Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sulmuesi nuk lë Madridin, braziliani do një fanellë titullari me Alonson
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Sport > Sulmuesi nuk lë Madridin, braziliani do një fanellë titullari me Alonson
Sport

Sulmuesi nuk lë Madridin, braziliani do një fanellë titullari me Alonson

Published: July 18, 2025
Shpërndaje

Endrik, sido që të jetë, dëshiron të luajë në Kupën e Botës 2026 me Brazilin. Dhe për ta bërë këtë, ai e di se është thelbësore të luajë rregullisht për klubin e tij, aq më tepër duke pasur parasysh ardhjen e Karlo Ançelotit si trajner i Brazilit.

Ky skenar paralajmëron largimin e ish-lojtarit të Palmeiras këtë verë, veçanërisht duke pasur parasysh paraqitjen e Gonzalo Garsias në Kupën e Botës për Klube (gjashtë ndeshje si titullar, katër gola dhe një asist për lojtarin e akademisë së të rinjve në Shtetet e Bashkuara). Megjithatë, situata tregon se Endrik nuk do të largohet nga Real i Madridit këtë verë.

Sipas një raporti të kësaj të diele nga gazeta “AS”, dëshira e sulmuesit brazilian është të qëndrojë në “Santiago Bernabeu”. Ai është i vendosur të arrijë suksesin me madrilenët dhe nuk po e mendon largimin. “Është në klubin më të madh dhe më të rëndësishëm në Botë”, shpjegojnë burime pranë tij, për gazetën madrilene. Dhe ky është argumenti kryesor i brazilianit për refuzimin e një huazimi të mundshëm.

- Publicitet -

REAL MADRID NUK E PËRJASHTON LARGIMIN E TIJ
Nga ana tjetër, “AS” raporton se Real Madridi nuk do të ishte kundër një huazimi të Endrik këtë verë. Klubi ka frikë se, nëse braziliani dhe Gonzalo janë në skuadër së bashku sezonin e ardhshëm, njëri prej tyre (ose edhe të dy) do të ngadalësojnë përparimin e tyre. Por kjo nuk duket se po e frikëson ish-lojtarin e Palmeiras, i cili është i bindur se dëshiron të qëndrojë në “Concha Espina” dhe të fitojë një vend në planet e Ksabi Alonsos. Ai do të fillojë në disavantazh, pasi është i dëmtuar që nga fundi i sezonit të kaluar dhe ka pësuar një lëndim muskulor ditët e fundit.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Çfarë nuk kupton kryeministri?
  • Çfarë duhet bërë kur protesta paqësore nuk jep rezultat? Një replikë me profesor Tarifën
  • Mbrëmë, sot, po nesër? Ç’duhet bërë?
  • 4iG Group kryeson inovacionin për lidhjen satelitore në Ballkanin Perëndimor
  • Kaos në Tiranë, deri tani 7 të plagosur te Spitali i Traumës, 3 protestues dhe 4 efektivë. Përgënjeshtrohet lajmi për një student të vrarë

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on VIDEO: Tensione përpara Ministrisë së Arsimit, protestuesit shkulin derën dhe kangjellat metalike
  2. K R on VIDEO: Policia dhunon një student, e merr në gjendje të fikëti, ndërsa i varet këmba totalisht e thyer! (KUJDES, pamje të rënda)
  3. K R on VIDEO: Tensione përpara Ministrisë së Arsimit, protestuesit shkulin derën dhe kangjellat metalike
  4. Hana on Fatura e prepotencës politike: A mund ta shuajë Rama me dhunë atë që ndezi me arrogancë?
  5. Aldo on VIDEO: Tensione përpara Ministrisë së Arsimit, protestuesit shkulin derën dhe kangjellat metalike

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?