Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sot Samiti i Berlinit, Rama dhe liderët evropianë mblidhen në Mal të Zi për të ardhmen e Ballkanit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Sot Samiti i Berlinit, Rama dhe liderët evropianë mblidhen në Mal të Zi për të ardhmen e Ballkanit
AktualitetPolitike

Sot Samiti i Berlinit, Rama dhe liderët evropianë mblidhen në Mal të Zi për të ardhmen e Ballkanit

Published: October 22, 2026
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar sot drejt Malit të Zi, ku do të marrë pjesë në Samitin e Liderëve të Procesit të Berlinit, që zhvillohet në Miloçer, pranë Budvës.

Samiti dyditor mbledh drejtuesit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësues të dhjetë shteteve evropiane, me synimin për të forcuar bashkëpunimin rajonal, integrimin ekonomik dhe përparimin e vendeve të rajonit drejt Bashkimit Evropian.

Në takim marrin pjesë kancelari gjerman Friedrich Merz, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski, kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkoviç dhe kancelari austriak Christian Stocker.

- Publicitet -

Në samit do të jenë gjithashtu ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani, ministri francez për Evropën Benjamin Haddad dhe komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos.

Sipas agjendës së parashikuar, pritja e liderëve do të nisë në orën 09:30, ndërsa punimet e samitit pritet të fillojnë rreth orës 10:20, me një sesion të hapur dhe fjalimet e përfaqësuesve pjesëmarrës.

Rreth orës 13:00 është planifikuar një konferencë për shtyp mes kryeministrit të Malit të Zi dhe kancelarit gjerman Friedrich Merz, ku pritet të paraqiten qëndrimet kryesore mbi bashkëpunimin rajonal dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Një pjesë e rëndësishme e agjendës për Shqipërinë lidhet me takimin që pritet të zhvillohet rreth orës 15:45 mes delegacioneve shqiptare dhe gjermane.

Në qendër të këtij takimi do të jenë procesi i integrimit evropian të Shqipërisë, koordinimi i hapave të mëtejshëm dhe mundësitë për të përfituar nga instrumentet financiare dhe mekanizmat mbështetës të Bashkimit Evropian.

Takimi synon të shërbejë për diskutimin e objektivave dhe detyrimeve që lidhen me procesin e anëtarësimit, pa parashikuar marrjen e një vendimi përfundimtar për integrimin e Shqipërisë në BE.

Ndërkohë, komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, do të zhvillojë takime të veçanta me presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatoviç, dhe kryetarin e Kuvendit, Andrija Mandiç. Diskutimet do të përqendrohen te përparimi i Malit të Zi në negociatat e anëtarësimit dhe reformat që vendi duhet të përmbushë në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Në punimet e samitit pritet të marrin pjesë edhe përfaqësues të Bankës Botërore, Bankës Evropiane të Investimeve dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, institucione që mbështesin projekte zhvillimi dhe investime në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Përveç çështjeve të integrimit dhe bashkëpunimit ekonomik, diskutimet mund të prekin edhe zhvillimet e brendshme politike në vendet pjesëmarrëse, përfshirë protestat në Shqipëri dhe Itali.

Procesi i Berlinit, i nisur në vitin 2014 me nismën e Gjermanisë, synon të nxisë bashkëpunimin mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të mbështesë afrimin e tyre me Bashkimin Evropian.

Samiti në Mal të Zi vijon këtë proces, duke vendosur në tryezë çështjet e integrimit evropian, lidhjeve ekonomike dhe bashkëpunimit ndërmjet gjashtë vendeve të rajonit.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kancelari gjerman mesazh Shqipërisë: Ndryshimi duhet të vijë nga ju brenda, vetëm reformat ju sjellin në BE
  • VIDEO: Sherr në Kuvend, deputetët e PD përplasen fizikisht me Ballën, Peleshi ndërpret seancën
  • Integrimi, Marta Kos: Shqipëria të ruajë ritmin e reformave
  • Pamje të pazakonta nga Rinasi përhapen në web
  • “Arrestoje, por mos e qëllo në kokë”

Komentet e Fundit

  1. Matjani on INTERVISTË / 31 vjet nga zhdukja e Remzi Hoxhës, rrëfimi shokues: Çfarë ndodhi me mua dhe me Remziun në Vain të Lezhës
  2. Detari on Pamje të pazakonta nga Rinasi përhapen në web
  3. info analitike on “Arrestoje, por mos e qëllo në kokë”
  4. https://hot.xnxxtubexxx.cc/ on Këngëtarja e njohur, mesazh Ramës: Më mirë largohu vetë tani, më pas do duhet të ikësh si diktator
  5. Enveri on “Arrestoje, por mos e qëllo në kokë”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?