Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sot dita e 7-të e rinumërimit të votave për qarkun e Tiranës, si kanë ndryshuar rezultatet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Sot dita e 7-të e rinumërimit të votave për qarkun e Tiranës, si kanë ndryshuar rezultatet
AktualitetPolitike

Sot dita e 7-të e rinumërimit të votave për qarkun e Tiranës, si kanë ndryshuar rezultatet

Published: June 25, 2025
Shpërndaje

Sot dita e shtatë e rinumërimit të votave për partitë dhe kandidatët sa i përket qarkut të Tiranës. Janë rinumëruar deri më tani 771 kuti nga mbi 1282 që janë në total.

Procesi i rinumërimit ka treguar deri më tani se ka pasur gabime të vogla, por që nuk kanë pasur ndikim në rezultat. PD është ajo që ka humbur më shumë vota, 399 deri më tani, të cilat zbriten nga rezultati i numërimit fillestar. PS-së i zbriten gjithashtu 302 vota që i ka marrë pa meritë. Nisma Shqipëria Bëhet rezulton se ka marrë vota pa meritë 37, edhe partia Mundësia 30, ndërsa Lëvizja Bashkë ka gjithashtu 30 vota pa meritë.

29 vota do t’i shtohen koalicionit Euroatlantik të Lulzim Bashës, që rezulton se ia kanë marrë nga numërimi i parë.

- Publicitet -

Edhe kandidatët kanë marrë vota pa meritë. Ilir Alimehmeti i PD ka 85 vota të pamerituara, që u zbriten nga rezultati fillestar. Ilir Meta rezulton se ka marrë 59 vota pa meritë, Myslim Murrizi i janë shtuar padrejtësisht 51 vota. Vota pa meritë kanë shkuar edhe në drejtim të Jorida Tabakut, e cila deri më tani ka 69 vota të tilla.

Edhe në PS ka lëvizje votash. Numrin më të lartë të votave që i janë shtuar pa meritë e ka Ervin Hoxha  me 263. Fatmir Xhafaj ka 129, Xhemal Qefalia ka 123, Erion Braçe ka 129. Ky i fundit reagoi ashpër një ditë më parë, i cili akuzoi KAS se po ia kthen votat në të pavlefshme, edhe pse sipas tij, janë të pastra dhe shprehin qartë vullnetin e zgjedhësve për të votuar PS dhe emrin e tij.

Po një ditë më parë, anëtari i KAS Koli Bele foli për mediat, ku u pyet nëse këto shifra që kanë rezultuar të parregullta përbëjnë thjesht një gabim njerëzor apo kemi të bëjmë me ‘krim zgjedhor’. Ai tha se ata po kryejnë thjesht procesin administrativ, dhe se KAS nuk është një organ hetimor. Bëri me dije gjithashtu se rezultatin përfundimtar për Tiranën pritet ta shpallin deri të hënën, dhe më pas do të vijohet me rinumërimin e kutive të Fierit dhe pjesërisht të atyre të Durrësit.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Çfarë dihet për Bruce Lee
  • Dordolecët e Propagandës
  • Gabimi fatal i Dritanit
  • Sa është pasuria e deklaruar nga kryeministri Rama për 2025
  • Protesta, Brukseli dhe BE!

Komentet e Fundit

  1. Oltion on Dordolecët e Propagandës
  2. Vilajet Qyrku on Dordolecët e Propagandës
  3. Partizani on Dordolecët e Propagandës
  4. Vjosa on Dordolecët e Propagandës
  5. K R on Rama i publikoi foton nga protesta, ministri Lamallari shpall “Non Grata” shtetasen nga Kosova

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?