Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste të Shqipërisë Damian Gjiknuri zhvilloi sot një takim me ambasadoren e SHBA Yuri Kim.
Pas takimi, Gjiknuri deklaroi se me ambasadoren diskutuan mbi zgjedhjet e 14 majit.
“Pata kënaqësinë të mikprisja në selinë e Partisë Socialiste ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë zonjën Yuri Kim. Zgjedhjet e ardhshme vendore të 14 Majit, situata aktuale politike në vend dhe rekomandimet e ODIHR-it pas procesit të fundit elektoral ishin në qendër të diskutimit.
E garantova ambasadoren për vendosmërinë e Partisë Socialiste për të kontribuar aktivisht për një proces zgjedhor në përputhje me standardet më të mira ndërkombëtare.
Si gjithnjë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten në krah të Shqipërisë në përpjekjen për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme”, u shpreh Gjiknuri.
j.l./ dita
