Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Takimi i fundit me Bujar Hoxhën: Kush ishte ish-zyrtari i lartë i punëve të brendshme që u nda orët e fundit nga jeta
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Takimi i fundit me Bujar Hoxhën: Kush ishte ish-zyrtari i lartë i punëve të brendshme që u nda orët e fundit nga jeta
KronikeLajmi i fundit

Takimi i fundit me Bujar Hoxhën: Kush ishte ish-zyrtari i lartë i punëve të brendshme që u nda orët e fundit nga jeta

Published: May 28, 2024
Shpërndaje

Nga Sefer Pasha

Dyzetë e tetë orë më parë jam shkëmbyer me mikun tim Bujar Hoxhën në rrugicën e Parkut Kombëtar, dhe pikërisht aty ku është memorjali kushtuar Debatikut. Bujari ishte duke vrapuar dhe qe bërë qull në djersë. Lëvizja ishte jeta e tij. Kishte trup atleti dhe kurrë nuk kishte abuzuar me prapësira.

I thashë nga larg se do të pinim kafe tek “Çezma”. E vetmja fjali që i përcolla nëpër pyll ishte : – “Ke shkëlqyer në intervistën qe dhe në televizion”. Ai nuk m’u përgjigj dhe vazhdoi vrapin si zakonisht. Isha i sigurt se do të takoheshim në kafene dhe aty do të flisnim gjerë dhe gjatë. Ishim miq të vjetër qysh në rini kur të dy shërbenim në verilindje.

- Publicitet -

Por nuk e pimë kafen. Një lajm i pabesushën më tronditi këtë të martë. Mikun tim Bujar Hoxhën po e çonin në varrezat e Sharrës. U bëra gur. Bëra qindra telefonata. Bujar Hoxha pësoi arrest kardiak. Heshta i terrorizuar nga lajmi tragjik.

Bujar Hoxha ka shërbyer gjithë jetën në strukturat e Ministrisë së Brendshme nga veriu në jug. Bujari ka qenë shpesh prezent në faqet e gazetës “Dita”. Në rubrikat e kësaj gazete ka botuar fragmente nga librat “Krimi dhe antikrimi”. “Kumbarët Shqiptar”, “Pluralizmi shqiptar dhe Sigurimi i Shtetit”, “Hijet e një krimi”, dhe “Tropojani”.

Lexuesi ka në duar librin e fundit “Rrëfimi i një vrasësi”. Për këtë libër më tha që të bëja një ese në gazetën “Dita”. Unë po e përgatis i thashë, por redaksia e nuk i pëlqen reklamat e librave. Përgatite më tha dhe bashkë do shkojmë tek Thano.

Ai në faqet e gazetës “Dita” e botoi pothuajse të gjithë librin “Tropojani”. Unë esenë për librin e fundit ka ditë që e kam përfunduar, por miku im i shtrenjtë nuk ka për ta lexuar. U nda shpejt nga kjo jetë.

Bujari nuk ka shumë kohë që humbi dhe bashkëshorten. Mbase ky është shkaku që fati e goditi në zëmër.

Kjo e shkretë nekrologji nuk po ecën.

Bujar Hoxha shkëlqeu në luftën me bandat e UDB -së në Kukës, Tropojë dhe në Tiranë. Udëbashët i qunate të rrezikshëm edhe sot në Shqipëri dhe në Kosovë. Luftoi në front bajonetë më bajonetë dhe me libra.

Por ç’të bësh! Kjo është jeta.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rikthimi im te “Mine Peza”: Si të arrestosh një gazetar / Rrëfimi i plotë i gazetarit holandez që u ndalua të shtunën në Tiranë
  • ​Dëshmitë tronditëse në GJKKO për dosjen “Partizani” / Qirjazi dhe Malaj: Oketa na kërkoi firmën me ngulm! Mediu: S’mbaj mend
  • Pse humbi Trump, sipas vetë Trump-it
  • Opozita i kërkon dorëheqjen, Hita shfaq fotot e efektivëve me kafkë të thyer. Debat i ashpër për “topin akustik” dhe Gogu-Veliaj
  • Detajet e terrorit në zemrën e qytetit historik

Komentet e Fundit

  1. Valdrin on Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale
  2. Luan on Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale
  3. Vlora 97 on Aktori i njohur Russell Brand dënohet me 10 vjet e gjysmë burg për përdhunim dhe sulme seksuale
  4. Dajti on Rregulli i thjeshtë që nuk lejon batërdi ndërtimesh jashtë fshatrave tradicionalë në bregdetin e Greqisë
  5. Ethem Lalaj on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?