Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Suedia shkurton ndihmën për Serbinë, shkak korrupsioni dhe mungesa e sundimit të ligjit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Suedia shkurton ndihmën për Serbinë, shkak korrupsioni dhe mungesa e sundimit të ligjit
AktualitetBote

Suedia shkurton ndihmën për Serbinë, shkak korrupsioni dhe mungesa e sundimit të ligjit

Published: November 4, 2025
Shpërndaje

Qeveria suedeze ka njoftuar se do të shkurtojë ndihmën për Serbinë, duke argumentuar se vendi nuk po bën mjaftueshëm për të luftuar korrupsionin dhe për të respektuar sundimin e ligjit.

Në një njoftim për shtyp, Qeveria Suedeze theksoi se “zhvillimet në Serbi kanë shkuar në drejtimin e gabuar”.

“Kjo vlen për gjithçka, nga korrupsioni në rritje deri te dështimi për të mbështetur parimet e sundimit të ligjit. Vendet nuk mund të presin mbështetjen suedeze nëse nuk zbatojnë reformat dhe zhvillimin që presim ne. Kjo është arsyeja pse po bëjmë tani këto ndryshime”, tha Ministri i Ndihmës për Zhvillim dhe Tregtisë së Jashtme, Benjamin Dousa.

- Publicitet -

Në në njoftim për shtyp ai tha se qeveria po monitoron nga afër zhvillimet në Serbi dhe, për njëfarë kohe, ka vënë re mangësi në angazhimin e qeverisë serbe për reforma.

“Kjo vlen në veçanti për punën për të mbështetur parimet e sundimit të ligjit, për të luftuar korrupsionin dhe për të mbrojtur liritë dhe të drejtat themelore, siç janë liria e shprehjes dhe e shtypit”, thuhet në deklaratë.

Prandaj, qeveria ka vendosur, në përputhje me parimet e zgjerimit të BE-së bazuar në meritë, të pezullojë disa forma të mbështetjes për shtetin serb dhe në vend të kësaj të rialokojë burimet për të forcuar shoqërinë civile.

Sipas të dhënave zyrtare, Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Zhvillim, Sida, shpërndau 152.4 milionë suedezë korona, rreth 14 milionë euro, ndihmë për Serbinë në vitin 2024. Rreth 52% e ndihmës iu shpërnda shoqërisë civile dhe rreth 18% institucioneve shtetërore.

Ndërkohë, Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë “e priti me keqardhje njoftimin” e Suedisë për uljen e ndihmës.

Deklarata pohon se “është arritur përparim i matshëm në shumë fusha”. Shtohet se “çdo vlerësim i përpjekjeve për reforma pritet të bazohet në tregues realë, jo në narrativa politike apo interpretime mediatike”.

Sakaq, Suedia “e monitoron nga afër situatën në Serbi dhe ka vënë re për njëfarë kohe mungesën e angazhimit ndaj reformave nga qeveria serbe”, duke përfshirë edhe në fushën e mbrojtjes së lirive themelore si liria e shprehjes dhe shtypi.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 20 qershor 2026
  • Gjashtë dekada ëndrra dhe kujtime: Klasa e vitit 1966 bashkohet sërish, atje ku nisi gjithçka
  • Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  • FOTO: Dita 20 e protestës
  • Fati i Protestës

Komentet e Fundit

  1. Ela on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  2. Ela on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  3. nastradini on Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?
  4. Mësuesi i fillores on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  5. K R on FOTO: Dita 20 e protestës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?