Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Takimi me Glover, Alibeaj: I bëra me dije shkeljet e qeverisë dhe KQZ-së
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Takimi me Glover, Alibeaj: I bëra me dije shkeljet e qeverisë dhe KQZ-së
AktualitetPolitike

Takimi me Glover, Alibeaj: I bëra me dije shkeljet e qeverisë dhe KQZ-së

Published: April 19, 2023
Shpërndaje

Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka folur për mediat pas takimit që ka pasur me përfaqësuesen e OSBE/ ODIHR për zgjedhjet e “14 Majit” në Shqipëri, Audrey Glover.

Alibeaj u shpreh se i ka bërë me dije të gjitha shkeljet  e qeverisë dhe  të KQZ-së, po ashtu bën me dije se i ka bërë të qartë edhe situatën brenda PD-së.

“I bëra me dije shkeljet ligjore që janë bërë nga qeveria. Buxhetin e shtetit, tenderat që janë hapur, aktivistin që e ka në funksionin të plotë. Administratën që e kanë vendosur totalisht në funksion të zgjedhjeve.

- Publicitet -

I bëra ta qartë të gjitha shkeljet e bëra nga KQZ, që nga momenti i mos regjistrimit të PD, nga momenti i zvarritjes në KAS, nga momenti që nuk marrë masat e duhura për të përjashtuar nga kandidimi ata kandidat që rezultojnë me rekorde kriminale. I bëra me dije edhe për situatën që është brenda PD”, tha Alibeaj.

Në lidhje me shqetësimin brenda PD, ai tha se ky është një problem publik, dhe një nga ata është fakti se PD-ja zyrtare qëndron në një godinë me qira, pasi selia është okupuar nga Sali Berisha. Një tjetër problem sipas tij është çështja e fletës votimit ku mungon emri i kryetarit të partisë.

Në lidhje me faktin se PD zyrtare kandidon për kryetar në vetëm 14 bashki, Alibeaj u shpreh se i ka bërë të qartë çdo gjë sinqerisht Gloverit, ku theksoi se PD i është bërë presion në lidhje me kandidatët.

“Po unë këtë e kam thënë edhe më parë. PD gjatë kësaj periudhe është nisur gjithmonë që të bëjë një fushatë për qytetarët kundër regjimit dhe sigurisht që është  e papranueshme që kandidatët ta ndodhen në sulme nga qeveria, por edhe nga ajo pjesë e tjetër.

Ka një vit e ca që kjo parti është një presion, fyerje, baltosje. Ne jemi nisur për të bërë fushatë dhe kurrsesi njerëzit tanë nuk e kanë imagjinuar që të ndodhen në presion nga një grup tjetër”, tha ai.

Në fund ai tha se Sali Berisha nuk i përfaqëson demokratët, fillimisht nuk e bën këtë në aspektin ligjor, por sipas tij demokratët nuk mund të përfaqësohen nga persona që nuk mbartin vlerat që ata kërkojnë.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Situata nga zjarret, 12 vatra aktive në disa zona të vendit
  • Atentati ndaj gazetarit, biznesmeni italian e pranon: Unë e urdhërova sulmin, e bëra për të mirën e tij
  • Ngërçi politik në Kosovë, PDK dorëzon kërkesë për vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit
  • FOTO / VIDEO: Eklipsi diellor dhuron pamje spektakolare tek “Rana e Hedhun” dhe Kepi i Rodonit
  • Veliaj dhe Bashkia Tiranë ankimojnë në Apel vendimin e Administratives për emërimin e prokurorit Ols Dado

Komentet e Fundit

  1. demo on Veliaj dhe Bashkia Tiranë ankimojnë në Apel vendimin e Administratives për emërimin e prokurorit Ols Dado
  2. Arnold on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?
  3. Dashi on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?
  4. Detari on I vetmuar dhe i shkëputur nga jeta sociale, gjendet i vdekur në banesën e tij futbollisti i njohur i viteve ’80
  5. Tellalli on Jahti 8 milionë euro mbytet vetëm 4 ditë pasi kishte dalë nga fabrika

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?