Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Spitalet rrezikojnë të kthehen në morgje”, por Izraeli nuk do lejojë ndihmat humanitare në Gaza deri në lirimin e pengjeve!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > “Spitalet rrezikojnë të kthehen në morgje”, por Izraeli nuk do lejojë ndihmat humanitare në Gaza deri në lirimin e pengjeve!
BoteKryesore

“Spitalet rrezikojnë të kthehen në morgje”, por Izraeli nuk do lejojë ndihmat humanitare në Gaza deri në lirimin e pengjeve!

Published: October 12, 2023
Shpërndaje

Izraeli tha të enjten se nuk do të lejohen ndihmat humanitare në Rripin e Gazës derisa izraelitët e marrë peng nga Hamasi të lirohen.

Deklarata erdhi pasi Kryqi i Kuq bëri thirrje që të lejohej dërgimi i karburantit për të parandaluar që spitalet e mbingarkuara “të kthehen në morgje”.

Izraeli është zotuar se do të zhdukë lëvizjen e Hamasit që kontrollon Rripin e Gazës pas sulmeve që militantët e Hamasit ndërmorën të shtunën e kaluar.

- Publicitet -

Rrjeti publik shtetëror ‘Kan’ tha se numri i viktimave ka shkuar në mbi 1,300 që prej së shtunës. Shumica civilë të vrarë në shtëpi, rrugë dhe në një festë.

Një numër izraelitësh dhe shtetasish të huaj janë marrë peng në Gaza, Izraeli thotë se ka identifikuar 97 prej tyre.

Sot, Sekretari Amerikan i Shtetit tha se së paku 25 shtetas amerikanë janë vrarë gjatë sulmeve të Hamasit.

Sulmeve të befasishme të së shtunës, Izraeli u është përgjigjur duke rrethuar Gazën, me një popullsi prej 2.3 milionë banorësh dhe duke ndërmarrë sulmet më të fuqishme mnë historinë 75 vjeçare të konfliktit izraelito-palestinez, duke shkatërruar lagje të tëra.

 

Autoritetet e Gazës thonë se më shumë se 1200 persona janë vrarë dhe mbi 5 mijë të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmeve me bombë.

Stacioni i vetëm elektrik është fikur dhe spitaleve po u mbaron karburanti për gjeneratorët që vihen në funksion në raste emergjence.

 

Drejtori rajonal i Kryqit të Kuq, Fabrizio Carboni iu lut të dyja palëve që të pakësojnë vuajtjet për civilët duke thënë se nëse Gaza humbet energjinë, foshnjat në inkubatorë dhe pacientët në moshë të thyer janë në rrezik. “Pa energji, spitalet rrezikojnë të kthehen në morgje”, tha ai.

 

Por ministri i Energjisë, Israel Katz tha se nuk do ketë asnjë përjashtim derisa të lirohen pengjet izraelitë.

Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara 340 mijë banorë të Gazës kanë humbur shtëpitë e tyre në 4 ditët e fundit.

a.c./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Trafiku i armëve, zbulohet ekipi i Ron Yeffet: Tatiana, Sergei, Igori dhe Anastasia, të gjithë në hetim
  • “Shpërthimi ka ndodhur në zyrat e karburantit”, drejtori i Zjarrfikëses jep detaje nga ngjarja te ‘Brryli’
  • Ushqimet rëndojnë xhepin e shqiptarëve, gati 3-fishi i BE-së
  • Trump telefonatë me Putin për Ukrainën, Kremlini: Biseda ishte konstruktive
  • PISA 2025: Shqipëria përmirësohet në matematikë dhe shkencë, por rezultatet kanë kufizime

Komentet e Fundit

  1. Doni on Shqipëria “dënon” Serbinë një ditë me vonesë, për nderimet shtetërore ndaj “Kasapit të Bosnjes”
  2. ANA on 25-vjetori i Marrëveshjes së Ohrit: Maqedoni, mars-gusht 2001
  3. Ben on Shqiptarët e deshën më shumë pavarësinë e Maqedonisë!
  4. demo on Protesta pas 100 ditësh
  5. kapterr temja on Protesta pas 100 ditësh

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?