Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sot Dita e Europës, urimet e politikës shqiptare
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Sot Dita e Europës, urimet e politikës shqiptare
AktualitetPolitike

Sot Dita e Europës, urimet e politikës shqiptare

Published: May 9, 2023
Shpërndaje

 

Nëpërmjet mesazheve në rrjetet sociale, edhe politika shqiptare ka uruar 9 majin “Ditën e Europës”.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, në urimin e tij, thekson se Shqipëria ndan të njëjtat vlera me të gjitha vendet europiane.

- Publicitet -

“Le të festojmë sot në Ditën e Evropës unitetin dhe paqen, vlera që Shqipëria i ndan me të gjitha vendet evropiane. Ndërsa shikojmë drejt së ardhmes, është e qartë se Shqipëria i përket BE-së për shkak të lidhjeve të saj kulturore, historike dhe politike me Evropën”.

 

 

 

 

 

Familja e madhe europiane është bërë sot ideali dhe ëndrra që po prekin shqiptarët, shkruan kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla në mesazhin e saj.

“9 Maji, Dita e Europës, mishëron idealin, i cili përgjatë shtatë dekadave u shndërrua në projektin politik, ekonomik e kulturor më emancipues e qytetërues të botës moderne. Familja e madhe europiane, ky realitet për qytetarët e Europës, është bërë sot ideali demokratik, ëndrra që po prekin shqiptarët dhe frymëzim për të gjithë kombet që aspirojnë për lirinë, demokracinë liberale, vlerat perëndimore. Europa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë sinonimi i paqes, bashkimit, perëndimit, modernizimit, dhe mirëqenies. Europa është fari që orienton botën e sotme të trazuar, është busulla që tregon lëvizjen e kombeve drejt zhvillimit e progresit, është udhëharta drejt bashkimit, sigurisë dhe paqes. Ne, shqiptarët, jemi krenarë për rrënjët, identitetin, vizionin, vlerat, të ardhmen tonë të sigurtë europiane”.

 

Ndërsa ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, shkruan se Shqipëria është sot pranë Evropës, më shumë se kurrë më parë.

“Sot ne festojmë Ditën e Evropës, një ditë që na bashkon të gjithëve, në një ëndërr për një të ardhme bashkimi e vlerash të përbashkëta. Pas më shumë se 3 dekadash pune e sakrifice, Shqipëria është sot më afër se kurrë realizimit të kësaj ëndrre historike të popullit shqiptar. Ne jemi sot më të përkushtuar se kurrë për të bërë gjithçka që duhet që vendi ynë të zërë vendin që i takon si anëtar i BE-së”.

 

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Trotuaret e bulevardit të Tiranës kthehen në fushë të zhveshur balte
  • Protestuesit thyejnë xhamat e selisë së PS-së, policia ndërhyn me gaz lotsjellës
  • Pse rrethoi RENEA kryeministrinë? Policia me deklaratë: Morëm një telefonatë, rrezikohej jeta e…
  • VIDEO: Gjendet trup i pajetë buzë Lanës, detajet e para
  • Protestat e dhunshme, fadromat heqin gurët nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”

Komentet e Fundit

  1. xxx on VIDEO: Partia apo fëmija? Apeli i inxhinierit të njohur për pensionistët që mbështesin Ramën, viktima të teatrit me gogol Saliun
  2. Aldrin on Çfarë po thotë Berlini
  3. Aldrin on Çfarë po thotë Berlini
  4. Detari on VIDEO: Gjendet trup i pajetë buzë Lanës, detajet e para
  5. Aldrin on Pse rrethoi RENEA kryeministrinë? Policia me deklaratë: Morëm një telefonatë, rrezikohej jeta e…

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?