Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sot Asambleja e PS, nga përplasjet me Veliajn, te protestat dhe zgjedhjet, çfarë pritet të diskutohet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Sot Asambleja e PS, nga përplasjet me Veliajn, te protestat dhe zgjedhjet, çfarë pritet të diskutohet
AktualitetPolitike

Sot Asambleja e PS, nga përplasjet me Veliajn, te protestat dhe zgjedhjet, çfarë pritet të diskutohet

Published: November 14, 2026
Shpërndaje

Partia Socialiste mbledh sot Asamblenë Kombëtare, në një moment të vështirë për partinë, për shkak të protestave dhe  përplasjeve të brendshme. Mbledhja do të zhvillohet në orën 10:00, në një resort turistik në Gjirin e Lalzit, larg kryeqytetit. Takimi pritet të nisë me fjalën e kryeministrit Edi Rama. Megjithatë, deri më tani, nuk është bërë publike një axhendë e detajuar e mbledhjes.

Një nga temat kryesore pritet të jetë përgatitja për zgjedhjet vendore të 9 majit, veçanërisht mënyra se si do të përzgjidhen kandidatët për 46 bashkitë. Brenda PS-së kanë nisur të përmenden disa emra si kandidatë të mundshëm, por ende nuk ka një vendim zyrtar.

Për Bashkinë e Tiranës, Erion Braçe ka shprehur dëshirën për të garuar dhe ka kërkuar që kandidatët të përzgjidhen përmes një procesi të brendshëm partiak. Një tjetër emër që përmendet është ai i Ogerta Manastirliut, e cila ishte propozuar më herët nga Rama për zgjedhjet e parakohshme të nëntorit 2025, të cilat nuk u zhvilluan.

- Publicitet -

Përveç zgjedhjeve, në mbledhje pritet të diskutohen edhe shqetësimet brenda partisë, protestat e muajve të fundit, pakënaqësitë e qytetarëve dhe marrëdhënia e socialistëve me drejtësinë, veçanërisht çështjet që po SPAK po heton. Kjo është mbledhja e parë e Asamblesë së thirrur nga Rama pas protestave të zhvilluara.

Nga ana tjetër, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka kërkuar të marrë pjesë në mbledhje. Përmes një shkrese, ai argumentoi se masa e arrestit nuk duhet t’i heqë të drejtën për të ushtruar aktivitetin e tij politik. Takimi i sotëm pritet të tregojë se cilat do të jenë hapat e ardhshëm të Partisë Socialiste për zgjedhjet vendore dhe si do të trajtohen tensionet brenda radhëve të saj.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Sot Asambleja e PS, nga përplasjet me Veliajn, te protestat dhe zgjedhjet, çfarë pritet të diskutohet
  • Horoskopi 14 Nëntor 2026, parashikimi i yjeve për ditën e shtunë
  • Mos harroni çadrat, njihuni me parashikimin e motit për sot
  • Kaos dhe frikë në aeroporte dhe qiejt e SHBA-së: Bllokohen të gjitha fluturimet, hera e dytë në histori pas sulmeve të 11 shtatorit
  • 14 nëntor 2026

Komentet e Fundit

  1. Gani USA on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  2. Valbona on Pasqyra e Dublinit
  3. Mentori on Shporta ushqimore në Tiranë, 46 përqind më e shtrenjtë se në Prishtinë, kalojmë edhe mesataren e Bashkimit Europian
  4. 1thundrak on Shqipëria do të bëhet vendi më i ri në rrjetin ndërkombëtar të lëvizjes hebraike Chabad-Lubavitch
  5. AI on Gjeopolitika, gjaku, identiteti

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?