Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sky News: Bashkëpunimi politik Shqipëri–Angli, inekzistent
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Sky News: Bashkëpunimi politik Shqipëri–Angli, inekzistent
Kronike

Sky News: Bashkëpunimi politik Shqipëri–Angli, inekzistent

Published: April 15, 2026
Shpërndaje

Në një intervistë ekskluzive për Sky News UK, pas analizës lidhur me ngjarjet e fundit kriminale nga grupet e strukturuara shqiptare në Angli, Drejtori i programit European Law LLM në Londër, Dr Andi Hoxhaj OBE, ka ngritur shqetësimin për boshllëqet serioze në qasjen politike mes Shqipërisë dhe Britanisë.

Sipas analizës së paraqitur, pas deklaratave publike dhe paraqitjes së jashtme të bashkëpunimit institucional, fshihen strategji joefektive dhe pasoja që nuk godasin vetëm krimin e organizuar, por edhe shqiptarët e ndershëm që jetojnë e punojnë në Mbretërinë e Bashkuar.

Ky është një sinjal i rëndë, sepse tregon se problemi nuk qëndron vetëm te grupet kriminale, por edhe te mënyra se si shtetet kanë zgjedhur ta menaxhojnë politikisht fenomenin e emigrimit.

- Publicitet -

Në intervistë theksohet edhe fakti se për shqiptarët është shumë e vështirë të hyjnë në Mbretërinë e Bashkuar për shkak të regjimit të vizave, por edhe për shkak të statusit ligjor që mund të sigurojnë. Si pasojë, një pjesë e madhe përfundojnë nën radar dhe, duke pasur shumë pak mundësi për të punuar ligjërisht, përfshihen në rrjete të krimit të organizuar.

Po ashtu, u nënvizua se rrjetet kriminale shqiptare në Britani janë tepër të vështira për t’u depërtuar, pasi operojnë mbi lidhje të ngushta familjare, çka i bën të favorizuara përballë hetimeve klasike.

Sot realiteti është edhe më i ndërlikuar kur kjo çështje lexohet në sfondin e lëvizjes masive të shqiptarëve drejt Britanisë në vitet e fundit. Sipas statistikave zyrtare nga prestigjozja britanike Sky News, shqiptarët ishin kombësia kryesore e evidentuar në mbërritjet me gomone në vitin 2022, me mbi 12 mijë raste, ndërsa kërkesat për azil nga shtetas shqiptarë arritën në 16,115 në vitin që mbyllej në shtator 2022.

Më pas, pas marrëveshjes dhe masave të ndërmarra mes dy vendeve, këto shifra ranë ndjeshëm: mbërritjet me gomone zbritën në 559 në vitin që mbyllej në shtator 2024 dhe kërkesat për azil nga shqiptarët ranë me 82% krahasuar me kulmin e vitit 2022.

Këto të dhëna tregojnë se çështja shqiptare ka qenë për disa vite në qendër të debatit britanik për migracionin e paligjshëm dhe sigurinë kufitare. Pikërisht për këtë arsye, çdo dështim në gjuhën politike, në koordinimin diplomatik apo në ndarjen e qartë mes krimit dhe emigracionit të zakonshëm, rrezikon të prodhojë pasoja më të gjera sesa vetë fenomeni kriminal.

Çështjet diplomatike mes dy vendeve dëmtojnë njëkohësisht luftën kundër krimit dhe imazhin e mijëra shqiptarëve të ndershëm në Mbretërinë e Bashkuar.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Zgjedhjet në Izrael: Sondazhet e parë sinjalizojnë garë të ngushtë, asnjë fitues i qartë në horizont
  • Ndryshimet në Paketën Fiskale do ta lehtësojnë apo do ta shtrenjtojnë edhe më tej koston e jetesës në Shqipëri?
  • Nga TVSH për ushqimet te taksimi i ri i pagave, të gjitha ndryshimet në Paketën Fiskale 2027
  • Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  • Votimet në Izrael, shënohet pjesëmarrja më e lartë në 50 vjet, pritet rezultat i ngushtë

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  2. Laku on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  3. Jorgaq Kacani on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  4. demo on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  5. Primitivi adhuron on ​Vala e komenteve në rrjetet sociale të Ramës tregon që zemërimi dhe revolta janë masive, pavarësisht nëse e shtyp apo jo me dhunë protestën në rrugë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?