Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sondazhi / PS fiton sërish, siguron dhe dy mandatet shtesë në qarkun e Tiranës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Sondazhi / PS fiton sërish, siguron dhe dy mandatet shtesë në qarkun e Tiranës
Politike

Sondazhi / PS fiton sërish, siguron dhe dy mandatet shtesë në qarkun e Tiranës

Published: May 10, 2024
Shpërndaje

Nga Eduard Zaloshnja

Në fjalimin e tij në Asamblenë Socialiste të Qarkut Tiranë, Erion Veliaj deklaroi se PS-ja duhet të fitojë e vetme në zgjedhjet e 2025-ës, në mënyrë që të mos mbetet peng e ndonjë partie të vogël në katërvjeçarin e ardhshëm qeverisës socialist. Dhe ai theksoi se Qarku Tiranë ka numrin më të madh të mandateve parlamentare në vend, e si i tillë, përbën fushëbetejën më të madhe elektorale më 2025.

Por pas disa javësh sulmesh intensive ndaj Veliajt nga opozita dhe analistë të ndryshëm mediatikë, lind natyrshëm pyetja: A është dëmtuar pozicioni elektoral i PS-së në Qarkun Tiranë, meqë Veliaj është drejtuesi politik i qarkut? Më konkretisht, pyetja është nëse PS-ja do të merrte sot në qark po aq mandate parlamentare sa më 2021, më pak, apo më shumë?

- Publicitet -

Për t’iu përgjigjur kësaj pyetje zhvillova dje një sondazh me SMS krejt të rastësishme, të shpërndara proporcionalisht në gjithë territorin e Qarkut Tiranë (qytete e fshatra).  Plot 1218 banorë të rritur të qarkut e plotësuan pyetësorin e shpërndarë përmes linkut të përfshirë në SMS. Kampionin e ripeshova gjeografikisht, demografikisht, dhe politikisht, për ta përfaqësuar sa më mirë popullsinë e rritur të Qarkut Tiranë. Marzhi i gabimit statistikor ishte +/-3.1%.

Nga sondazhi rezultoi që, nëse zhvillohen zgjedhjet parlamentare sot, plot 36% e banorëve të rritur të Qarkut Tiranë nuk do të votonin fare. Ndërsa ndër ata që janë të vendosur të votojnë qysh sot, pothuaj gjysma do t’ia jepnin votën PS-së. Kurse pjesa tjetër e votave do të shpërndahej mes partive të ndryshme opozitare (shihni Garafikun 1 më poshtë).

Dhe si do të përktheheshin sot këto vota në mandate parlamentare në Qarkun Tiranë?

Para se t’i përgjigjemi kësaj pyetje duhen bërë dy sqarime të rëndësishme elektorale: Së pari, bazuar në listën aktuale të zgjedhësve, Qarkut Tiranë do t’i takojnë tani 38 mandate parlamentare, nga 36 që i takuan më 2021 (me siguri pothuaj të plotë arthmetikore); së dyti, njësoj si më 2021, Kodi Zgjedhor në fuqi nuk lejon koalicione paraelektrorale shumë-listore (d.m.th., çdo subjekt elektoral duhet të futet në zgjedhje me listë kandidatësh më vete, pa i grumbulluar dot votat në një thes të përbashkët me subjekte të tjera që garojnë me listat e tyre).

Duke mbajtur parasysh dy faktet e rëndësishme të mësipërme, rezulton se me votat e të vendosurve të sotëm, PS-ja siguron sot 20 mandate në Qarkun Tiranë, nga 18 që mori më 2021. Ndërsa partitë e tjera sigurojnë 18 mandate, nga 18 që morën më 2021 (shihni Grafikun 2 më poshtë).

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 2.8 mld dollarë armatim, Trump përgatit 40 mijë bomba për Netanyahun
  • Djemtë e Thaçit dhe Veselit kthehen nga Haga: Do presim Apelin
  • Censurë, IA dhe deepfake: Lufta online rreth ‘Revolucionit të Flamingove’
  • Sot seancë në Kuvend, protestuesit rimblidhen përpara godinës
  • Largimi i rinisë, punësimi i pensionistëve dyfishohet në tre vjet

Komentet e Fundit

  1. demo on SHBA-ja: Respektojmë aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
  2. POPULL ME MENDËSI KRIMINALE on Çfarë ndodh tani me Thaçin, Veselin, Selimin e Krasniqin dhe sa mund të zgjasë Apeli i tyre
  3. Mollosi on A ekziston një luftë ku çdo veprim është “i ligjshëm”?
  4. Gjergj on Konflikti për Aeroportin e Vlorës, Gjykata e Arbitrazhit i ndalon qeverisë marrjen e kontrollit
  5. demo on Sa peshoi në 2015 ndikimi i Ramës në bindjen e Thaçit për të pranuar Gjykatën ku u dënua vetë?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?