Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Studimi i ekspertëve gjermanë të GIZ-it: “Jo transport publik falas në Tiranë, do të kushtonte 114 mln euro”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Studimi i ekspertëve gjermanë të GIZ-it: “Jo transport publik falas në Tiranë, do të kushtonte 114 mln euro”
AktualitetEkonomi

Studimi i ekspertëve gjermanë të GIZ-it: “Jo transport publik falas në Tiranë, do të kushtonte 114 mln euro”

Published: March 28, 2023
Shpërndaje

Një studim i kryer në vitin 2022 nga ekspertët gjermanë të GIZ-it – agjencia gjermane për zhvillim – mbi mundësinë e aplikimit të transportit publik falas në Tiranë, ka nxjerrë në pah disa arsye të qenësishme pse kjo zgjidhje nuk është e duhura dhe është e pamundur të realizohet në kryeqytetin shqiptar.

Studimi në fjalë, i hartuar nga ekspertët e GIZ-it dhe SUTI (Sustainable Urban Transport in Tirana), me mbështetjen e qeverisë gjermane, thekson se skema e transportit publik falas nuk ka gjasa të jetë zgjidhje optimale për realizimin e një transporti të qëndrueshëm në Tiranë.

Sipas tij, kostoja që duhet për të realizuar transport publik falas, duke përfshirë edhe përmirësimet e nevojshme, varion nga 91.5 milion euro deri në 114.1 mln euro. Një shifër e cila është e papërballueshme sot nga financat e Bashkisë së Tiranës.

- Publicitet -

Ekspertët gjermanë vënë në dukje se edhe ato pak vende, të cilat e kanë falas transportin publik, si Lukemburgu apo qyteti Dunkirk, shërbimi ka qenë i subvencionuar më herët në 90% të kostos së tij; që do të thotë se ato kanë financuar vetëm 10% të kostos për ta bërë falas.

Ata theksojnë se transporti publik falas nuk do të kishte ndonjë ndikim të madh në mobilitetin në qytet, duke sjellë në vëmendje rastin e Tallinit, ku pasi transporti u bë falas, vetëm 3% e qytetarëve lanë makinat e tyre private.

Studimi sugjeron që, në fakt, transporti publik në Tiranë ka nevojë për përmirësim të cilësisë së shërbimit, duke shtuar kapacitetet, rinovimin e flotës, shtimin e rrjetit dhe përmirësim të shërbimit ndaj klientit. Gjithashtu, ekspertë gjermanë shprehen: “Skema e transportit publik falas nuk duhet të financohet nga fonde që vijnë nga projekte të tjera”.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Skenë e jashtëzakonshme rrëmbimi në mes të njerëzve, në mes të Tiranës
  • Njerëz të infiltruar që shfaqen si “protestues” sulmojnë konviktet e vajzave
  • 16 tetor 2026
  • Kur pushteti i një njeriu i ve flakën vendit: Historia përsëritet 30 vite më pas
  • Tirana digjet, po kryeministri?

Komentet e Fundit

  1. K R on “I urrej dhe i neveris”, shfaqet në TV një nga protestuesit aktivë: Përse mban maskë, a është i PD-së, deri ku janë gati të shkojnë
  2. Kopilat e Ramizit on “I urrej dhe i neveris”, shfaqet në TV një nga protestuesit aktivë: Përse mban maskë, a është i PD-së, deri ku janë gati të shkojnë
  3. Malet me blerim mbuluar on “I urrej dhe i neveris”, shfaqet në TV një nga protestuesit aktivë: Përse mban maskë, a është i PD-së, deri ku janë gati të shkojnë
  4. Ana on “I urrej dhe i neveris”, shfaqet në TV një nga protestuesit aktivë: Përse mban maskë, a është i PD-së, deri ku janë gati të shkojnë
  5. Demokrat on “I urrej dhe i neveris”, shfaqet në TV një nga protestuesit aktivë: Përse mban maskë, a është i PD-së, deri ku janë gati të shkojnë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?