Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Socialistët rrëzojnë kërkesën e Sali Berishës për interpelancë urgjente me Ramën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Socialistët rrëzojnë kërkesën e Sali Berishës për interpelancë urgjente me Ramën
Lajmi i funditPolitike

Socialistët rrëzojnë kërkesën e Sali Berishës për interpelancë urgjente me Ramën

Published: June 12, 2024
Shpërndaje

Kuvendi ka rrëzuar kërkesën e kryetarit të Partisë Demorkatike, Sali Berisha për një interpelancë të jashtëzakonshme me kryeministrin Edi Rama. Kërkesa është refuzuar me argumentin se “cënojnë nderin, jetën private apo personalitetin e një individi apo institucioni”.

“Nuk ia ka dhënë gjykata të drejtën zotërinë në fjalë. Dihet botërisht se Berishës i është ndaluar pjesëmarrja në parlament me vendim gjykate. Nuk vendos kuvendi dhe as nuk vendosni as ju. Kjo intereplancë paraqet çështje që nuk janë në përgjegjësi të këshillit të ministrave. Cenojnë nderin, jetën private apo personalitetin e një individi apo institucioni”, u përgjigj Felaj.

Nga ana tjetër, demokratët njëzëri kërkojnë që Berisha të vijë në seancë plenare.

- Publicitet -

“Vendimi juaj, zonja Nikolla tregon edhe njëherë frikën që keni nga Berisha, tmerrin që keni nga fjala e tij, ndaj e refuzoni. Harruat që ai është Sali Berisha dhe nuk ka asgjë në botë që e ndal në mision e tij, aq më pak ju dhe aq më pak Edi Rama. E hoqët nga grupi, i mbajtët peng partinë që ai drejton, e hoqët emrin e partisë së tij si kryetar, ne zgjedhjet e fundit. Ia hoqët emrin si kryetar koalicioni. Lobuat me kombëtar dhe ndërkombëtar për ta hequr nga skena politika. E hetuat 4 vite dhe nuk i gjetët asnjë fakt. E ju çfarë bëtë sot, e mbani në arrest politik, pa akuzë”, tha Vokshi.

“Duhet të njoftonit policinë që Berisha të vijë në seancë, me ardhjen e Berishës në seancë, nuk ka rrezik për prishje të provave”, tha Zhupa.

Ndaj socialistët rrëzuan me vota kërkesën e Berishës për disa çështje tenderash të familjes së Ramës.

“Partia Demokratike e Shqipërisë, nëpërmjet kryetarit të saj Sali Berisha, ka denoncuar në mënyrë të përsëritur faktin se shtetasja Rea Xhillari, e bija e zonjës Linda Rama, bashkëshortes së kryeministri Edi Rama, ka marrë pjesë dhe përfituar tendera publike, pa figuruar pronare e drejtpërdrejtë, por e lidhur me subjekte tregtare dhe si bashkëpunëtore e tyre, ka përfituar vlera të konsiderueshme monetare prej tyre.

Konkretisht, shtetasja Xhillari ka përfituar nëpërmjet subjektit tregtar 51N4E, e cila rezulton të jetë një studio projektimi dhe konsulence me qendër në Bruksel dhe Tiranë, ku nga verifikimi në faqen zyrtare të këtij subjekti rezulton se Rea Xhillari ka qenë pjesë e stafit dhe bashkëpunëtore për shumë vite.

Nga ana tjetër, shtetasja Xhillari ka përfituar nga tenderat publike edhe nëpërmjet subjektit tregtar ‘I RI’ sh.p.k., i cili është bashkëthemeluar nga shtetasi Gent Agolli dhe subjekti 51N4E. Ky i fundit ka qenë bashkëpronar me 50% i shoqërisë ‘I RI’ sh.p.k., deri ne Prill 2023, ku është larguar pas një sërë denoncimesh të bëra nga Partia Demokratike dhe kryetari i saj zoti Sali Berisha”, thuhej ndër të tjera në kërkesën e Berishës, tashmë si kryetar i PD-së.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • ​”I gjetëm rusët!”
  • Lea Ypi shpërndan letrën e 11 organizatave drejtuar qeverisë shqiptare
  • Rama për ZDFheute: Nuk i themi dot jo 4 mld euro! I kuptoj protestuesit, kanë shumë arsye të tjera për të dalë në rrugë
  • Aksidenti tragjik në Librazhd, a u vra 42-vjeçari nga neglizhenca e ARRSH-së?
  • LISTA: BKH zbarkon në terren, gati prangat për 25 të kërkuar në disa qytete

Komentet e Fundit

  1. Berati on Krah flamingos dhe me kokën ulur, Rama: Faleminderit për urimet dhe sharjet në këtë ditëlindje
  2. Po on LISTA: BKH zbarkon në terren, gati prangat për 25 të kërkuar në disa qytete
  3. Genti on LISTA: BKH zbarkon në terren, gati prangat për 25 të kërkuar në disa qytete
  4. ANA on Krah flamingos dhe me kokën ulur, Rama: Faleminderit për urimet dhe sharjet në këtë ditëlindje
  5. 1thundrak on Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?