Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Spiropali ka prekur vijën e kuqe? Rama: Kush thotë ‘’hajde më vrit’’ e thotë ngaqë të do. Herën e tretë, s’ka më
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Spiropali ka prekur vijën e kuqe? Rama: Kush thotë ‘’hajde më vrit’’ e thotë ngaqë të do. Herën e tretë, s’ka më
Politike

Spiropali ka prekur vijën e kuqe? Rama: Kush thotë ‘’hajde më vrit’’ e thotë ngaqë të do. Herën e tretë, s’ka më

Published: May 14, 2026
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka komentuar për herë të parë raportin me Elisa Spiropalin, pas përplasjeve të fundit brenda Partisë Socialiste.

I pyetur gjatë intervistës në “Koha Jonë”, nëse Spiropali rrezikon masa brenda Partisë Socialiste, Rama u shpreh çdo njeri mund të gabojë dhe kush ka dhënë kontribute mund të gabojë dy herën, por nuk ka një të tretë. Në vijim, kryeministri la të kuptohet se kontributet politike kanë peshë në vlerësimin e situatave të tilla.

Pjesë nga intervista:

- Publicitet -

Nikollë Lesi: Bukur fort. U more me Erion Braçen, harrove Elisa Spiropalin.

Kryeministri Edi Rama: S’ka gjë për të shënuar këtu. Çfarë ka?

Nikollë Lesi: Do përjashtohet?  Se ajo tha ‘’më përjashto. Më përjashto, më përjashto, më përjashto’’. Domethënë që lutja vetëm ‘’më hiq qafe’’ apo nuk do të përgjigjesh?

Kryeministri Edi Rama: Kush thotë ‘’hajde, këtu më ke, më vrit’’ e thotë ngaqë të do apo jo? Kështu që nuk duhen marrë …

Nikollë Lesi: S’e ka humbur dashurinë për Skënderbeun.

Kryeministri Edi Rama: Jo, jo, nuk duhen marrë literalisht këto gjëra. Janë krejt normale për sa kohë nuk prekin atë vijën e kuqe.

Nikollë Lesi: Vijën e kuqe ka prekur ajo. Dy vija të kuqe madje, po nuk do ta thuash. Dy. Dy vija që i ka shkelur dy vija të kuqe. Madje dëgjova kolegun Martin Leka që tha ‘’e kisha përjashtuar për tre minuta’’. Tha Martini. I thashë ‘’gabim të përjashtosh’’. Jo- tha ai. ‘’Unë e kisha përjashtuar -tha Martin Leka- në vend, në sekondë’’. ‘’Po Rama është tolerant- tha ai. Jo unë.

Kryeministri Edi Rama: Çdo njeri mund të gabojë. Kush ka dhënë kontribute mund të gabojë dhe herën e dytë, e treta pastaj e ndan.

Nikollë Lesi: Pra Elisa Spiropali ka dhe një vit të kuqe, ndryshe përjashtohet tani.

Kryeministri Edi Rama: Jo, këto i thotë ..këto janë si titujt e “Kohës”, tonë të parës. Se këtu jemi për Kohën tonë, nuk jemi për këto situata doktori, shko te doktori.

Nikollë Lesi: Nuk e di nëse e ka regjia,  ta shfaqë. Doktor shko doktori. Blushi që i bën këto tituj fantastik. Redaktori i paparë. Kryeministër, ligji për portalet kur do miratohet sepse për mua është një kaos total, është natyrisht një liri ekstreme. Unë nuk jam për reprezalje. Ju patë një projekt për ligjin për portalet, që duhet pa diskutim ligji për portalet, por jo në atë mënyrën si e bëri qeveria, për ta kontrolluar me AKEP-in dhe me AMA-n nëqoftëse nuk gabohem. Po të isha unë që kam qenë dikur deputet, do propozoja që ligj të prerë për portalet, që të ketë adresën ai portali, ta ketë në e-mail administratorin, kryeredaktorin, adresën, pagesat e tatimeve që ka. Jo kështu si hajdut, si batakçi, se ka portale gjobëvënës. Po të isha unë, i kisha mbyllur me të gjitha format. Gjobëvënës.

Kryeministri Edi Rama:  Ti do regjim, mor vëlla. Nuk ka regjim këtu. Ne kemi bërë një draft atëherë që ti e mbështete. Madje më ke çuar dhe mesazhe.

Nikollë Lesi: Po, jam dakord po jo në atë mënyrë ore, Edi.

Kryeministri Edi Rama: Ke çuar dhe mesazhe  se ti zakonisht nuk i çon mesazhe njerëzve.

Nikollë Lesi: Po mor po, e çova se e kam bindje e kam bindje.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Gjashtë dekada ëndrra dhe kujtime: Klasa e vitit 1966 bashkohet sërish, atje ku nisi gjithçka
  • Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  • FOTO: Dita 20 e protestës
  • Fati i Protestës
  • SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Ersekës dhe 11 zyrtarë: Kanë abuzuar me tenderat

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  2. K R on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. K R on Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?
  4. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  5. K R on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?