Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Skënderbeu dhe Dinamo rikthehen në elitë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Skënderbeu dhe Dinamo rikthehen në elitë
AktualitetSport

Skënderbeu dhe Dinamo rikthehen në elitë

Published: April 23, 2023
Shpërndaje

Skënderbeu mposhti në transfertën e Cërrikut, Turbinën me shifrat 0-4. Një sukses që rikthen pas vetëm një sezoni në elitë skuadrën korçare duke qenë se kur kanë mbetur edhe dy javë nga fundi i kampionatit, bardhekuqtë janë në vend të parë me 48 pikë, katër më shumë se Dinamo e vendit të dytë dhe tetë më shumë se Flamurtari i vendit të tretë. Golat për Skënderbeun u shënuan nga Liço në pjesën e parë dhe më pas tre të tjerë në fraksionin e dytë. Dy prej të cilëve mbajnë firmën e sulmuesit 19-vjeçar Abubakari ndërsa një tjetër u shënua nga Abdul. Tashmë, në dy javët e mbetura, korçarët do të mundohen të blindojnë vendin e parë të renditjes.Ndërkohë, Dinamo u mposht në Lushnje nga vendasit me shifrat 2-1, por sigurojnë gjithashtu rikthimin në Superiore. Vendasit kaluan të parët në avantazh me anë të Cankës ndërsa në fraksionin e dytë, Prodani barazoi rezultatin. Kur u duk se sfida do të mbyllej në barazim, Canka gjeti edhe njëherë tjetër rrugën e rrjetës duke i dhuruar fitoren lagunarëve.

Pas këtij rezultati, Dinamo mbeti në vend të dytë në kuotën e 44 pikëve, katër më shumë se Flamurtari i vendit të tretë. Por, me tre pikët e garantuara në javën pasardhëse duke qenë se kalendari i rezervon përballjen me Tërbunin e skualifikuar nga gara, kryeqytetasit festojnë rikthimin në Superiore. Sakaq, Lushnja ngjitet në kuotën e 31 pikëve në vend të nëntë. Nga ana tjetër, Flamurtari u mposht në shtëpi përballë Tomorit me shifrat 0-1. Goli vendimtar u shënua nga Hida teksa për kuqezinjtë është një humbje që djeg teksa tashmë një vend për Superioren do ta kërkojnë vetëm nëpërmjet Play-Off, zonën e  të cilit e kanë siguruar matematikisht.  Në ndeshjet e tjera, Korabi barazoi 0-0 me Burrelin, Oriku fitoi 1-0 në transfertë ndaj Besës ndërsa Apolonia mposhti 3-1 Besëlidhjen.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Vdes 87-vjeçarja që u bë simbol i protestave në Spanjë
  • Eurodeputetët marrin deri në 18 mijë euro në muaj, të Majtët në Parlamentin Europian kërkojnë përgjysmimin e pagave
  • “O hajdut!” – I riu godet me vezë makinën e Edi Ramës, policia i vihet pas (VIDEO)
  • Incident në studiot e Channel 5, Edi Rama braktis intervistën me gazetarin amerikan
  • ​”Nuk patën as guxim, as dëshirë!” SPAK pezulloi dosjen Berisha, reagon Haklaj: UDB shkatërroi vendin nëpërmjet tij

Komentet e Fundit

  1. Regjimet si Diktatura me kozmetike on Protesta dhe sovraniteti i sheshit: Përse nesër qytetarët duhet ta mbajnë Berishën larg tyre
  2. Kuptove?! on Protesta dhe sovraniteti i sheshit: Përse nesër qytetarët duhet ta mbajnë Berishën larg tyre
  3. Xha Teme Analisti on INTERVISTË / 15 vite provë? Ish-kryenegociatori Mazi: Ose je anëtar i BE ose nuk je. Mbyllje 30 kapituj në dy vjet, fantazi zgjedhore
  4. katarakti on INTERVISTË / 15 vite provë? Ish-kryenegociatori Mazi: Ose je anëtar i BE ose nuk je. Mbyllje 30 kapituj në dy vjet, fantazi zgjedhore
  5. nastradini on Dje, dita më e rëndë e karrierës sime, por Kosova fitoi

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?