Deputetja e PD Jorida Tabaku, është një nga zërat më kritike në mbledhjen e Kryesisë së Enkelejd Alibeaj e cila ka kundërshtuar nxjerrjen e kandidatëve në Bashkitë Tiranë, Durrës dhe Elbasan. Tabaku është shprehur se një akt i tillë do thellonte përcarjen e demokrateve dhe rrudhte partinë.
“Unë jam kundër kandidatëve për kryetar bashkie të tjerë nga opozita, Për më tepër në Tiranë, Durres e Elbasan. Përçarja e partisë në bazë është shumë e sidomos në Tiranë dhe çdo gjë e tillë thjesht do ta përkeqësonte. Më duhet të mendojmë për emrin e PD-së e për logon e PD-së e duhet ta mbrojmë atë të ngrihet e jo të rrudhet. Jeni duke vepruar gabim po e zvogëloni PD-në. Na lejoni të fokusojmë energjitë në listat e këshillit bashkiak dhe tek emri i subjektit Partia Demokratike”, u shpreh Tabaku.
m.b./dita
