Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Subvencionet në bujqësi, sot nis aplikimi për fondin 4.4 mld lekë, afati dhe kush përfiton
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Subvencionet në bujqësi, sot nis aplikimi për fondin 4.4 mld lekë, afati dhe kush përfiton
AktualitetEkonomi

Subvencionet në bujqësi, sot nis aplikimi për fondin 4.4 mld lekë, afati dhe kush përfiton

Published: April 14, 2025
Shpërndaje

Nga sot, fermerët në të gjithë vendin kanë mundësi të aplikojnë për të përfituar nga mbështetja buxhetore, pjesë e skemës kombëtare në bujqësi, e cila vë në dispozicion të tyre një fond prej 4.4 miliardë lekësh.

Aplikimet do të kryhen “online”, përmes portalit “eAlbania”, i hapur përgjatë 24 orëve nga mëngjesi i sotëm, ora 08:00, deri më 30 maj, ora 24:00. Aplikimet do të jenë të hapura deri më 30 maj. Skema Kombëtare synon të nxisë zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë, të rrisë prodhimin vendas dhe të përmirësojë konkurrueshmërinë e produkteve shqiptare në treg.

Nga kjo skemë mund të përfitojnë fermerët individualë, grupimet e fermerëve, të cilët si vitin e shkuar, do të përfitojnë të parën pagesën dhe do të përfitojnë 100% të vlerës së aplikuar, personat fizikë e juridikë dhe shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor.

- Publicitet -

Ekspertët apelojnë që fermerët të kryejnë aplikimet pas informimit të saktë me zyrat rajonale bujqësore dhe agropikat, në mënyrë që të mos gabojnë. Pritshëmritë janë që përfituesit të arrijnë mbi 60 mijë.

Përfituesit

Në total janë 8 masa mbështetëse. Dy prej tyre janë për blegtorinë, një masë është për bletarinë, mbështetje për fara dhe fidanë, për kultivimin e bimëve mjekësore, për fermat organike dhe nafta pa taksa. Në total buxheti i parashikuar arrin në 4.4 miliardë lekë. Një vit më parë buxheti total arriti në 5.2 miliardë lekë, por mbetet për t’u parë në vijim nëse do të kemi një shtesë fondesh deri në fund të vitit.

Pjesë e këtij buxheti është edhe skema e investimeve, ku fermerët që kanë aplikuar gjatë vitit që shkoi, tashmë janë në fazën e përfitimit të fondeve. Paralelisht, sektori do të përfitojë edhe nga garancia sovrane. Janë 250 miliardë lekë që Banka e Shqipërisë ka vënë në dispozicion për bankat e nivelit të dytë, për të kredituar fermerët që nuk kanë kolateral, por që del garant shteti.

Skema Kombëtare e Mbështetjes së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural financon për gjedhët deri në 10.000 lekë për lopë ose mëshqerra, 5.000 lekë për viçat, në ferma jo më pak se 10 krerë. Për bagëtitë e imta vijon po e njëjta masë financimi 1200 lekë/krerë; për bletarinë 1000 lekë/koshere; për perimet/luleshtrydhen/ rrush tavoline në serra, masa e financimit është 200 000 lekë/ha (jo më pak se 1 ha).

Këtë vit është rritur një masë financimi për kontrollin biologjik të dëmtuesve, ku 50% e vlerës totale të faturës tatimore do të rimbursohet sërish nga Skema Kombëtare e Mbështetjes.

Bimët aromatike dhe mjekësore vijojnë të jenë në fokus të Skemës Kombëtare me 30.000 lekë/ha (jo më pak se 1 ha), si kriter pranimi. Fermat organike 100.000 lekë/vit dhe 200.000 lekë për çdo fermë të certifikuar. Certifikimi GLOBAL GAP mbështetet me 50% të vlerës totale të faturës tatimore. Ndërsa nga skema e naftës përfitojnë më shumë se 50 000 fermerë.

8 fushat e mbështetjes përmes skemës

  • Mbështetje për tufën bazë të matrikulluar të gjedhëve.
  • Mbështetje për tufën bazë të matrikulluar të të imtave.
  • Mbarështim i bletarisë.
  • Mbështetje për fara, fidanë dhe inpute të tjera.
  • Mbështetje për kultivimin e bimëve mjekësore e aromatike
  • Mbështetje për ferma organike.
  • Mbështetje për certifikimin Global GAP.
  • Mbështetje për naftë për punimet e mekanizuara në ferma.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Lamallari: Mund të shpallim persona të tjerë “Non Grata”
  • Dalin emrat e subjekteve juridike nga Shqipëria që janë në listën e zezë amerikane
  • Lëkundje tërmeti në Berat
  • VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  • A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  2. Kol @ seferi 1989 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  3. Kol @ seferi 560 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  4. X on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  5. 👺 n'burg, 🥶 n'burg on A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?