Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sondazhi për Durrësin: Emirjana Sako fituese me diferencë të ngushtë votash, PS ruan kuotat e 2021
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Sondazhi për Durrësin: Emirjana Sako fituese me diferencë të ngushtë votash, PS ruan kuotat e 2021
Politike

Sondazhi për Durrësin: Emirjana Sako fituese me diferencë të ngushtë votash, PS ruan kuotat e 2021

Published: April 12, 2023
Shpërndaje

Sipas sondazhit të dytë të Piepolit, në garën e 14 majit për bashkinë e Durrësit, pritet të ketë një garë të fortë mes kryebashkiakes aktuale, Emirjana Sakos dhe Igli Carës.

Në sondazhin e Piepolit ku durrsakët pyeten për cilin prej kandidatëve do të votojnë si kryebashkiak , Sako paraqitet kryesuese me 49% të votave por që mund të arrijë deri në 53%.

Ndërsa 47% janë përgjigjur se do të votojnë për Carën, kandidatin e koalicionit Meta-Berisha, i cili po ashtu mund të arrijë rreth 51% të votave. Në tabelën e mësipërme, vihet re se gara mes Sakos dhe Carës pritet të jetë e hapur deri në 14 maj, ku ka mundësi që secili prej tyre të marrë shumicën e votave.

- Publicitet -

Edhe gara mes partive politike do të ketë të njëjtën pritshmëri. Sondazhi tregon se Partia Socialiste kryeson në Durrës teksa 45-49% e të pyeturve janë shprehur se do ta votojnë. Në këtë mënyrë, PS ruan pothuajse të njëjtat kuota të vitit 2021.

Sipas sondazhit, Partia Demokratike ka një rënie drastike krahasuar me vitin 2021, ku nga 41.7%, tashmë nuk kalon as shifrën prej 7%.  Ndërsa 44-48% e qytetarëve durrsakë janë shprehur se do të votojnë për koalicionin Meta-Berisha.

Duhet theksuar se ky koalicion në Durrës i kalon edhe shifrat e PD-së zyrtare në zgjedhjet e vitit 2021.  Partitë e tjera si PSD, PDIU, Aleanca Liberale e Djathtë, sipas sondazhit të ‘Piepoli’-t nuk pritet të kalojnë pragun e 1% të votave.

80% e qytetarëve të Durrësit të pyetur nga ekspertët e Institutit Piepoli shprehen se do të votojnë me patjetër në zgjedhjet vendore të 14 majit. 8% prej tyre janë shprehur “ndoshta po” për të shkuar në votime.

Ndërsa për 6% të tjerë, ka më shumë mundësi që të mos shkojnë për të votuar. Nga ana tjetër, 6% të qytetarëve të Durrësit janë shprehur të vendosur për të mos marrë pjesë në zgjedhje.  Por duke pasur parasysh se në listat zgjedhore të Shqipërisë një përqindje e madhe janë emigrantë rezidentë të përhershëm në botë, atëherë një projeksion i Institutit Piepoli parashikon që në zgjedhje në Tiranë të marrin pjesë 56% deri në 60%).

Të pyetur për ndërtimin e portit të Durrësit, 63% e qytetarëve të Durrësit presin që kushdo të dalë fitues nga zgjedhjet e 14 majit dhe të jetë kryetar i bashkisë do të duhet ta mbështesë projektin e Portit të ri të Durrësit.

Sipas Sondazhit, vetëm 29% e durrsakëve janë shprehur se administrata bashkiake do të duhet të ketë qasje kundër projektit.

m.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Tjetër episod i rëndë kriminaliteti në Sarandë, vritet 44-vjeçari në qendër të qytetit
  • Në epokën e Inteligjencës Artificiale, ata vazhdojnë të zgjedhin librin
  • Zgjedhjet në Berlin dhe Mecklenburg, testi i rëndësishëm i Merz dhe partisë tradicionale
  • “Kishim konflikte”, vrau me thikë gruan, flet 68-vjeçari: Qëndronte te shtëpia e vajzës
  • Horoskopi 20 Shtator 2026, çfarë parashikojnë yjet për ditën e sotme

Komentet e Fundit

  1. Dudumi on Sa më shumë korrupsion, aq më pak sovranitet
  2. Bismark on Magjistratët çojnë sërish në Gjykatën Kushtetuese formulën e re të pagave që miratoi Kuvendi
  3. Lasgushi on Skandali me manekinin e Çerçiz Topullit, jep dorëheqjen drejtori i Trashëgimisë në Gjirokastër
  4. demo on Shqipëria i bashkohet NASA-s “për eksplorimin e Hënës dhe Marsit”, nënshkruan Marrëveshjet Artemis
  5. LIAFE KAFENESH on “Nën zë e quajnë kuçedra që ha burra! S’ngopet me para e pushtet”, ish-deputeti i PS-së, për Ballukun: Koha për t’i vendosur kufi

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?