Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sot të gjithë jemi të pastrehë!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Komunitet > Sot të gjithë jemi të pastrehë!
KomunitetKryesore

Sot të gjithë jemi të pastrehë!

Published: September 14, 2023
Shpërndaje

Nga Fatos Tarifa

Botuar në DITA

Ç’tragjedi e rëndë ky zjarr i madh që ra sot në kryeqytetin tonë.

- Publicitet -

Këtë çast mendoj për ata dhjetra a qindra fëmijë që ktheheshin nga shkolla për të mos e gjetur më shtëpinë e tyre të dashur nga ku dolën në mëngjes.

Mendoj për ata dhjetra a qindra burra e gra që kthehen nga puna për ta gjetur apartamentin e tyre, të ëndërruar për vite, shkrumb e hi. Pa gjekafshë në të dhe pa asnjë send a kujtim të vyer nga e kaluara e tyre.

Mendoj për ata dhjetra të moshuar, banorë të këtij pallati tashmë të shkrumbuar, që s’do të munden dot të prehen me të dashurit e tyre këtë mbrëmje. Dhe për një kohë të gjatë më pas.

Të gjithë këta bashkëqytetarë tanët janë tashme të pa strehë. Pa gjë kurrgjëje. Në pikë të hallit. Shumica e tyre ndoshta debitorë ne banka për apartamentet që kanë blerë, por që nuk do i gëzojnë, nga që ky zjarr ua shkatërroi kaq brutalisht në një orë të vetme.

Këto po mendoj këtë çast, ndërsa vazhdoj të shoh në ekran përpjekjet heroike të zjarrfikësve tanë, që për më shumë se dy orë japin e marrin t’i shuajnë flakët e pabinduara.

Unë s’kam dyshim se Bashkia e Tiranës do të bëjë gjithçka për t’u ardhur në ndihmë familjeve viktima të këtij zjarri. Bashkia mund të ndërmarë edhe një nismë për të krijuar një fond të posaçëm për të mbledhur dhe administruar kontributet financiare të atyre banorëve të kryeqytetit, qe do të dëshironin t’i ndihmojnë këto familje.

Qeveria nuk duhet të kursehet për t’i strehuar falas–dhe brenda një kohe shumë të shkurtër–të gjithë banorët që me këtë ngjarje tragjike humbën banesat e tyre. Ky zjarr ishte po aq shkatërrimtar sa edhe një tërmet shkatërrimtar. Fatmirësisht pa jetë të humbura!

Dhe kompanitë e mëdha ndërtuese private! Ju, pronarët e tyre super të pasur, kjo tragjedi ju jep një rast të dëshmoni humanizmin dhe solidaritetin tuaj njerëzor duke i ndihmuar bashkëqytetarët tuaj në nevojë.

Një sugjerim bankave të nivelit të dytë, në të cilat banorët e këtij pallati tashmë të shkrumbuar kanë marë kredi për t’i blerë banesat që tashmë nuk i kanë më. Faljuani ato kredi. Nga kjo nuk do të humbisni gjë. Por do të fitoni respektin e tyre dhe tonin si qytetarë shqiptarë!

Mund t’i kishte ndodhur kujtdo nga ne. Sot të gjithë ne jemi të pastrehë!

—–

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Anulohet seanca plenare e ditës së sotme, deputetët e PS lënë Parlamentin
  • “Këto nuk janë duart e studentëve”, Rama nxjerr videon: Kush ka dorë në këtë katrahurë do paguajë
  • Horoskopi 15 Tetor 2026, zbuloni parashkimin e yjeve për sot
  • Parashikimi i motit për sot, ja sa do të jenë temperaturat
  • VIDEO: Policët arrestojnë të rinj pas shpërndarjes së protestës

Komentet e Fundit

  1. Kadiu on Çfarë duhet bërë kur protesta paqësore nuk jep rezultat? Një replikë me profesor Tarifën
  2. xxx on Tirana në flakë
  3. Ymeri on VIDEO: Tensione përpara Ministrisë së Arsimit, protestuesit shkulin derën dhe kangjellat metalike
  4. Aleks on Fatura e prepotencës politike: A mund ta shuajë Rama me dhunë atë që ndezi me arrogancë?
  5. DolphinRadar on 1 euro për të huajt, 100 pengesa për shqiptarët! Certifikimi i pronës, ndjenja e rëndë e pabarazisë para shtetit dhe pushtetit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?