Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Spitaleve në rrethe u shtohen 60 mjekë të rinj specialistë. Manastirliu: Do krijojmë edhe qendrën spitalore rajonale të Tiranës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Spitaleve në rrethe u shtohen 60 mjekë të rinj specialistë. Manastirliu: Do krijojmë edhe qendrën spitalore rajonale të Tiranës
KryesoreShendetesi

Spitaleve në rrethe u shtohen 60 mjekë të rinj specialistë. Manastirliu: Do krijojmë edhe qendrën spitalore rajonale të Tiranës

Published: June 13, 2023
Shpërndaje

 

 

Edhe 60 mjekë të tjerë specializantë i janë shtuar sistemit publik shëndetësor në vend, çka do të mundësojë ofrimin e më shumë shërbimeve shëndetësore për specialitete të ndryshme edhe në strukturat mjekësore të rretheve. Kjo gjë do të shmangë sorollatjet drejt kryeqytetit, apo listat e gjata të pritjes për marrjen e shërbimeve të caktuara, veçanërisht nga pacientët e rretheve. Mjekët e rinj specializantë do të forcojnë edhe më shumë sistemin shëndetësor, gjë që u konfirmua edhe nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirli.

- Publicitet -

Ministrja tha se po punohet që në të gjithë vendin shërbimi shëndetësor t’u ofrohet qytetarëve sa më afër vendbanimit dhe për këtë në të gjithë vendin do të krijohen 4 pole spitalore rajonale.

Përtej spitalit rajonal Shkodër, Durrës dhe Vlorë, ministrja tha se do të ngrihet edhe spitali rajonal Tiranë që do të jetë një riorganizim mes spitalit “Shefqet Ndroqi” dhe spitalit të Kavajës.

“Do i hapim rrugë optimizmit të burimeve njerëzore dhe riorganizimi të sistemit shëndetësor publik duke krijuar 4 pole rajonale që qytetarët të kenë shërbime afër vendbanimit. Duke filluara nga Shkodra, Durrës, Vlorë dhe duke mundësuar që të hedhim hapin e radhës që struktura më e re që duam të krijojmë është Qendra spitalore rajonale e Tiranës. Do kemi një riorganizimin mes spitalit të Kavajës dhe spitalit “Shefqet Ndroqi” që të mund të orientohemi më mirë drejt një sistemi më efektiv në investime dhe burime njerëzore”, bëri me dije ministrja Manastirliu.

Manastirliu foli edhe për investimet e bëra në mjekësi, ku shton se pa 5 vitesh tashëm qytetarët nuk kanë pse i drejtohen vetëm Tiranës për të marrë shërbimet pasi spitaleve rajonale në vend i janë bashkuar edhe mjekët specialistë. Mungesa e tyre për 5 vite bëri që spiralet rajonale dhe bashki të dobësoheshin dhe të mos ofronin shërbimet e duhura për qytetarët

Sipas saj, 2022 ishte një vit i frytshëm sepse 100 mjeke specialistë iu atashuan strukturave të spitaleve rajonale dhe bashkiake dhe këtë vit po i bashkohen 60 mjekë nga veriu në jug të vendit. “Sot po bëni një kapitull të ri në librin e eksperiencës tuaj duke ofruar edhe mbështetje për kolegët tuaj dhe do të jeni të parët në kujdesin e qytetarëve aty ku vendi ka nevojë. 50 mijë lekë të reja në muaj për secilin specialist është një realitet i prekshëm kjo rritje page konsiderohet si rritje page historike”, tha Manastirliu.

 

 

p.k\dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Ngrohja globale po përshpejtohet, njihuni me zonat më të prekura
  • Kufizime mediave, dosjet dhe përgjimet publikohen pasi t’i lejojë Gjykata
  • Procedohet Adrian Hila, policia çon në Prokurori dosjen për videot intime
  • Hetimet për çështjen KAYO, SPAK i sekuestron telefonin Ardi Veliut
  • AUDIOPËRGJIMI: Kontroll në vilën e Ron Yeffet, SPAK sekuestron dokumente te Ministria e Mbrojtjes

Komentet e Fundit

  1. Boll on Disa e ngatërruan me Blendi Fevziun, policia do pyesë “Demo”-n, kush është burri që shfaqet në videot e skandalit Hila
  2. Genti on Disa e ngatërruan me Blendi Fevziun, policia do pyesë “Demo”-n, kush është burri që shfaqet në videot e skandalit Hila
  3. Emigranti on Disa e ngatërruan me Blendi Fevziun, policia do pyesë “Demo”-n, kush është burri që shfaqet në videot e skandalit Hila
  4. Anonymous on Disa e ngatërruan me Blendi Fevziun, policia do pyesë “Demo”-n, kush është burri që shfaqet në videot e skandalit Hila
  5. Jugu on “Është sistem alarmi, unë këtu fle me gocën…” Si gënjeu kompozitori mikun e tij të zhveshur që vuri re kamerën e fshehur

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?