Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Trafiku i kokainës, Spanja godet klanin ‘Farruku’, pronë 1 milion euro në Gjirin e Lalzit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Trafiku i kokainës, Spanja godet klanin ‘Farruku’, pronë 1 milion euro në Gjirin e Lalzit
KronikeKryesore

Trafiku i kokainës, Spanja godet klanin ‘Farruku’, pronë 1 milion euro në Gjirin e Lalzit

Published: April 12, 2023
Shpërndaje

 

Spanja ka ndërmarrë një tjetër operacion kundër trafikut të kokainës në disa provinca, përfshirë Malagën. Sipas hetuesve spanjollë, shënjestër ka qenë klani shqiptar i trafikut të drogës ‘Farruku’.

Hetimi nisi pas kapjes së 2 tonëve kokainë në portin e Algeciras. Operacioni ka pasur bashkëpunimin e 250 agjentëve. Kreu i klanit, me emrin Kreshnik Farruku, është objektivi kryesor i hetimit.

- Publicitet -

Klani njihet nga policia që prej vitit 2008 për grabitje banesash dhe krime të ndryshme që lidhen me trafikun e drogës.

Drejtuesi u arrestua në vitin 2019 në Madrid për shkak se kishte një urdhër-arresti evropian të lëshuar nga Italia që nga viti 2018.

Policia spanjolle e kishte hetuar që në vitin 2007 për sulmin në shtëpinë e biznesmenit José Luis. Moreno dhe vrasjen e një burri në El Molar (Madrid) në 2008.

Rreth 20 persona janë arrestuar. Garda Civile ka theksuar se operacioni është ende i hapur dhe se nuk përjashtohen arrestime të reja në ditët në vijim.

Kreshnik Farruku (Budlla) ka përdorur 10 emra për t’i shpëtuar drejtësisë. Sipas medieve spanjolle ai u dyshua edhe për vrasjen e bosit të tij në Spanjë, në vitin 2010, për shkak të pazareve të drogës. Por pas hetimit, prokurorët spanjollë konkluduan se vrasjen e kishte përgatitur Devi Kasmi, i cili mbeti i vrarë në një atentat në janar të 2018-ës në Tiranë.

Farruku u arrestua për herë të parë në majin e 2010, së bashku me shtatë anëtarë të tjerë të bandës në Barcelonë me 20 kg kokainë që po përpiqej ta trafikonte në Itali. Pas prangosjes së tij, ishte vëllai më i vogël, Erniu, që mori udhëheqjen e grupit, por u arrestua dy vjet më vonë në vitin 2012.

Në vitin 2014, Kreshnik Farruku u arratis nga burgu ndërkohë që vijoi që të merrej me trafikun e drogës, derisa u arrestua përsëri në vitin 2019.

Në vitin 2015 Kreshnik Farrukut iu bë një atentat në Shqipëri. Ai ishte në shoqërinë e kunatit të tij, Rinald Budlla, dhe të dy shokëve, kur është qëlluar me armë në zonën e “Don Boskos”, ndërsa u plagos një kalimtare.

Në vitin 2012 Gjykata e Durrësit vendosi sekuestro preventive për pasuri të cilat dyshohej se ishin krijuar nga aktivitetet e paligjshme  dhe përdoreshin nga dy familjarët e tij, Reshit Farruku (babai) dhe Roland Farruku (vëllai të cilit iu bë një atentat në 2014 në Manëz), banues në Shijak të Durrësit.

Nga hetimet rezultoi se Reshit dhe Roland Farruku kishin blerë një pronë me vlerë 920.000 euro në zonën e Gjirit të Lalzit, si edhe kishin një llogari bankare në shumën 6.271.000 lekë që u sekuestruan.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Gjyqtarja e Kushtetueses: Arresti ndaj Erion Veliajt nuk është mbështetur në prova të mjaftueshme dhe konkrete
  • Dalin emrat e 12 oficerëve që mbetën të plagosur pas protestës para Kuvendit
  • Hapet zyrtarisht gara: 30 ditë kohë për të zgjedhur kryeprokurorin e ri
  • Protesta, Lisistrata dhe parfumi i demokracisë
  • Policia shpërndan protestuesit te Kuvendi me ujë e spraj lotsjellës, deputetët largohen

Komentet e Fundit

  1. Populli on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  2. Parku Rinia on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  3. Halit sula on Çfarë është botimi “The Albanian Files”
  4. kasem gahinji on Shteti i Rrumit
  5. KTH S on Policia shpërndan protestuesit te Kuvendi me ujë e spraj lotsjellës, deputetët largohen

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?