ka depozituar me formularin e dekriminalizimit

Por, për t’u punësuar në këtë pozicion në 2009, Këlliçi e ka pasur detyrim ligjor që të depozitonte edhe diplomën e njehsuar të shkollës së lartë të marrë në SHBA. Gjë të cilën nuk e ka bërë sepse një dokument i Ministrisë së Arsimit, që publikuam disa ditë më parë, vërtetoi se njehsimi i diplomës së tij është bërë vetëm në vitin 2010, pra gati një vit e gjysmë pasi Belind Këlliçi kishte filluar punë në shtet. (shih faksimile)

- Publicitet -
Njësimi i diplomës në 2010

Pas skandalit për mungesën e diplomës së shkollës së mesme, ky është një tjetër skandal i rëndë dhe me pasoja për Këlliçin, pasi ngre pikëpyetje të shumta se mbi çfarë kriteresh Belind Këlliçi është pranuar në punë nga një institucion shqiptar pa pasur diplomë të njehsuar sipas ligjit shqiptar, dhe aq më tepër në një pozicion drejtues, si Drejtor i Agjencisë Kombëtare të Turizmit.

Kjo është një shkelje ligjore sepse Këlliçi ka përfituar padrejtësisht rrogën si Drejtor, për një vit e gjysmë, pa pasur diplomën përkatëse që duhet për një pozicion të tillë, duke i bërë dëm ekonomik shtetit shqiptar. Pas publikimit të këtij fakti të rëndë, Këlliçi është i detyruar që të kthejë paratë që ka përfituar si rrogë nga shteti shqiptar si drejtor, gjatë periudhës kur ai ka punuar në administratë pa pasur diplomë të njehsuar. Përveçse ka mashtruar sërish, paratë që ka përfituar në këtë periudhë janë në kundërshtim me ligjin, pasi Këlliçi nuk mund ta ushtronte detyrën e drejtorit të Agjencisë Kombëtare të Turizmit, pa diplomën përkatëse.

Nga ana tjetër, punësimi i tij si Drejtor menjëherë pas kthimit nga SHBA dhe pa asnjë eksperiencë tjetër pune, as në administratë dhe askund tjetër, ngre dyshime shumë të forta se drejtuesit e Ministrisë së Turizmit e kanë bërë njërin sy qorr, duke e punësuar Këlliçin pa diplomë të njehsuar sipas ligjit. Një praktikë nepotike, e cila ka qenë shumë e përhapur në kohën kur qeveria drejtohej nga Sali Berisha.

Mirëpo, të gjitha punësimet e tij nga 2009 e këtej duket se kanë qenë të planifikuara dhe pa ndonjë meritë konkrete, por thjesht disa emërime nepotike të diktuara “nga lart”. Njësoj ka ndodhur më pas edhe në Bashkinë e Tiranës, kur drejtohej nga Lulzim Basha në vitet 2011-2015, ku Këlliçi është emëruar në rolin e drejtorit të Rinisë.

Po të shohësh historikun e tij, eksperienca në punë e Këlliçit është vetëm si i emëruar nëpër pozicione komode të administratës shtetërore dhe asgjë tjetër. E njëjta gjë ka ndodhur edhe tani, kur çifti Meta-Berisha e morën dhe e kandiduan për Bashkinë e Tiranës, pa ndonjë meritë reale. Diçka që të kujton Lulzim Bashën e vitit 2011, ku po i njëjti çift e katapultuan në bashki.

Skandali me njehsimin e diplomës

Edhe njehsimi i diplomës së Këlliçit pa kryer më parë të plotë shkollën e mesme në vitin 2010, gjatë qeverisjes së Berishës, është një shkelje flagrante dhe e rëndë e ligjit, pasi njësimi i diplomës është bërë në premisa të rreme. Ndërkohë, Ministria e Arsimit, siç tregohet nga shkresa e kthimit të përgjigjes nëse Këlliçi e kishte kryer Maturën Shtetërore të vitit 2006, ka qenë në dijeni të faktit se ai nuk e kishte përfunduar shkollën e mesme.

Po ashtu, edhe Belind Këlliçi e ka ditur se për të kryer me sukses njësimin e diplomës sipas ligjit shqiptar, duhet detyrimisht të kishte përfunduar shkollën e mesme. Kjo provon qartë që ai ka gënjyer me dijeni të plotë se ka shkelur ligjin dhe etikën. Pas këtyre fakteve të reja, njësimi i diplomës së shkollës së lartë të Këlliçit pa pasur më parë atë të shkollës së mesme, ngre pikëpyetje të shumta mbi kriteret e punësimit të Belind Këlliçit edhe në administratën shtetërore./shqiptarja.com

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Pengimi i arrestimit të Ballukut, kreu i SPAK: Dëmton hetimin, imuniteti nuk duhet të ekzistojë fare
  • Dokumenti: Qeveria po heq Sazanin nga administrimi i Ministrisë së Mbrojtjes, 90 përqind e ishullit do t’i kalojë Kushnerit
  • 03 korrik 2026
  • Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  • Gjyqtarja e Kushtetueses: Arresti ndaj Erion Veliajt nuk është mbështetur në prova të mjaftueshme dhe konkrete

Komentet e Fundit

  1. Tour on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  2. Qazim Mulleti on INVESTIGIM | “Harta e Kuqe” që fshin një fshat: Si po mbytet turizmi familjar i Manastirit nën vilat e “Investitorëve Strategjikë”
  3. altin on Kur KM poston mesazh ku protestuesit quhen “racë derri që duan pushtet”
  4. Moj kasolle.... on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  5. VLONJATI on Dokumenti: Qeveria po heq Sazanin nga administrimi i Ministrisë së Mbrojtjes, 90 përqind e ishullit do t’i kalojë Kushnerit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?