Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Strategjia e zhvillimit të Tiranës, Veliaj prezanton arritjet kryesore në arsim dhe teknologjinë e informacionit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Strategjia e zhvillimit të Tiranës, Veliaj prezanton arritjet kryesore në arsim dhe teknologjinë e informacionit
AktualitetPolitike

Strategjia e zhvillimit të Tiranës, Veliaj prezanton arritjet kryesore në arsim dhe teknologjinë e informacionit

Published: March 13, 2023
Shpërndaje

“Krenaria ime më e madhe janë shkollat, kopshtet dhe çerdhet e reja që kemi ndërtuar në Tiranë”

Në parkun Olimpik të Tiranës u prezantua sot strategjia e zhvillimit të Tiranës në 5 vitet e ardhshme. Me pjesëmarrjen edhe të kryeministrit Edi Rama, kryebashkiaku Veliaj dhe disa prej drejtuesve të sektorëve kryesorë të Bashkisë së Tiranës u ndalën në disa prej fushave më të rëndësishme ku është investuar dhe ku do të fokusohet puna në planin e ri strategjik zhvillimor të kryeqytetit.

“Krenaria ime më e madhe, – tha Veliaj, – janë shkollat, kopshtet dhe çerdhet e reja që kemi ndërtuar në Tiranë. Janë investime që do t’i ngelen qytetit edhe për 100 vitet e ardhshme. Por, jam krenar edhe për faktin se kemi investuar te dija, si i vetmi aset që nuk na e merr dot askush.”

- Publicitet -

Në Tiranë tha ai, janë ndërtuar mbi 40 shkolla, ndërsa në shtator pritet të hapen edhe disa shkolla të reja.

Disa prej ndërhyrjeve kryesore në infrastrukturën arsimore dhe atë të inovacionit:

Arsimi:

– 40 shkolla të reja dhe rikonstruktuar 36 të tjera;
– 20 kopshte të rinj dhe rikonstruktuar 34 të tjerë;
– 9 çerdhe të reja dhe 22 të rikonstruktuara;
– 4 biblioteka të rikonstruktuara;
– 25 shkolla të Tiranës janë kthyer në hapësira të hapura për komunitetin;
– Ndërtuar 13 godina të reja konviktesh;
– Janë rehabilituar 16 konvikte ekzistuese;
– Karta e Studentit me mbi 2,200 shërbime, abone falas dhe 50% të kostos së konviktit.

Inovacioni

– Piramida e cila hap dyert këtë pranverë, do të jetë qendra më e madhe e teknologjisë së inovacionit dhe digjitalizimit. Aty do jetë shtëpia e re e TUMO-s që tashmë ka regjistruar 2,200 nxënës, 670 prej të cilëve kanë përfunduar nivelin e parë dhe të dytë të njohurive.
– Akademia e Kodimit ku bashkia ka dhënë të paktën 1,500 bursa për fëmijët e familjeve në nevojë;
– Shkollat e reja me laboratorë digjitalë, (klasat e kodimit që në klasën e parë fillore);
– 8 Bibliotekat e qytetit të rivitalizuara, sot shërbejnë si Qendra Komunitare dhe të Teknologjisë;
– Muzeu virtual për fëmijë (Mikrofolia)
– Agjencia e Industrisë Kreative prej 2022, ka zhvilluar 21 aktivitete me rreth 13,000 pjesëmarrës.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • FOTO: Policia rrethon Parlamentin me forca të shumta dhe autobote uji, por protestuesit pritet të mblidhen tek SPAK
  • Biznesmeni Eral Myftaraj paraqitet në SPAK
  • Aksident në Lushnjë-Rrogozhinë, u përplas nga një automjet, humb jetën 75-vjeçarja
  • Nga Trump, tek Macron e Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”
  • Rama nuk duron më qytetarët, bllokon komentet në Facebook

Komentet e Fundit

  1. Anonymous on Dalin skicat sekrete të Zvërnecit: 5.610 vila dhe rezidenca luksi. Kodrat molasike dhe liqeni i Limopuos kthehen në enklavë të mbyllur private
  2. I juaji Edi Rama on Nga Trump, tek Macron e Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”
  3. Rroftë shoku brunilda-polic i propagandes on ​“Nuk mund të flasim për historinë pa folur për Shqipërinë sot”, Dua Lipa kritika të forta ndryshimit të ligjit për zonat e mbrojtura
  4. demo on INSTAT: Shqipëria humbi gati një të katërtën e popullsisë në 25 vjet, rënia më e lartë në Europë
  5. Anna Anna on Misteri i korrikut 2006: Komunikimi i fundit në helikopterin ku vdiq Gramoz Pashko, i biri, mjeku dhe tre ushtarakë të lartë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?